Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Çahet kanali “Naum Panxhi” bllokon aksin Elbasan-Cërrik, devijohet qarkullimi

13:55 / August 15, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanali 1 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth orës 11:00 të kësaj të shtune, një situatë emergjente është krijuar pas çarjes së kanalit kryesor “Naum Panxhi”, duke shkaktuar vërshimin e ujit dhe inerteve dhe bllokimin e aksit rrugor Elbasan-Cërrik.

Për menaxhimin e situatës dhe lehtësimin e qarkullimit, ekipet e Agjencisë së Shërbimeve Publike Rurale, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, kanë ndërhyrë duke devijuar automjetet në rrugë alternative.

Sipas informacioneve nga terreni, prej më shumë se dy orësh strukturat e ASHPR-së janë në komunikim të vazhdueshëm me Bordin e Kullimit, në inventarin e të cilit ndodhet kanali kryesor “Naum Panxhi”.

Aktualisht, Agjencia e Shërbimeve Publike Rurale ka angazhuar mjetet dhe punonjësit e saj në terren për pastrimin e rrugës nga uji dhe inertet.

Ndërkohë, si masë emergjente për të shmangur përmbytjet e mëtejshme në zonat përreth, janë hapur të gjitha kanalet dytësore vaditëse.

Pritet ndërhyrja e plotë e Bordit të Kullimit për stabilizimin përfundimtar të situatës dhe rikthimin e normalitetit në aksin Elbasan-Cërrik.

devijohet elbasam-cerrik kanali qarkullimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.