Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ronaldo dhe Georgina nënshkruajnë marrëveshje paramartesore para martesës sekrete, zbulohet edhe detaji për pasurinë

10:31 / August 15, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1786781962 cristianoronaldo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez nënshkruan një marrëveshje paramartesore një ditë para dasmës së tyre sekrete.

Çifti u martua në një ceremoni intime në rezidencën e tyre madhështore, me vlerë 30 milionë paund, në zonën ekskluzive Quinta da Marinha të Cascais.

As nëna e Ronaldos, Dolores, nuk ishte e pranishme. Në ceremoni morën pjesë vetëm katër dëshmitarë dhe fëmijët e çiftit.

Megjithëse ceremonia e tyre u mbajt sekrete, është publikuar një foto nga certifikata e martesës, ku zbulohet se më 10 gusht nënshkruan një marrëveshje paramartesore.

Në certifikatë thuhet se Ronaldo dhe Georgina kanë rënë dakord për një “regjim të ndarjes së pasurisë”.  Kjo do të thotë se, nëse lidhja e tyre do të marrë fund, Georgina nuk do të ketë të drejtën për gjysmën e pasurisë së krijuar gjatë martesës. Secili do të ruajë pasurinë individuale, ndërsa ndahen vetëm pasuritë e regjistruara shprehimisht në emër të të dyve.

Por pavarësisht shifrave marramendëse që të dy zotërojnë, ku sigurisht më e lartë është pasuria e Ronaldos që arrin të paktën 1.2 miliardë euro, në rast divorci, Georgina do të marrë rreth 100 mijë euro në muaj. Thuhet se kjo marrëveshje u vendos pas lindjes së vajzës së tyre, Alana, me synimin për të garantuar sigurinë financiare të Georgina-s dhe fëmijëve.

Gjithashtu pretendohet se rezidenca luksoze e Ronaldos, me vlerë 5 milionë paund, në zonën prestigjioze La Finca të Madridit, është e regjistruar në emër të saj.

6a8020e44d3f8geogina

georgina kontrate paramartesore Ronaldo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026

Protesta/ Demo: 156 të lënduar, mes tyre 4 të mitur! Përdorimi i fëmijëve, përpjekje e maskuar e atyre që pushtetin duan ta marrin me dhunë

19:07 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.