Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Zjarret në vend/ 35 vatra zjarri në 24 orë, 8 vijojnë aktive, Forcat e Armatosura dhe mjetet ajrore në terren

09:42 / August 15, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
images 22
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të paktën 35 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa 8 prej tyre vijojnë të jenë aktive. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 533 forca operacionale dhe 39 automjete zjarrfikëse.

Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar 186 efektivë të Forcave të Armatosura, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Aktualisht, në terren vijojnë të operojnë 120 efektivë të FA-së, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Në Dajt të Tiranës vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës, ku janë angazhuar 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë. Sipas autoriteteve, nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, në Priskë, Farkë dhe zonat përreth, ndërhyrja e 30 forcave të MZSH-së me 6 mjete ka bërë të mundur vendosjen e situatës nën kontroll.

Në Krujë vijon puna për shuarjen e vatrave në Abaze dhe Zidoll. Ndërhyrjet nga toka, të mbështetura gjatë ditës së djeshme edhe nga ajri, kanë ndihmuar në përmirësimin e situatës. Në Zidoll po punohet për izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa nuk raportohet rrezik për banesat.

Një nga operacionet kryesore vijon në Gurë-Lurë, Dibër, ku hapja e korridoreve me mjete dhe forca ka penguar përparimin e flakëve drejt zonave të banuara. Operacioni po vijon me forcat në terren, të mbështetura nga 50 efektivë të FA-së, 2 avionë Air Tractor dhe 1 autobot uji.

Në Qafë Helmes, në aksin Bulqizë-Selishtë, operacioni vijon me mbështetjen e 20 efektivëve të Forcave të Armatosura. Edhe në këtë zonë, autoritetet raportojnë se nuk ka rrezik për banesat.

Ndërkohë, në Lezhë, Elbasan dhe Shkodër vijon puna për izolimin dhe shuarjen e vatrave të mbetura në Lufaj, Dardhë dhe pyjet e Tërbunit.

Situata paraqitet e përmirësuar në Përmet, Trojë, Qukës dhe Paulesh, ku vatrat e zjarrit janë shuar plotësisht falë ndërhyrjes së forcave operacionale.

Autoriteti Kombëtar për Mbrojtjen Civile vijon monitorimin e pandërprerë të situatës dhe koordinimin e strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile, me prioritet mbrojtjen e jetës dhe banesave, si dhe izolimin dhe shuarjen sa më shpejt të vatrave aktive.

forcart e armatosura mjete ajrore zjarret ne vend
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Alarm emergjence në telefonat e miliona britanikëve, rrezik i lartë nga zjarret në Angli dhe Uells

10:50 / August 15, 2026

Zjarri përfshin 300 hektarë pyje në Gjermani, evakuohen mbi 2 mijë banorë, flakët afrohen pranë fshatit

10:45 / August 15, 2026

Ronaldo dhe Georgina nënshkruajnë marrëveshje paramartesore para martesës sekrete, zbulohet edhe detaji për pasurinë

10:31 / August 15, 2026

Shtatë identitete dhe 4 vite arrati, shqiptari i dënuar për vjedhje ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë

09:25 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.