Author: tirana

Një konflikt familjar për motive pronësie ka rrezikuar të përshkallëzohej në përdorimin e armëve në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë. Policia ndërhyri në kohë, duke arrestuar një 47-vjeçar me precedent kriminal dhe duke sekuestruar një pistoletë, dy krehra dhe 30 fishekë. Ngjarja u parandalua në kuadër të operacionit të koduar “Lidhja”. Sipas Policisë, menjëherë pas njoftimit për një konflikt në një familje në lagjen “Uji i Ftohtë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë shkuan në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe personat e përfshirë. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë policore, u arrestua në flagrancë shtetasi J. T., 47…

Read More

Një tren pasagjerësh doli nga shinat pranë qytetit Lewes, në juglindje të Anglisë, duke shkaktuar plagosjen e 20 personave, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Në tren ndodheshin rreth 150 pasagjerë. Ai po udhëtonte nga Londra drejt Sussex-it kur doli nga shinat, sipas shërbimeve të emergjencës. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë të paktën tre vagonë të përmbysur, ndërsa në zonë mbërritën menjëherë ambulanca dhe ekipet e emergjencës. Zëvendësshefi i Shërbimit të Ambulancës, Michael Bradfield, tha se 20 personat e transportuar në spitalet e zonës kishin pësuar “shkallë të ndryshme lëndimesh”, ndërsa dy prej tyre ishin “seriozisht të…

Read More

DashiMos u ndje keq për veten duke menduar se puna jote nuk është e rëndësishme ose kuptimplotë. Puna jote e palodhur bën një ndryshim të madh për njerëzit përreth teje, prandaj bëje punën tënde me krenari. Do të marrësh shumë merita. DemiPlanifikimi juaj do të përballet me mundësi, duke krijuar recetën për atë që disa njerëz do ta quanin “fat”. Megjithatë, kjo është shumë më tepër sesa thjesht fat. Ju keni fituar shpërblimet e jashtëzakonshme që do t’ju vijnë falë guximit. BinjakëtNgadalëso ritmin dhe do të vëresh një mundësi që mund të mos e kesh vënë re në dy ditët…

Read More

Ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga thuajse të njëjtat kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët,vranësira mesatare hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në jug e juglindje në orët e mesditës e pasdite. Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje shoqëruar me shkarkesa elektrike në orët e mesditës e pasdite vonë. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim –verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare atë veriperëndimorë dhe zonave luginore era do të arrijë shpejtësi deri në 16…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për profesionistë, të rinj, ekspertë dhe krijues që duan të kontribuojnë në komunikimin publik, përmes një njoftimi për hapjen e “Rrjetit MIA”. Në kuadër të ndryshimeve të paralajmëruara për “Kthesën e Mandatit të Katërt”, siç shprehet ai, Rama fton të interesuarit të bëhen pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore ose të bashkëpunojnë me Agjencinë për Media dhe Informim përmes ideve dhe projekteve të reja. Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më 10 shtator 2026, në orën 23:00. Njoftimi i plotë: Në kuadrin e ndryshimeve për Kthesën e Mandatit të Katërt, do…

Read More

Zbardhen rrethanat e konfliktit të ndodhur rreth mesnatës së 11 gushtit në rrugën “Gjolekë Kokona” në Tiranë, ku u qëllua edhe me armë zjarri. Pas njoftimit për konfliktin mes disa shtetasve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 shkuan në vendngjarje dhe nisën hetimet për identifikimin e personave të përfshirë dhe zbardhjen e rrethanave. Në kuadër të operacionit të koduar “Situata”, policia ka arrestuar katër persona: R. Z., 28 vjeç, K. K., 31 vjeç, S. F., 24 vjeç dhe R. F., 34 vjeç, për vepra të ndryshme penale, përfshirë përkrahjen e autorit, moskallëzimin e krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin…

Read More

Dy korsitë e aksit kryesor në drejtimin Tiranë-Durrës do të bllokohen përkohësisht gjatë netëve të 14 dhe 15 gushtit, për shkak të punimeve për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se ndërhyrja do të kryhet në kuadër të projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës (Faza III)” dhe do të zhvillohet nga ora 23:00 deri në 05:00. Gjatë këtij intervali, automjetet që do të lëvizin në drejtim të Durrësit do të devijohen në dy korsitë e anës së majtë të autostradës. Këto korsi do të funksionojnë përkohësisht me dy drejtime lëvizjeje, për të…

Read More

Mëngjesin e sotëm, trupi i pajetë i Lirim Hajredinit është gjetur pranë qendrës tregtare Mavrovka. Hajredini ka shërbyer për më shumë se 16 vjet si drejtor operativ i televizionit Alsat. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se ngjarja mund të ketë të bëjë me vetëvrasje. Vendi i ngjarjes është siguruar nga policia, ndërsa trupi pritet të dërgohet për autopsi, e cila do të ndihmojë në përcaktimin e rrethanave të ngjarjes. Lirim Hajredini ishte një menaxher me përvojë në sektorin e medias, me ekspertizë në marketing, strategji biznesi dhe prodhim televiziv.

Read More

Ukraina gabohet për Kosovën, por ajo ka të drejtë të mbetet e lirë, është argumenti i kryeministrit Rama lidhur me deklaratat e presidentit Zelensky. Në një shkrim në rrjetin X, Rama thotë se liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh e favore. Ai thekson se Shqipëria është Evropa e Ballkanit që s’llogarit borxhet e të tjerëve dhe beson te liria, demokracia e paqja. Rama shton se të luftuarit për një të drejtë si liria e Ukrainës nënkupton po ashtu edhe për Evropën e veten. Në fund, ai e përmbyll me sloganin “Rroftë Ukraina e lirë.” Reagimi: Miku im i dashur Volodymyr Zelensky ishte…

Read More

Temperaturat e larta dhe era janë bërë faktorët kryesorë në intensifikimin e zjarreve dhe rindezjen e vatrave që më parë ishin vënë nën kontroll në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive dhe një vatër është në monitorim. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 72 automjete zjarrfikëse dhe 839 forca operacionale. Në mbështetje të tyre janë angazhuar gjithashtu 250 efektivë të Forcave të Armatosura, 5 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor” të Forcës Ajrore. Aktualisht në terren vijojnë të operojnë 167 efektivë të…

Read More

Partia Demokratike e Kosovës ka ndërmarrë një tjetër aksion politik këtë të enjte, duke bllokuar hyrjen e Qeverisë së Kosovës. Deputetët e PDK-së akuzuan Albin Kurtin dhe ministrat e tij se kanë “uzurpuar” zyrat e shtetit dhe po mbajnë peng funksionimin institucional të vendit. Përfaqësues të PDK-së paralajmëruan se do të përdorin çdo mjet politik për rikthimin e, siç thanë, rendit demokratik dhe kushtetues. “Ky njeri nuk është kryeministër. Është një deputet zaptues. Është një deputet uzurpator, i cili e ka uzurpu zyrën e kryeministrit, i cili merr vendime në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, në kundërshtim me ligjin për…

Read More

Gjykatat në Angli dhe Uells kanë ndaluar përdorimin e syzeve inteligjente Meta, për shkak të shqetësimeve mbi mundësinë e regjistrimit të fshehtë të pamjeve dhe videove brenda ambienteve gjyqësore. Shërbimi i Gjykatave dhe Tribunaleve të Madhërisë së Tij (HMCTS) ka njoftuar se personave që tentojnë të hyjnë në ambientet e gjykatave me këto syze do t’u konfiskohen përkohësisht. Pajisjet do t’u kthehen vetëm pasi personat të largohen nga ndërtesa. Vendimi lidhet me rregullat që ndalojnë fotografimin apo regjistrimin e videove brenda gjykatave pa autorizim zyrtar. Shkelja e këtyre rregullave mund të konsiderohet shpërfillje e gjykatës dhe të sjellë pasoja ligjore.…

Read More