Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, dhe kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, zhvilluan në Sarandë një inspektim të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Inspektimi zhvillohet në një kohë kur flukset e turistëve dhe qytetarëve në portet dhe pikat e tjera të kalimit kufitar vijojnë të rriten. Siguria e qytetarëve dhe turistëve, garantimi i rendit publik dhe reagimi i shpejtë i strukturave ligjzbatuese mbeten prioritete gjatë sezonit turistik. Ministri Lamallari theksoi se rritja e numrit të turistëve sjell edhe më shumë përgjegjësi për Policinë e Shtetit, duke vlerësuar…
Author: tirana
Në një njoftim për median, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka lajmëruar ankimimin në Gjykatën e Apelit të vendimit të Gjykatës Administrative, e cila refuzoi të shqyrtojë në themel padinë për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të Ols Dados në detyrën e prokurorit. Sipas ankimimit, thelbi i çështjes në fjalë është i thjeshtë: A mund të ushtrojë pushtetin penal të shtetit një person që pretendohet se është emëruar në kundërshtim me kriteret urdhëruese të ligjit? Një pyetje e cila nuk mori përgjigje nga Gjykata Administrative, e cila e mbylli çështjen për mungesë legjitimimi, pa shqyrtuar në themel faktin…
Zjarri që prej ditësh vijon të jetë aktiv në zonën e Priskës së Madhe ka marrë përmasa më të mëdha dhe është përhapur edhe në drejtim të Lundrës, Farkës së Madhe dhe Gurrës, duke rritur ndjeshëm rrezikun për banorët dhe pronat e tyre. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi dhe ullishte, ndërsa situata paraqitet problematike për shkak të përhapjes së vatrave. Sipas raportimeve nga terreni, është djegur edhe një shtëpi e pabanuar, ndërsa tre familje janë evakuar për arsye sigurie. Banorët e zonës kanë bërë me dije se dhjetëra bagëti kanë mbetur të bllokuara në zonat pyjore të…
Policia Rrugore e Gjirokastrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror. Monitorimi po kryhet me dronë, radarë dhe makina inteligjente, me fokus parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut. Ndër prioritetet e Policisë Rrugore janë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, kryejnë parakalime të gabuara apo tejkalojnë shpejtësinë e lejuar. Këto shkelje konsiderohen ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore. Si rezultat i monitorimeve, gjatë periudhës 1–10 gusht 2026, janë proceduar…
Japonia tha se “proteston fuqishëm” kundër vizitës së Vladimir Putinit në ishujt Kuril të enjten, hera e parë që presidenti rus viziton zinxhirin e ishujve të kontestuar. Mediat shtetërore ruse raportuan se Putin vizitoi Iturupin – i njohur në Japoni si Etorofu – një nga katër ishujt në zinxhirin Kuril që pretendohen nga Rusia dhe Japonia, shkruan BBC. Ministri i Jashtëm i Japonisë, Toshimitsu Motegi, tha se ishujt ishin “territor i natyrshëm japonez si historikisht ashtu edhe sipas ligjit ndërkombëtar, dhe se Qeveria e Japonisë proteston fuqishëm kundër kësaj vizite”. Vendet kanë qenë të përfshira në një mosmarrëveshje për Ishujt Kuril…
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri në vend, nga të cilat 12 mbeten aktive dhe një vatër është në monitorim. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 72 automjete zjarrfikëse dhe 839 forca operacionale. Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar gjithashtu 250 efektivë të Forcave të Armatosura, 5 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor” të Forcës Ajrore. Aktualisht në terren vijojnë të operojnë 167 efektivë të FA-së, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”. Dajt Pranë fabrikës së ujit Selita dhe mbi tunelet e Qafë-Mollës vijon puna për shuarjen e…
Zjarri që ka përfshirë ekonominë pyjore Lofkënd-Ngraçije në Bashkinë Mallakastër vijon të zgjerojë perimetrin, ndërsa mëngjesin e sotëm është intensifikuar operacioni për izolimin e flakëve. Në terren janë angazhuar dhjetëra forca dhe mjete, ndërsa në orët e para të mëngjesit intensiteti i zjarrit është më i ulët. Në operacion janë angazhuar: Në pjesën tjetër të vatrës, në drejtim të ekonomisë pyjore Gjinoqare, po operojnë strukturat e MZSH Patos, me dy mjete dhe 10 efektivë. Pavarësisht intensifikimit të operacionit, vatra e zjarrit vijon të zgjerojë perimetrin. Megjithatë, në orët e para të mëngjesit është konstatuar një ulje e intensitetit të flakëve.
Dashi: Do të ndiheni më energjikë dhe të gatshëm për të marrë iniciativa. Një çështje pune mund të kërkojë vendim të shpejtë. Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të afrojë më shumë çiftet. Kujdes me shpenzimet e panevojshme. Demi: Një ditë e mirë për të vendosur rregull në çështjet që ju kanë shqetësuar. Në punë mund të merrni një lajm që e prisnit prej kohësh. Në dashuri, partneri do të kërkojë më shumë vëmendje nga ju. Financat kërkojnë pak më shumë kujdes. Binjakët: Komunikimi do të jetë pika juaj më e fortë gjatë kësaj dite. Mund të lindë një…
Sipas MeteoAlb, vendi ynë deri në orët e mesditës parashikohet të jetë pothuajse i gjithi nën dominimin e intervaleve të gjata me diell. Pas mesdite pritet që vranësirat të shfaqen në gjysmën Lindore të Shqipërisë, ku më të fokusuara do të jenë në skajin Juglindor duke krijuar herë pas here mundësi për momente të pakta me pika shiu në zona të izoluara. Ndërsa pjesa tjetër e territorit shqiptar mbetet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku vija bregdetare do të vijoj të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve edhe për gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Temperaturat e ajrit do të…
Bashkimi Evropian do të japë 2 milionë euro ndihmë për komunitetet e prekura nga tërmeti me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Lajmi u bë i ditur nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila konfirmoi se fondet do të orientohen drejt zonave që kanë pësuar dëmet më të mëdha. “Ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, BE-ja po e mbështet Kolumbinë sa herë që është e mundur. Ne po vëmë në dispozicion dy milionë euro për të mbështetur komunitetet në zonat më të prekura”, deklaroi von der Leyen në një postim…
Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë një konferencë për media në hollin e Kuvendit, pasi pranë saj u shfaqën deputetë të PDK-së dhe AAK-së, të cilët kërkuan vazhdimin e seancës konstituive. Haxhiu tha se prania e deputetëve po ia pamundësonte mbajtjen e konferencës dhe iu drejtua deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu. “Ah, paska planifiku PDK-ja me mbajtë konferencë. Hajdeni. Vazhdoni”, tha Haxhiu. Ndërkohë, më herët deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka mbajtur një fjalim brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, duke kritikuar situatën aktuale institucionale dhe mbylljen e dyerve të sallës për deputetët e zgjedhur.…
Kreu i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, është takuar me drejtues të Listës Serbe, pas kundërshtimeve të kësaj partie ndaj tërheqjes graduale të pranisë së misionit paqeruajtës të NATO-s nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Gjatë takimit, palët diskutuan situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe procesin e riorganizimit të trupave të KFOR-it në këtë zonë. Ulutash tha se procesi i riorganizimit ka nisur për shkak të përmirësimit të situatës së sigurisë, por do të zhvillohet gradualisht dhe në varësi të gjendjes në terren. Ai theksoi se trupat e KFOR-it mund të rikthehen ose të shtohen nëse zhvillimet…