Bashkimi Evropian do të japë 2 milionë euro ndihmë për komunitetet e prekura nga tërmeti me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.
Lajmi u bë i ditur nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila konfirmoi se fondet do të orientohen drejt zonave që kanë pësuar dëmet më të mëdha.
“Ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, BE-ja po e mbështet Kolumbinë sa herë që është e mundur. Ne po vëmë në dispozicion dy milionë euro për të mbështetur komunitetet në zonat më të prekura”, deklaroi von der Leyen në një postim në platformën X.
Mbështetja evropiane vjen pasi autoritetet kolumbiane aktivizuan Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së, instrument që mundëson koordinimin e ndihmës së ofruar nga vendet evropiane në situata emergjente.
Sipas informacionit të bërë publik, ndihma do të përshtatet në varësi të situatës në terren dhe nevojave të paraqitura nga autoritetet kolumbiane.
