Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Sarandë/ Lamallari dhe Gonxhe ndjekin nga afër masat për sezonin turistik: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë

11:16 / August 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lamallari1 1024x678 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, dhe kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, zhvilluan në Sarandë një inspektim të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Inspektimi zhvillohet në një kohë kur flukset e turistëve dhe qytetarëve në portet dhe pikat e tjera të kalimit kufitar vijojnë të rriten. Siguria e qytetarëve dhe turistëve, garantimi i rendit publik dhe reagimi i shpejtë i strukturave ligjzbatuese mbeten prioritete gjatë sezonit turistik.

Ministri Lamallari theksoi se rritja e numrit të turistëve sjell edhe më shumë përgjegjësi për Policinë e Shtetit, duke vlerësuar punën e efektivëve në garantimin e jetës dhe sigurisë së qytetarëve dhe vizitorëve.

“Ne kemi tre mesazhe kryesore si Ministri e Punëve të Brendshme. Së pari, siguria e jetës së qytetarëve dhe e turistëve. Sa më shumë ata vijnë e vizitojnë jo vetëm Sarandën, por gjithë bregdetin shqiptar, kjo nënkupton më shumë përgjegjësi për Policinë e Shtetit”, u shpreh Lamallari.

Ai nënvizoi se gjatë sezonit turistik nuk do të tolerohet paligjshmëria, ndërsa reagimi i shpejtë dhe profesional i Policisë së Shtetit ndaj çdo kërkese për ndihmë është thelbësor për forcimin e besimit të qytetarëve dhe turistëve.

“Do të lejojmë zero paligjshmëri, qoftë në kuptim të aktiviteteve kriminale, paligjshmërive të ndryshme, ato që kanë të bëjnë me sigurinë rrugore. Kurdoherë që kërkohet ndihmë nga qytetarët, reagimi i shpejtë, i menjëhershëm i Policisë së Shtetit është kritik, është i rëndësishëm”, theksoi Lamallari.

Ministri i Punëve të Brendshme vuri gjithashtu theksin te bashkëpunimi ndërinstitucional, duke e cilësuar garantimin e një sezoni turistik të sigurt dhe cilësor si një përgjegjësi të përbashkët të institucioneve qendrore dhe vendore.

“Një turizëm cilësor, që kontribuon në ekonominë kombëtare, nënkupton dhe bashkëpunimin e të gjithë aktorëve. Prandaj kemi zgjedhur të jemi këtu së bashku me Ministrin e Turizmit, për të bashkuar forcat”, tha ai.

Në fokus të inspektimit ishin edhe administrimi i hapësirave publike dhe plazheve, garantimi i aksesueshmërisë dhe sigurisë për pushuesit, si dhe respektimi i rregullave për zhurmat, me qëllim që zhvillimi i aktivitetit turistik të shoqërohet me respektimin e qetësisë dhe të drejtave të banorëve dhe pushuesve.

Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse dhe pushtetin vendor, vijon zbatimin e masave për një sezon turistik të sigurt, të rregullt dhe cilësor, me synimin që vizitorët vendas dhe të huaj të largohen nga Shqipëria me përshtypjet më të mira dhe të rikthehen sërish.

gonxhe inspektim lamallari sarande
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata Administrative refuzoi shqyrtimin e padisë për emërimin e Ols Dados, Veliaj e ankimon: Prokurori s’duhet të ketë imunitet nga kontrolli gjyqësor

10:53 / August 13, 2026

Zjarri në Priskë të Madhe përhapet drejt Lundrës e Farkës, evakuohen 3 familje

10:49 / August 13, 2026

Gjirokastër, kontrolle intensive me dronë e radarë: Mbi 1900 masa administrative në 10 ditë

10:13 / August 13, 2026

Japonia proteston ndaj vizitës së Putinit në ishujt e kontestuar Kuril: Territori na përket ne

09:59 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.