Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Përplasje në Kuvendin e Kosovës, Haxhiu ndërpret konferencën pas ndërhyrjes së deputetëve

14:29 / August 12, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 90c1751800362d2c5d083986ded0e96c
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë një konferencë për media në hollin e Kuvendit, pasi pranë saj u shfaqën deputetë të PDK-së dhe AAK-së, të cilët kërkuan vazhdimin e seancës konstituive.

Haxhiu tha se prania e deputetëve po ia pamundësonte mbajtjen e konferencës dhe iu drejtua deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.

“Ah, paska planifiku PDK-ja me mbajtë konferencë. Hajdeni. Vazhdoni”, tha Haxhiu.

Ndërkohë, më herët deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka mbajtur një fjalim brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, duke kritikuar situatën aktuale institucionale dhe mbylljen e dyerve të sallës për deputetët e zgjedhur.

Në prani të deputetëve të partive të ndryshme politike, Çitaku tha se deputetët e zgjedhur nuk kanë mundur të kenë qasje në sallën ku zhvillohet puna e Kuvendit.

“Unë jam deputete e zgjedhur, këta të gjithë janë deputetë të zgjedhur dhe këto dyer janë të mbyllura për ne”, deklaroi Çitaku.

Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu e cila ndodhej në sallë, reagoi menjëherë duke thënë: “Jo, jo, e hapur është”.

deputete haxhiu kuvendi kosoves perplasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE jep 2 milionë euro ndihmë për Kolumbinë pas tërmetit 7.4 ballë

14:33 / August 12, 2026

Rrezik për sigurinë në Kosovë? Shefi i KFOR-it: Mund të shtohen trupat ushtarake

14:25 / August 12, 2026

Putin paralajmëron Perëndimin: Rusia do të përgjigjet nëse sekuestrohen anijet ruse

11:51 / August 12, 2026

Irani paralajmëron: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa plotësimin e kushteve nga SHBA

11:49 / August 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.