Author: tirana

Në Qarkun e Dibrës sot në 12 gusht është aktive vetëm një vatër zjarri në Lurë. Kjo vatër vijon prej dy ditësh brenda Parkut Kombëtar të Lurës dhe ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme kullotash dhe pyje me pisha e bredha.   Ditën e djeshme janë angazhuar rreth 100 forca të Bashkisë, Emergjencave, zjarrfikës dhe vullnetarë. Në ndihmë kanë qenë edhe dy helikopterë, por situata vijon të përkeqësohet. Zjarri gjatë natës ka avancuar, duke përfshirë zonën e quajtur Gjagjisht duke avancuar drejt pllajave të Lanë Lurës. Ditën e sotme kanë mbërritur edhe 40 forca ushtarake të batalionit të mbështetjes. Pritet sërish…

Read More

Mbërrin në gjykatë Kristian Sterjo 20 vjeçari i cili akuzohet për vrasjen e Johan Zukos. Sterjo ndaj të cilit do të zhvillohet në gjykatën e Korçës seanca për caktimin e masës së sigurisë është sjellë nën masa të shtuara sigurie. Sterjo akuzohet për veprën penale vrasje me paramendim si dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, dhe municionit.

Read More

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten aktive. Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 41 automjete zjarrfikëse dhe 395 forca operacionale. Nga Forcat e Armatosura, aktualisht po operojnë në terren 167 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor” të Forcës Ajrore. Në Dajt vijon puna me forcat e MZSH-së dhe ADZM-së, të mbështetura edhe nga helikopteri i Forcës Ajrore, ndërsa në Priskë e Madhe po operojnë 4 automjete zjarrfikëse me 15 efektivë. Në të dyja zonat nuk ka rrezik për banesat Në Drenie, bashkia…

Read More

Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të viteve të fundit do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të jetë i dukshëm nga disa zona të Evropës dhe hemisferës veriore. Për disa minuta, Hëna do të kalojë drejtpërdrejt midis Tokës dhe Diellit, duke mbuluar plotësisht diskun diellor për vëzhguesit që ndodhen brenda brezit të ngushtë ku do të kalojë hija e saj. Fenomeni ka një rëndësi të veçantë për Evropën, pasi do të jetë eklipsi i parë total diellor i dukshëm nga Evropa kontinentale që prej vitit 1999. Për këtë arsye, pritet që mijëra…

Read More

Dashi E ardhmja e marrëdhënieve tuaja nuk është e qartë deri sa të qartësohet e kaluara. Nëse doni dhe ju duan, vështirësitë e ditës do të zgjidhen lehtësisht dhe nuk do të ndikojnë në planet tuaja. Në situatat e komplikuara nuk duhet të veproni me kokëfortësi. Demi Sot ju do të kujtoni se sa e vështirë është të merreni me partnerin. Pikërisht gjysma juaj mund të prishë ditën me pamjen e zymtë apo me mungesën e vullnetit për të harruar mëritë e vjetra. Mos i shkoni pas nëse kjo lojë bëhet e pakëndshme, por përqendrohuni më mirë në çështjet më…

Read More

Orët e para të mëngjesit dhe mesditës parashikohet që në vijën bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët të sjellin intervale të gjata me diell. Ndërsa në zonat malore herë pas here pritet të ketë kalime të lehta të vranësirave. Parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në pjesën e dytë të ditës, Ku më të fokusuara do të jenë në skajin Juglindor duke gjeneruar momente të pakta me pika shiu gjatë padites. Mbremja dhe nata vonë rrikthejnë dominimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë teritorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të ulen duke luhatur vlerat ditore nga 16°C temperatura…

Read More

Një automjet i Policisë së Kosovës pranë atij të KFOR-it mbi urën e Ibrit ka qëndruar edhe gjatë ditës së martë, ndërsa misioni paqeruajtës i NATO-s ka konfirmuar nisjen e “tranzicionit gradual të pranisë” së tij të përhershme nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Ura, e cila prej vitesh simbolizon ndarjen dhe bashkimin e qytetit, është e kalueshme nga qytetarët në këmbë, të cilët mund të lëvizin lirshëm nga pjesa veriore në atë jugore dhe anasjelltas. Megjithatë, ura vijon të jetë e bllokuar për automjetet, pavarësisht një përpjekjeje për hapjen e saj rreth dy vite më parë, e…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se do t’i “shterojë ujin” Kosovës, duke i cilësuar ato si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Berisha i ka konsideruar deklaratat një sinjal alarmi për Kosovën dhe të gjithë rajonin, ndërsa e ka cilësuar qëndrimin e presidentit serb si një “kërcënim të hapur çnjerëzor me frymëzim mitologjik”. Kryetari i PD-së akuzon Vuçiçin për një politikë të nxitur nga urrejtja ndaj shqiptarëve dhe paralajmëron se deklarata të tilla përbëjnë një rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon. “Do t’ju shterojë ujin! Ky është…

Read More

Në qytetin e Cërrikut nisi firmosja e peticionit që kundërshton ndarjen e re territoriale. Banorët e Cërrikut kundërshtojnë bashkimin me Elbasanin, duke kërkuar qëndrimin si bashki më vete. Sipas organizatorëve, peticioni do t’u dërgohet institucioneve vendase dhe atyre ndërkombëtare. Sa i përket qarkut të Elbasanit, PS ka propozuar shkrirjen e 3 bashkive, Cërrikun dhe Belshin, që bashkohen me Elbasanin, dhe Përrenjasin, me propozimin për t’u bashkuar me Librazhdin. Në të gjitha bashkitë ka pasur organizime qytetare kundërshtuese, ndërsa tashmë janë vetë bashkitë të cilat kanë nisur dëgjesat me qytetarët.

Read More

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka ndarë pamje nga kontrollet në rrugë, ku teknologjia përdoret për monitorimin e trafikut dhe identifikimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lamallari thekson se, krahas qytetarëve, teknologjia është një prej aleatëve më të rëndësishëm të Policisë së Shtetit në garantimin e sigurisë rrugore. Sipas Lamallarit, radarët, dronët dhe automjetet inteligjente mundësojnë monitorimin e vazhdueshëm të trafikut, duke identifikuar shpejtësinë, shkeljet dhe sjelljet që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve. “Pas qytetarëve, aleati më i fortë i policisë është teknologjia. Me rritjen e numrit të turistëve që vizitojnë vendin…

Read More

Kati i pestë i një pallati në qendër të Sarandës është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë në një ambient që përdorej si lavanderi. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në një kohë të shkurtër, duke penguar përhapjen e flakëve në banesat e tjera të pallatit. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një problem në sistemin elektrik, por po punohet për të përcaktuar shkakun e tij.

Read More

Besoj në institucionet dhe vendimet e Tiranës. Ky është qëndrimi i kreut të BDI Ali Ahmeti për shpalljen non grata të dy shtetasve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut disa ditë më pare, me arsyetimin se cënonin sigurinë kombëtare. “Besoj tek institucionet e shtetit shqiptarë. Jam shumë i sigurt që shteti shqiptarë nuk i bënë keq shqiptarëve…” Kreu i opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut pati një reagim edhe për ndërhyrjen e Albin Kurtit në politikën e Shkupit dhe mbështetjen e tij për VLEN“Ai ka marrë pjesë në fushata tek në. Në të gjitha komunat. Nga veriu në Jugë. Nuk ka…

Read More