Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 25 vatra në 24 orë, 9 mbeten aktive në disa qarqe të vendit

09:48 / August 12, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
image 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten aktive.

Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 41 automjete zjarrfikëse dhe 395 forca operacionale. Nga Forcat e Armatosura, aktualisht po operojnë në terren 167 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor” të Forcës Ajrore.

Në Dajt vijon puna me forcat e MZSH-së dhe ADZM-së, të mbështetura edhe nga helikopteri i Forcës Ajrore, ndërsa në Priskë e Madhe po operojnë 4 automjete zjarrfikëse me 15 efektivë. Në të dyja zonat nuk ka rrezik për banesat

Në Drenie, bashkia Patos, pas riaktivizimit të vatrës, gjatë ditës së djeshme u angazhuan 7 automjete zjarrfikëse, 30 efektivë të MZSH-së, forca policore, pyjore dhe vullnetarë, të mbështetur nga 2 avionë “Air Tractor”. Sot operacioni vijon edhe me 30 efektivë të FA-së.

Në Krujë vijojnë operacionet në lagjen Abaze dhe në zonën Krastë–Halil. Në Abaze pritet mbështetja e 58 efektivëve të FA-së dhe 2 helikopterëve, ndërsa në Krastë–Halil kanë operuar 58 efektivë ushtarakë me 6 mjete, krahas forcave të ADZM-së dhe strukturave vendore. Aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Nëmerçkë vijon puna me forcat e MZSH-së, bashkisë dhe 25 efektivë të FA-së, ndërsa në malin Dhëmbel operojnë forcat zjarrfikëse të Përmetit dhe në mbështetje po angazhohen 30 efektivë ushtarakë. Në të dyja zonat nuk ka rrezik për banesat.

Në Gurë-Lurë, bashkia Dibër, po zhvillohet një nga operacionet më të rëndësishme, me angazhimin e forcave zjarrfikëse, bashkiake, pyjore, ADZM-së, vullnetarëve, 50 efektivëve të FA-së, 2 helikopterëve dhe 2 avionëve “Air Tractor”. Për shkak të afërsisë së zjarrit me disa banesa, forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë tyre për mbrojtjen e komunitetit.

Aktive mbetet edhe vatra në malin e Moravës, bashkia Devoll, në një zonë të mbrojtur me pyll pishe. Në terren po punojnë forcat e MZSH-së Devoll dhe Korçë, së bashku me shërbimin pyjor, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Operacionet vijojnë me kapacitete të shtuara tokësore dhe ajrore, me fokus mbrojtjen e zonave të banuara, kufizimin e përhapjes dhe neutralizimin e plotë të vatrave aktive.

Ministria e Mbrojtjes vatra aktive zjarret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës, në ndihmë për shuarjen dhe 2 avionë

10:09 / August 12, 2026

Vrau shokun e fëmijërisë/ Korçë, mbërrin në gjykatë nën masa të shtuara sigurie Kristian Sterjo

10:00 / August 12, 2026

Spektakli i qiellit, Hëna eklipson Diellin në Europë pas 27 vitesh

08:06 / August 12, 2026

Transformatori jashtë funksionit në zonën e “Ujit të Ftohtë”, Ujësjellës Kanalizime Vlorë: Shkak zjarri, po zëvendësohet

19:15 / August 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.