Besoj në institucionet dhe vendimet e Tiranës. Ky është qëndrimi i kreut të BDI Ali Ahmeti për shpalljen non grata të dy shtetasve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut disa ditë më pare, me arsyetimin se cënonin sigurinë kombëtare. “Besoj tek institucionet e shtetit shqiptarë. Jam shumë i sigurt që shteti shqiptarë nuk i bënë keq shqiptarëve…” Kreu i opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut pati një reagim edhe për ndërhyrjen e Albin Kurtit në politikën e Shkupit dhe mbështetjen e tij për VLEN“Ai ka marrë pjesë në fushata tek në. Në të gjitha komunat. Nga veriu në Jugë. Nuk ka…
Author: tirana
Interi ka përshpejtuar negociatat për transferimin e Djed Spence nga Tottenham dhe është gjithnjë e më pranë arritjes së një marrëveshjeje për mbrojtësin anglez. Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, bisedimet mes dy klubeve janë intensifikuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit, me palët që po afrohen drejt një akordi për transferimin e 26-vjeçarit në Milano. Marrëveshja pritet të mbyllet për rreth 30 milionë euro, plus bonuse të lidhura me paraqitjet dhe performancën. Spence është identifikuar nga drejtuesit zikaltër si lojtari ideal për të zëvendësuar Denzel Dumfries, i cili është transferuar te Real Madridi. Interi e ka ndjekur prej kohësh…
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka publikuar të dhënat për administrimin e plazheve gjatë vitit 2026, duke theksuar rritjen e hapësirave publike në dispozicion të qytetarëve dhe pushuesve. Sipas Gonxhes, këtë vit janë 1,689 parcela ose stacione plazhi me funksion dhe administrim publik, nga 1,014 që ishin në vitin 2025. Kjo përfaqëson një rritje prej 67%, ose 675 parcela më shumë krahasuar me një vit më parë. Edhe sipërfaqja totale e plazheve publike është zgjeruar. Në vitin 2026 ajo ka arritur në 3.18 milionë metra katrorë, nga 2.88 milionë metra katrorë në vitin 2025. Sipas të dhënave,…
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, do të mbetet në paraburgim në Hagë deri në shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ku ai akuzohet së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara ka vendosur të mos e miratojë kërkesën e mbrojtjes për lirimin e ish-presidentit të Kosovës. Vendimi, i datës 10 gusht, vlerëson se nuk ka informacion të mjaftueshëm për të arritur në përfundimin se Thaçi do t’i shmangej drejtësisë nëse do të lirohej. Megjithatë, gjyqtarët kanë konstatuar se ende ekzistojnë rreziqe që ai mund të pengojë ecurinë e procedurave ose të ndikojë te…
Presidenti amerikan Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që parashikon më pak vaksinime për fëmijet duke e kufizuar përdorimin e tyre për vetëm për 11 lloje virusesh dhe sëmundjesh. Urdhri gjithashtu rekomandon ndarjen e vaksinës së fruthit, shytave dhe rubeolës për fëmijë në tre doza dhe dhënien e dozave në vizita të ndara mjekësore. Ekspertët e kanë kundërshtuar këtë vendim të presidentit amerikan. Agjencia e lajmeve Reuters, citon ekspertë të cilët thonë se zvogëlimi i vaksinave të rekomanduara do t’i lërë më shumë fëmijë të prekshëm ndaj sëmundjeve të parandalueshme. Sipas presidentit Trump, ulja e numrit të vaksinave dhe ndarja…
ashkimi Evropian ka thënë se deklaratat për ndryshimin e mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër, si dhe veprimet që nuk i shërbejnë normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të shmangen.
Bashkimi Evropian ka alokuar afro 170 milionë euro për Kosovën, në kuadër të Planit të tij të Rritjes, për gjysmën e dytë të vitit 2026. Por, Kosova rrezikon të humbë një shumë të konsiderueshme të këtyre mjeteve, nëse vazhdon kriza politike dhe mosfunksionimi i institucioneve shtetërore. Ajo mund t’i përfitojë mjetet financiare nga BE-ja vetëm nëse i ndërmerr reformat e domosdoshme. Më shumë se dy muaj pas zgedhjeve të parakohshme parlamentare, Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar. Seanca konstituive, e nisur më 6 gusht, u shty dy herë, me kërkesë të kreut të partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje.…
1207 të rinj kanë mundësinë të fitojnë përvojën e parë profesionale dhe të hedhin një hap drejt punësimit në administratën publike. Thirrja e 11-të e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës u drejtohet të rinjve nga 21 deri në 29 vjeç, të cilët kanë përfunduar studimet Bachelor ose Master dhe dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale. Aplikimet janë të hapura deri më 16 gusht, ndërsa praktikat do të zhvillohen gjatë periudhës shtator-dhjetor të këtij viti. Pozicionet ofrohen nga institucionet e administratës shtetërore dhe 48 bashki në të gjithë vendin. Praktika zgjat tre muaj dhe shoqërohet me kompensim financiar në…
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria është renditur e para në botë në National Cyber Security Index (NCSI), me 98.33 pikë, duke e cilësuar rezultatin si një sukses historik në fushën e sigurisë kibernetike. Në një reagim të gjatë, Rama e lidh këtë arritje me sulmin kibernetik të korrikut 2022, kur infrastruktura digjitale shqiptare u godit nga një sulm i atribuar regjimit iranian. Sipas Ramës, pas sulmit Shqipëria nisi ndërtimin e një arkitekture të re të mbrojtjes kibernetike dhe forcimin e kapaciteteve profesionale. Ai thekson se vendi u ngjit nga vendi i 54-t në vitin 2023, në vendin e…
Dy faza të tjera të operacionit të koduar “Siguria” janë finalizuar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh në Durrës, në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik. Si rezultat i kontrolleve, patrullimeve dhe bashkëpunimit me qytetarët, Policia goditi një rast të armëmbajtjes pa leje dhe parandaloi një vjedhje. Për armëmbajtje pa leje, u arrestua në flagrancë shtetasi suedez O. K., 29 vjeç. Gjatë kontrollit në çantën marsup që mbante me vete, Policia gjeti një armë zjarri, pistoletë, me karikator të mbushur me fishekë, të cilën e posedonte pa leje. Në një tjetër rast, u…
Ekipet e shpëtimit në Cali të Kolumbisë kanë nxjerrë të gjallë një nënë dhe foshnjën e saj të porsalindur nga rrënojat e një ndërtese të shembur nga tërmeti. Të dy kishin mbetur të bllokuar në një ndërtesë pesëkatëshe, e cila u shemb në lagjen Ciudad Capri pas tërmetit me magnitudë 7.4, qe deri tani ka shkaktuar mbi 130 viktima. Nëna dhe foshnja u transportuan në qendrat e asistencës aty pranë, ku u deklaruan jashtë rrezikut për jetën. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë pa ndërprerje mes rrënojave. Shpëtimtari Carlos Ortiz u shpreh për mediat se gjetja e foshnjës së bashku me nënën…
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuric, i është përgjigjur deklaratave të Kryeministrit Edi Rama lidhur me lumin Ibër dhe zhvillimet në veri të Kosovës, duke e akuzuar qeverinë e Albin Kurtit për “shkatërrim sistematik” të pronave të serbëve. Në një reagim të gjatë në rrjetin social X, Gjuric e cilëson diskutimin mbi lumin Ibër si një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga ajo që ai e konsideron si “realitetin konkret” në terren. Diplomati serb argumenton se Shqipëria nuk ka statusin e një shteti breglumor të Ibrit dhe se çështjet që lidhen me këtë rrjedhë ujore duhet të trajtohen nga…