Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Trump firmos urdhrin për vaksinat e fëmijëve: Kufizohet përdorimi, ekspertët e kundërshtojnë

14:41 / August 11, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti amerikan Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që parashikon më pak vaksinime për fëmijet duke e kufizuar përdorimin e tyre për vetëm për 11 lloje virusesh dhe sëmundjesh.

Urdhri gjithashtu rekomandon ndarjen e vaksinës së fruthit, shytave dhe rubeolës për fëmijë në tre doza dhe dhënien e dozave në vizita të ndara mjekësore.

Ekspertët e kanë kundërshtuar këtë vendim të presidentit amerikan. Agjencia e lajmeve Reuters, citon ekspertë të cilët thonë se zvogëlimi i vaksinave të rekomanduara do t’i lërë më shumë fëmijë të prekshëm ndaj sëmundjeve të parandalueshme.

Sipas presidentit Trump, ulja e numrit të vaksinave dhe ndarja e dozave, është më shumë efektive.

“Me efekt të menjëhershëm, administrata ime po njeh rekomandimet e vaksinave të fëmijërisë në 11 vaksinime kryesore kundër sëmundjeve më serioze dhe të rrezikshme. Vaksina e fruthit, shytave dhe rubeolës po ndahet në tre doza të veçanta të vetme dhe vaksinat do të bëhen në vizita të veçanta. Për shembull, në një vit duhet të bëhen vizita të veçanta për vaksinat në vend që t’i bëhen të gjitha në të njëjtën ditë”, tha Trump.

Urdhri udhëzon prokurorin e përgjithshëm të ngrejë padi mbi ligjet shtetërore që bien ndesh me këtë urdhër federal të Presidentit.

Urdhri i ri u nënshkrua para se nxënësit të kthehen në shkolla në Shtetet e Bashkuara dhe pasi vendi është përballur me një shtim të rasteve të fruthit.

Të dhënat federale tregojnë se normat e vaksinimit në kopshte në Shtetet e Bashkuara kanë rënë sidomos gjatë vitit të fundit shkollor.

firmos.urdherin trump vaksinat e femijeve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Peticioni për Cërrikun, banorët kundërshtojnë bashkimin me Elbasanin: Kërkojmë bashki më vete

15:23 / August 11, 2026

Shkelësit “kapen” nga teknologjia, ministri Lamallari publikon pamjet e kontrolleve

15:20 / August 11, 2026

“Non gratat, vendim i Tiranës për sigurinë”/ Ali Ahmeti: Besoj te institucionet e Shqipërisë

15:15 / August 11, 2026

Plazhet publike rriten me 67% në 2026/ Gonxhja: 675 parcela më shumë për qytetarët

14:51 / August 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.