Author: tirana

Pas disa ditësh përballje me flakët, të gjitha vatrat e zjarrit në territorin e Krujës janë shuar. Operacionet për izolimin dhe shuarjen e zjarreve kanë vijuar pa ndërprerje, me angazhimin e forcave zjarrfikëse, efektivëve të Forcave të Armatosura, helikopterëve dhe strukturave të tjera të emergjencave. Në terren kanë qenë gjithashtu të angazhuara forcat e Bashkisë Krujë dhe strukturat e Emergjencave Civile, të cilat kanë punuar për kontrollin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve. Pas shuarjes së të gjitha vatrave, strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri të plotë, ndërsa zonat e prekura do të vijojnë të monitorohen për të shmangur…

Read More

Katër punonjës të Policisë së Shtetit janë proceduar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në lidhje me rastin e ndërtimit të objektit pesëkatësh pa leje në Himarë, i cili u shemb nga IKMT. Sipas AMP-së, nga hetimet e deritanishme rezulton se në këtë rast është përfshirë zinxhiri komandues i strukturave policore të Komisariatit të Policisë Himarë. Dy prej punonjësve janë ndaluar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. “Njoftim për shtyp. Pas ngjarjes së ndërtimit të një objekti pa leje në Himarë 5 katësh, i cili u shemb nga IKMT dhe veprimet e…

Read More

Një super-jaht luksoz, me vlerë rreth 450 milionë euro, ka mbërritur në Portin e Durrësit, duke tërhequr vëmendjen për përmasat dhe vlerën e tij. Jahti është ndërtuar nga një kompani gjermane në vitin 2026 dhe ka një gjatësi prej 134 metrash. Super-jahti është në pronësi të miliarderit kinez Richard Qiangdong Liu, i njohur edhe si Richard Liu. Arsyeja e mbërritjes së jahtit në Durrës është furnizimi me karburant. Sipas burimeve nga Kapiteneria e Portit, M/Y Deep Blue pritet të furnizohet me rreth 300 mijë litra naftë. Furnizimi pritet të sjellë edhe të ardhura për shtetin shqiptar përmes taksës së luksit.…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump ka dalë në mbështetje të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në një moment kur kreu i futbollit botëror po përballet me presion të madh. Në një postim në rrjetin e tij Truth Social, Trump paralajmëroi se largimi i Infantinos do të ishte një “gabim i tmerrshëm”. “Infantino është fantastik, pasi sapo ka drejtuar Kupën e Botës më të suksesshme, katër herë më të suksesshme se çdo tjetër”, shkroi Trump, duke shtuar se pa të “nuk do të jetë kurrë më aq e suksesshme apo fitimprurëse”. Infantino nën presion Mbështetja e Trump vjen në një periudhë të…

Read More

25 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa pjesa më e madhe e tyre është shuar. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht 5 vatra vijojnë të jenë aktive dhe një zonë po mbahet në monitorim, ndërsa në terren janë angazhuar qindra forca dhe dhjetëra mjete për menaxhimin e situatës. Në operacionet për përballimin e zjarreve janë përfshirë 37 automjete zjarrfikëse dhe 365 forca operacionale, të mbështetura nga 158 efektivë të Forcave të Armatosura, 10 mjete dhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore. Ndërkohë, strukturat e mbrojtjes civile vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjen në zonat ku vatrat mbeten aktive.…

Read More

Shqipëria i është përgjigjur deklaratave të Serbisë lidhur me Kosovën dhe lumin Ibër, duke hedhur poshtë akuzat për pretendime territoriale apo për krijimin e një “Shqipërie të Madhe”. Në reagimin e Kryeministrit Edi Rama theksohet se Kosova është shtet më vete, ndërsa shqiptarët e Kosovës kanë institucionet e tyre dhe të drejtën për të përcaktuar të ardhmen. “Shqipëria nuk ka asnjë pretendim ndaj territorit serb dhe nuk ka nevojë për një ‘Shqipëri të Madhe’ për të qëndruar në krah të Kosovës”, thuhet në deklaratë. Sa i përket lumit Ibër, Shqipëria e cilëson atë si një sistem ujor ndërkufitar, duke argumentuar…

Read More

Ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Temperaturat maksimale arrijnë vlerën 39 gradë celcius. Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe vranësira të pakta deri mesatare në orët e mesditës deri pasdite përgjatë relieveve malore. Era me drejtim veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.

Read More

Dashi Dita është e mirë për aktivitete krijuese, ngjarje festive dhe fushata promocionale. Ju mund të përqendroheni në një ide interesante e cila ka nevojë për rivlerësim. Duke qenë të rrethuar nga njerëz ose duke punuar për një projekt krijues, do promovoni jetën tuaj dashurore. Demi Përpiquni ta bëni jetën më argëtuese dhe më zbavitëse. Mos u fokusoni vetëm në rutinë dhe shmangni veçanërisht punët e shtëpisë. Përqendrohuni në realizimin e ideve krijuese. Në rast se ju vijnë vizitorë të papritur, mos u alarmoni, tregohuni miqësorë. Binjakët Yjet ju këshillojnë që të ktheni kokën pas në kohë, në ngjarjet që…

Read More

Jo të gjitha mushkonjat preferojnë të njëjtët njerëz. Një studim i ri ka zbuluar se lloje të ndryshme mushkonjash mund të kenë preferenca të ndryshme, në varësi të aromës së trupit dhe përbërjes së lëkurës. Studimi, i publikuar në revistën shkencore iScience, analizoi sjelljen e tre llojeve të mushkonjave te 119 persona në Miami të SHBA-së: mushkonjën e etheve të verdha, mushkonjën tigër aziatike dhe mushkonjën e shtëpisë së jugut. Mushkonjat i lokalizojnë njerëzit përmes disa sinjaleve, mes tyre dioksidi i karbonit që çlirojmë gjatë frymëmarrjes, aroma e trupit, temperatura, lagështia dhe shenjat vizuale. Studiuesit zbuluan se disa persona ishin…

Read More

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve vala e të nxehtit afrikan do të vijoj përgjatë gjithë javës, por e mërkura do të jetë dita më e nxehtë. Kjo javë e muajit gusht do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe nuk priten reshje, edhe pse në fundjavë temperaturat pritet të pësojnë një ulje me rreth 4 apo 5 gradë Celsius. Kjo javë pritet të përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan, ku temperaturat e ajrit do të shkojnë mbi 40 gradë celsius. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve vala e të nxehtit afrikan do të vijoj përgjatë gjtihë javës, por e mërkura do të…

Read More

Gjysma e parë e vitit është mbyllur me një bilanc pozitiv sa i takon nivelit të kredive me probleme në raport me totalin e huave të dhëna nga bankat. Në fund të qershorit, kredia me probleme zbriti në 3.70%, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Në raport me qershorin e vitit 2025, kur kredia me probleme ishte në nivelin 4.01%, rënia është me 0.31 pikë përqindjeje. KREDITË ME PROBLEME Qershor 2025: 4.01%Qershor 2026: 3.70%Diferenca: -0.31 pikë përqindjeje Megjithatë, situata ndryshon kur kredia me probleme matet në vlerë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit stoku…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka refuzuar kërkesën e të dënuarit me burg përjetë Ardjan Çapja, për të dalë nga qelia dhe për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të mamasë së tij. Ekipi i Drejtorisë së Burgjeve bashkëpunoi me policinë e shtetit, por pasi u vlerësua shkalla e rrezikshmërisë që paraqet Çapja, shkalla e riskut për vendin ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit, si dhe informacionet që kanë strukturat në rrugë operative, u vendos rrëzimi i kërkesës. Pavarësisht kësaj, policia e shtetit kishte marrë të gjitha masat, duke dërguar në Elbasan një grup të forcave speciale RENEA, për…

Read More