Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Situata me zjarret në vend/ 25 vatra në 24 orë, 5 mbeten aktive në disa zona, Ministria e Mbrojtjes: Qindra forca dhe dhjetëra mjete në terren

09:46 / August 11, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
image 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

25 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa pjesa më e madhe e tyre është shuar. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht 5 vatra vijojnë të jenë aktive dhe një zonë po mbahet në monitorim, ndërsa në terren janë angazhuar qindra forca dhe dhjetëra mjete për menaxhimin e situatës.

Në operacionet për përballimin e zjarreve janë përfshirë 37 automjete zjarrfikëse dhe 365 forca operacionale, të mbështetura nga 158 efektivë të Forcave të Armatosura, 10 mjete dhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore. Ndërkohë, strukturat e mbrojtjes civile vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjen në zonat ku vatrat mbeten aktive.

“Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat pjesa më e madhe janë shuar. Aktualisht 5 vatra mbeten aktive dhe 1 zonë është në monitorim. Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 37 automjete zjarrfikëse dhe 365 forca operacionale, ndërsa në mbështetje kanë vepruar 158 efektivë të Forcave të Armatosura me 10 mjete dhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore.

Në Mallakastër, pas disa ditësh operacione intensive, zjarret në Riban, Ngraçan, Panahor dhe Çyçen janë shuar plotësisht. Në Drenie, bashkia Patos, është evidentuar një riaktivizim në thellësi të pyllit dhe strukturat operacionale po vijojnë punën.

Në Krujë, vijon angazhimi i forcave në lagjen Abaze dhe në zonën Krastë–Halil. Në Abaze, pavarësisht përhapjes së favorizuar nga era, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Krastë–Halil, në orët e para të mëngjesit u angazhuan 2 helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët ndërhynë për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të mbështetur forcat operacionale në terren. Pas ndërhyrjes nga ajri, situata u normalizua dhe puna vijon për kontrollin dhe shuarjen e plotë të vatrës. Në dy vatrat e Krujës janë angazhuar në total 4 helikopterë të Forcës Ajrore.

Në Priskë e Madhe, bashkia Tiranë, vijon puna për vënien nën kontroll të vatrës. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, zjarri në Cikallesh, bashkia Kavajë, është shuar plotësisht, ndërsa Dajti vijon të mbahet në monitorim.

Në Vilëz, bashkia Kurbin, dhe në Kallmet të Vogël, bashkia Lezhë, zjarret janë shuar plotësisht. E njëjta situatë paraqitet edhe në Goraj–Budishë, bashkia Malësi e Madhe, ku vatra e zjarrit raportohet e shuar.

Në malin e Nëmerçkës, bashkia Përmet. Vatra nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile mbeten në gatishmëri dhe vijojnë koordinimin deri në neutralizimin e plotë të çdo vatre aktive”, shkruan Ministria e Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes situata zjarre
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U bllokuan në një ndërtesë 5-katëshe pas tërmetit në Kolumbi, shpëtohen nëna dhe foshnja e saj

10:31 / August 11, 2026

Ministri i Jashtëm i Serbisë Gjuric i përgjigjet Ramës për Kosovën dhe Ibërin: “Le ta lëmë pas diplomacinë përmes altoparlantëve”

10:29 / August 11, 2026

Shuhen vatrat e zjarreve në Krujë, vijon monitorimi i zonave të prekura

10:24 / August 11, 2026

Lejuan ndërtimin e një objekti 5-katësh, ndalohet ish-shefi i krimeve në Himarë dhe vartësi i tij! Në kërkim edhe dy efektivë

10:22 / August 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.