Jo të gjitha mushkonjat preferojnë të njëjtët njerëz. Një studim i ri ka zbuluar se lloje të ndryshme mushkonjash mund të kenë preferenca të ndryshme, në varësi të aromës së trupit dhe përbërjes së lëkurës. Studimi, i publikuar në revistën shkencore iScience, analizoi sjelljen e tre llojeve të mushkonjave te 119 persona në Miami të SHBA-së: mushkonjën e etheve të verdha, mushkonjën tigër aziatike dhe mushkonjën e shtëpisë së jugut. Mushkonjat i lokalizojnë njerëzit përmes disa sinjaleve, mes tyre dioksidi i karbonit që çlirojmë gjatë frymëmarrjes, aroma e trupit, temperatura, lagështia dhe shenjat vizuale. Studiuesit zbuluan se disa persona ishin…
Author: tirana
Sipas parashikimeve të sinoptikanëve vala e të nxehtit afrikan do të vijoj përgjatë gjithë javës, por e mërkura do të jetë dita më e nxehtë. Kjo javë e muajit gusht do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe nuk priten reshje, edhe pse në fundjavë temperaturat pritet të pësojnë një ulje me rreth 4 apo 5 gradë Celsius. Kjo javë pritet të përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan, ku temperaturat e ajrit do të shkojnë mbi 40 gradë celsius. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve vala e të nxehtit afrikan do të vijoj përgjatë gjtihë javës, por e mërkura do të…
Gjysma e parë e vitit është mbyllur me një bilanc pozitiv sa i takon nivelit të kredive me probleme në raport me totalin e huave të dhëna nga bankat. Në fund të qershorit, kredia me probleme zbriti në 3.70%, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Në raport me qershorin e vitit 2025, kur kredia me probleme ishte në nivelin 4.01%, rënia është me 0.31 pikë përqindjeje. KREDITË ME PROBLEME Qershor 2025: 4.01%Qershor 2026: 3.70%Diferenca: -0.31 pikë përqindjeje Megjithatë, situata ndryshon kur kredia me probleme matet në vlerë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit stoku…
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka refuzuar kërkesën e të dënuarit me burg përjetë Ardjan Çapja, për të dalë nga qelia dhe për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të mamasë së tij. Ekipi i Drejtorisë së Burgjeve bashkëpunoi me policinë e shtetit, por pasi u vlerësua shkalla e rrezikshmërisë që paraqet Çapja, shkalla e riskut për vendin ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit, si dhe informacionet që kanë strukturat në rrugë operative, u vendos rrëzimi i kërkesës. Pavarësisht kësaj, policia e shtetit kishte marrë të gjitha masat, duke dërguar në Elbasan një grup të forcave speciale RENEA, për…
Viti 2026 po shënon një rekord të ri sa i takon aviacionit civil, duke arritur në shifra të paregjistruara më parë. Sezoni turistik veror është periudha e cila shënon një fluks të lartë sa i takon numrit të fluturimeve dhe pasagjerëve. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ishte pranë Albcontrol, ku u njoh nga drejtori Dritan Isaku, me të gjithë procesin që po bëhet për menaxhimin e fluksit të fluturimeve, si dhe masat e marra për të garantuar një proces pa problematika dhe vonesa. Drejtori Isaku bëri të ditur se prej muajit janar dhe deri në korrik janë përpunuar…
Nga Albatros Rexhaj Më 9 gusht Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme publikoi deklaratën e saj për vizitën e Presidentit Zelenskyy në Serbi. Po ju shkruajmë që asgjë prej saj të mos merret si rutinë. Ministria e quajti vizitën të rëndësishme dhe dialogun të mirëpritur. Pastaj shkroi një fjali që ju lutemi t’ia përcillni Kievit fjalë për fjalë, ashtu siç është shtypur: çdo përpjekje për të tërhequr një paralele ose për të vendosur një ekuacion mes Kosovës dhe çdo situate tjetër ndërkombëtare është “e gabuar, oportuniste dhe thellësisht çorientuese.” Deklarata i përgjigjet të shtunës. Një gazetare e televizionit shtetëror…
Është zbuluar arma e improvizuar që dyshohet se u përdor në përleshjen mes të dënuarve në burgun e Fierit, ku mbetën të plagosur dy persona. Bëhet fjalë për një send të improvizuar si armë e ftohtë, i përbërë nga fundi i një tenxhereje të mprehur dhe të prerë, i fiksuar me dru. Arma dyshohet se është përdorur gjatë përplasjes mes të dënuarve Denis Bajri, Jurgen Zotaj dhe Aldo Gjini. Bajri ka deklaruar para hetuesve se fillimisht është sulmuar me sendin e improvizuar dhe më pas ka arritur t’ia marrë atë njërit prej të dënuarve, duke u kundërpërgjigjur. Ngjarja ka ndodhur…
Nga 7 gushti kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, të cilat parashikojnë masa më të ashpra për drejtuesit që shkelin rregullat e qarkullimit. Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, ka prezantuar ndryshimet dhe ka bërë apel për më shumë përgjegjshmëri nga drejtuesit e mjeteve. Një ndër masat më të forta lidhet me drejtimin e automjetit pa leje drejtimi. Personave që kapen duke drejtuar mjet pa qenë të pajisur me patentë, e drejta për t’u pajisur me leje drejtimi u shtyhet deri në 1 vit, ndërsa për të miturit kjo periudhë shkon deri në 2 vjet. Ashpërsohen…
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar në burgun 302, ku Viktor Ymeri dyshohet se ka goditur me shuplakë një të burgosur tjetër me origjinë nga Kosova Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se debati dhe konflikti ka ndodhur pasi, siç pretendon Viktor Ymeri, i kishte kërkuar të burgosurit të mos bënte zhurmë, se po i prishte gjumin. I dënuari sipas tij kishte vazhduar zhurmën dhe ndaj e ka qëlluar me një shuplakë. Pas kësaj kanë ndërhyrë menjëherë policia e burgut 302 në Tiranë duke shmangur më tej një përplasje fizike.
50 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në Krastë të Krujës, ku prej ditës së djeshme po punohet për izolimin e plotë të zjarrit. Situata aktualisht është nën kontroll, ndërsa ndërhyrja është zhvilluar në një terren të vështirë. Efektivët e Forcave të Armatosura, së bashku me forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë të qëndrojnë në terren për monitorimin e vatrave dhe ndërhyrjen në rast nevoje.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi një takim me pilotët e Forcës Ajrore në Bazën Ajrore të Farkës, në një kohë kur efektivët e Forcave të Armatosura vijojnë të jenë të angazhuar intensivisht në përballimin e situatave të krijuara nga zjarret gjatë sezonit veror. Në takim ishin të pranishëm edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Gjenerallejtënant Arben Kingji, Komandanti i Forcave Ajrore, Gjeneral Brigade Edmond Voci, pilotë të Forcës Ajrore, si dhe oficerë të menaxhimit të dronëve. Ministri Nufi e vlerësoi takimin si një mundësi për të përcjellë drejtpërdrejt mirënjohjen dhe falënderimin për pilotët, të cilët me profesionalizëm,…
Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë, pranë fshatit Rromës. Dy automjete tip “Mercedes” janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e përplasjes janë plagosur katër persona. Të plagosurit janë një nënë së bashku me dy vajzat e saj, të cilat udhëtonin në njërin prej automjeteve, si dhe drejtuesi i mjetit tjetër. Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat, të cilat kanë transportuar të plagosurit drejt Spitalit Rajonal Fier. Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ka mbërritur edhe Policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut…