Author: tirana

Todd Blanche, ish-avokati personal i Presidentit amerikan Donald Trump, është konfirmuar me një diferencë të ngushtë nga Senati si Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, duke marrë drejtimin e postit më të lartë të zbatimit të ligjit në vend. Blanche u konfirmua me 50 vota pro dhe 49 kundër. Dy senatore republikane, Susan Collins dhe Lisa Murkowski, iu bashkuan demokratëve duke votuar kundër emërimit të tij. Vota vendimtare u dha nga senatori republikan Bill Cassidy, votimi i të cilit ishte veçanërisht i ndjekur për shkak të marrëdhënieve të tensionuara që ai ka pasur me Trump në të kaluarën. Pas…

Read More

Turqia po lëviz për të vendosur kufizime të rrepta për anijet tregtare që kalojnë nga Dardanelet, për në Detin e Zi. Sipas një raporti zbulues nga ‘Bloomberg’, ky veprim nxitet nga shqetësimi i madh për sigurinë e anijeve pas sulmeve të fundit në rajon. Në veçanti, Drejtoria e Përgjithshme kompetente e Sigurisë Bregdetare të fqinjit ka “ngrirë” lëshimin e lejeve të reja ose po pengon shqyrtimin e kërkesave për dhjetëra anije tregtare. Masa prek kryesisht anijet e destinuara për në Novorossiysk – një port kyç për eksportet ruse të naftës dhe drithërave – ndërsa prek edhe disa anije që drejtohen…

Read More

Dështimi i përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të detyruar Iranin përmes bombardimeve ajrore të pranojë një marrëveshje paqjeje, që garanton fundin e programit bërthamor dhe atij raketor, ka shqetësuar shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane. Sipas CNN, Gjenerali Dan Caine u ka bërë me dije privatisht këshilltarëve të lartë të Shtëpisë së Bardhë se SHBA-ja duhet të gjejë me urgjencë një rrugëdalje nga lufta. Gjenerali Caine ka paralajmëruar se vetëm sulmet ajrore nuk i arrijnë dot objektivat e Presidentit Donald Trump. Përshkallëzimi, sipas tij mund të shkaktojnë pasoja të rënda, veçanërisht për shkak të konsumimit alarmant të…

Read More

Teksa vijon operacioni për përballimin e situatës së krijuar nga flakët në Krujë, Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, bëri me dije se është arrestuar personi i dyshuar për zjarrvënien. Në kuadër të masave për mbrojtjen e banorëve, strukturat policore kanë nisur evakuimin e pjesshëm të banorëve që ndodhen pranë zonës së përfshirë nga zjarri, pas kërkesës së pushtetit vendor. Forcat e emergjencës dhe strukturat e Policisë së Shtetit ndodhen në terren, ndërsa autoritetet kanë vënë në dispozicion mjetet dhe kapacitetet e nevojshme për menaxhimin e situatës. Operacioni do të vijojë deri në neutralizimin e plotë të rrezikut dhe vënien nën…

Read More

Lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar këtë të shtunë, 8 gusht 2026, në lagjen numër 14 të qytetit të Korçës ka rrëfyer momentet tronditëse pas ngjarjes, një dëshmitare, e cila banonte në pallatin ku ndodhi ngjarja. Ajo tregon se ndodhej në banesë me nënën e saj kur dëgjoi një zhurmë të fortë. Fillimisht mendoi se dikush mund të kishte rënë në shkallë dhe doli për të parë se çfarë kishte ndodhur. “Unë isha brenda në shtëpi. Për një moment dëgjova një zhurmë të madhe, sikur plasi diçka. I thashë mamit se do dal të shikoj çfarë po bëhet. Thashë…

Read More

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pranë ish-repartit ushtarak. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale. Efektivët e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Read More

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në zonën e Abazës në Krujë, ku flakët dyshohet se janë shkaktuar nga dora e njeriut. Për shkak të terrenit të thepisur dhe vështirësive për ndërhyrjen nga toka, operacioni po zhvillohet njëkohësisht nga ajri dhe toka. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se që prej pasdrekes, po punohet intensivisht me mbështetje nga ajri me 3 helikopterë të Forcës Ajrore, bashkë me forcat operacionale të strukturave vendore.

Read More

Një 20-vjeçar në Korçë mbeti i vrarë pasditen e së shtunës në lagjen 14. Mësohet se shkak ka qenë një konflikt i mbartur, midis autorit Kristjan Sterjo e viktimës Joan Zuko, për të cilin autoritetet kanë qenë në dijeni dhe e ndiqnin prej kohësh. Sipas zv. drejtorit të Hetimit të Krimeve, Sejfulla Metkos, konflikti ka nisur fillimisht me dy grupeve dhe më pas ka përfunduar me vrasjen e 20-vjeçarit. Sterjo e ka ndjekur të riun, teksa përpiqej të fshihej në një pallat. Më pas e ka qëlluar nga pas me kallashnikov viktimën, ndërsa ngjiste shkallët, në katin e tretë. Në…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se siguria rrugore mbetet një prej prioriteteve, ndërsa ka njoftuar se së shpejti do të vihen në funksion kamerat e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se aktivizimi i kamerave do të forcojë kontrollet në akset kryesore rrugore të vendit. Kryeministri u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të shmangin përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të automjetit, konsumimin e alkoolit apo përdorimin e lëndëve narkotike, si dhe tejkalimin e shpejtësisë. Sipas Ramës, vetëm gjatë kësaj jave janë vendosur 1,100 masa administrative për tejkalim të normave të…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar në Beograd vizitën e tij të parë në Serbi që prej marrjes së detyrës në vitin 2019. Në fokus të takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç ishin marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi ekonomik, rruga evropiane e Ukrainës dhe çështjet e sigurisë. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Zelenskyy foli edhe për qëndrimin e dy vendeve ndaj pavarësisë së Kosovës. “Qëndrimi ynë në lidhje me shpalljen e pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar. U jemi mirënjohës partnerëve tanë që respektojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Edhe qëndrimi i Serbisë për këtë çështje mbetet i pandryshuar”, tha Zelensky.…

Read More

Rrethanat e pazakonta të vdekjes së disa personave të lidhur me financierin amerikan Jeffrey Epstein kanë rikthyer në vëmendje teoritë konspirative rreth një prej çështjeve më të bujshme të viteve të fundit. Epstein ishte një figurë e njohur në qarqet financiare dhe shoqërore të SHBA-së dhe kishte kontakte me një sërë personash të fuqishëm. Pas arrestimit dhe akuzave për trafikim seksual të të miturve, marrëdhëniet e tij me figura të njohura u vunë në qendër të vëmendjes. Rasti më i fundit është ai i Daniel Siad, agjent modelesh, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në periferi…

Read More

Babai i yllit argjentinas, Jorge Horacio Messi, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare, më 8 gusht 2026. Lajmi është bërë i ditur nga mediat agjentinase, të cilat raportojnë se babai i kapitenit të Argjentinës ishte shtruar në një spital në Rosario, në Argjentinë, pasi prej kohësh po përballej me probleme delikate shëndetësore. Jorge Messi ka qenë një prej njerëzve më të rëndësishëm në karrierën e djalit të tij. Përveçse babai i Lionel Messit, ai ka pasur një rol të drejtpërdrejtë në menaxhimin dhe zhvillimin e karrierës së futbollistit që në hapat e tij të parë. Humbja e tij vjen si një…

Read More