Author: tirana

Një sasi e vogël e dyshuar lënde eksplozive është gjetur e pashpërthyer në orët e para të mëngjesit pranë derës së një dyqani në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy, në zonën e Plazhit në Durrës. Sipas Policisë, ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 13, ku pranë derës së biznesit është konstatuar lënda e dyshuar eksplozive. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor po punon gjithashtu për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të…

Read More

Një sherr mes dy të burgosurve është regjistruar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëjnë me dije se janë konfliktuar me grushte dhe me sende rrethanore, Denis Brajovic me Jurgen Zoton. Konflikti është parandaluar nga punonjësit e sigurisë së Burgjeve, teksa të dy janë dërguar për mjekim në spitalin e Burgut dhe tashmë po kthehen sërish në qelitë respektive, të shpqëruar nga forcat e policisë. Denis Brajovic i njohur edhe me mbiemrin Bajri, është person me rrezikshmëri të lartë , i akuzuar nga SPAK për vrasjen e Gjin Ndoj. Ndërsa…

Read More

Albin Kurti ka reaguar për mediat pas ndërprerjes së seancës në Kuvendin e Kosovës, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes deputetëve, ndërsa vetë Kurti u qëllua me vezë. Në deklaratën e tij, Kurti tha se nuk dëshiron që vendi të shkojë në zgjedhje të tjera, duke u bërë thirrje partive politike të ulen së bashku dhe të arrijnë një marrëveshje. Sipas tij, përsëritja e zgjedhjeve nuk do të ishte në interes as të qytetarëve dhe as të buxhetit të shtetit. “Kryesuesi e ka thirrur vazhdimin e seancës dhe unë jam përgjigjur. Edhe kur të na thërrasë prapë,…

Read More

Komisionerja e BE-së për çështjet digjitale, Henna Virkkunen, ka kritikuar kompanitë Meta dhe TikTok për mënyrën se si trajtuan dezinformimin gjatë krizës së fundit të migracionit në Ceuta, territorin spanjoll në Afrikën e Veriut. Ajo kërkoi që platformat e mëdha sociale të rrisin monitorimin dhe reagimin ndaj përhapjes së informacionit të rremë, veçanërisht gjatë situatave të krizave. Në fund të muajit të kaluar, dhjetëra mijëra njerëz kaluan nga Maroku drejt Ceutës, duke shkaktuar mbingarkesë të territorit të vogël dhe një debat politik mbi sigurinë e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian. Rrjetet sociale duket se luajtën një rol të rëndësishëm…

Read More

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka nisur punimet e seancës, duke ftuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të paraqesë propozimin për kryetar të Kuvendit. Në fjalën e tij, Kurti tha se takimet dhe komunikimi i tij, në cilësinë e kryeministrit në detyrë dhe kryetarit të Vetëvendosjes, kanë vijuar, por deri më tani nuk është arritur një marrëveshje. “Takimet dhe komunikimi i imi si kryeministër në detyrë dhe kryetar i Vetëvendosjes, kanë vazhduar dhe nuk kemi marrëveshje. Në mënyrë që të evitojmë zgjedhjet, kërkojmë më shumë kohë”, deklaroi Kurti, raporton korrespondentja e Top Channel në…

Read More

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kanë finalizuar operacionin e koduar “Route”, në kuadër të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies së ndihmës emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit. Operacioni u organizua bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, ndërsa në përfundim të tij u arrestuan shtetasit J. M., alias D. M., 42 vjeç, banues në Korçë, dhe E. D., 31 vjeç, banues në fshatin Belorta, Maliq. Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi E. D. ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Dy të arrestuarit u kapën në…

Read More

Qytetarët dhe bizneset në vend do të realizojnë pagesa apo transaksione online brenda disa sekondave. Nëse më parë kalimi i parave mund të zgjaste disa ditë me hyrjen në përdorim të TIPS Clone, pagesat elektronike në Shqipëri do të kryhen në kohë reale edhe ne ditë pushimi. Zv.drejtoresha e sistemit të pagesave në Bankën e Shqipërisë, Valentina Semi thekson se aksesi do të jetë nëpërmjet aplikacioneve online të bankave kundrejt komisioneve minimale. Qytetarët mund ta përdorin këtë sistem për të kryer pagesa të ndryshme duke nisur që nga fatura të energjisë, ujit apo në restorante. Platforma TIPS Clone u mundëson…

Read More

Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë bilancin e situatës së zjarreve në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ku janë raportuar gjithsej 23 vatra, nga të cilat shumica janë neutralizuar dhe dy janë në monitorim. Sipas njoftimit, në terren janë angazhuar 445 forca operacionale dhe 47 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 65 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 mjete të FA-së, si dhe 2 helikopterë e 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore. Njoftimi i plotë i Ministrisë: Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri, ndërsa aktualisht 2 vatra mbeten në…

Read More

Një zjarr shpërtheu në rafinerinë e naftës Ilsky, ndërsa pesë persona u plagosën në rajonin e Krasnodarit, pas një sulmi ukrainas me dronë, njoftuan sot autoritetet lokale ruse. Sipas autoriteteve, dronët goditën gjithashtu një strukturë industriale në rajonin e Samarës, ndërsa nuk u bë e ditur se cila ishte infrastruktura e shënjestruar. Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan 397 dronë ukrainas mbi disa rajone të Rusisë gjatë natës.

Read More

Evropa po përballet me një sezon të rëndë zjarresh, teksa temperaturat e larta, thatësira dhe erërat e forta po krijojnë kushte gjithnjë e më të vështira për shuarjen e flakëve. Në Greqi, bilanci është tragjik. Tre zjarrfikës, Pantelis Diamantakis, Emmanuel Stratidakis dhe ndihmës-zjarrfikësi Konstantinos Laimodetis, humbën jetën gjatë përpjekjeve për të vënë nën kontroll zjarret në Rethymno dhe Gytheio, ndërsa po përpiqeshin të mbronin njerëzit dhe pronat e rrezikuara. Kushtet e motit kanë komplikuar ndjeshëm operacionet e emergjencës. Erërat e forta kufizojnë ndërhyrjen e avionëve dhe helikopterëve zjarrfikës, ndërsa në disa zona edhe ekipet e shpëtimit detar janë përballur me…

Read More

Porti i Vlorës po përjeton një fluks të lartë udhëtarësh këtë fundjavë, për shkak të sezonit turistik. Me tragetin e parë, i cili mbërriti në orët e para të mëngjesit nga Italia, në Vlorë mbërritën rreth 900 pasagjerë, ndërsa me tragetin e dytë pritet të mbërrijnë rreth 1,100 udhëtarë të tjerë. Fluksi i lartë i lëvizjeve nuk lidhet vetëm me shqiptarët që jetojnë në Itali dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian, por edhe me numrin e madh të turistëve të huaj që kanë zgjedhur të udhëtojnë nga Italia drejt Vlorës dhe destinacioneve të tjera turistike në Shqipëri. Lëvizjet e…

Read More

UEFA i ka paguar një shumë prej gjashtë shifrash një gruaje që dyshohet se kishte një lidhje me Gianni Infantinon, në kohën kur ai ishte sekretar i përgjithshëm i organizatës, zbulon The Telegraph. Gruaja mori një shumë prej gjashtë shifrash pas marrëdhënies së dyshuar me zotin Infantino, ndërsa ai ishte një prej zyrtarëve më të lartë të qeverisë së futbollit europian. Sipas pretendimeve, ajo u promovua nga zoti Infantino gjatë kohës që dyshohet se kishin lidhjen. Pasi ajo u largua nga UEFA, organizata thuhet se pagoi edhe për studimet e saj MBA në një shkollë biznesi. Në një deklaratë të premten…

Read More