Author: tirana

Ndryshimet e reja në Kodin Rrugor parashikojnë masa më të ashpra ndaj shkelësve, me fokus të veçantë te drejtuesit që drejtojnë automjetin në gjendje të dehur, personat pa leje drejtimi dhe shoferët e rinj. Sipas rregullave të reja, nëse një drejtues automjeti kapet duke drejtuar mjetin me mbi 0.5 gram alkool për litër gjak, pasi është ndëshkuar më parë për të njëjtën shkelje, leja e drejtimit do t’i hiqet përgjithmonë, pa mundësi për ta rimarrë përmes autoshkollës. Kjo masë synon të largojë nga qarkullimi drejtuesit që konsiderohen me rrezik të lartë për sigurinë rrugore. Ashpërsohen edhe masat për personat që…

Read More

Dy shtetas shqiptarë, nënë e bir, kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur mëngjesin e së enjtes në Greqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30 në aksin Amfipolis–Drama, pranë zonës së Paleokomit, në rajonin e Serres. Sipas informacioneve paraprake, një automjet pasagjerësh është përplasur me një kamion për shkaqe që ende nuk janë sqaruar. Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesja e automjetit, një grua 43 vjeçe, dhe djali i saj 24-vjeçar. Të dy viktimat ishin shtetas shqiptare. Trupat e viktimave janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Serres. Ndërkohë, drejtuesi…

Read More

Porti i Durrësit ka shënuar rritje të lëvizjes së pasagjerëve gjatë vitit 2026, me qindra mijëra udhëtarë që kanë përdorur Terminalin e Trageteve për hyrje dhe dalje nga Shqipëria. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës janar–korrik 2026, nëpërmjet Terminalit të Trageteve kanë udhëtuar gjithsej 349,423 pasagjerë. Nga ky total, rreth 160 mijë pasagjerë janë nisur nga Porti i Durrësit drejt porteve të tjera, ndërsa afro 190 mijë të tjerë kanë hyrë në Shqipëri përmes këtij terminali. Muaji korrik ka regjistruar fluksin më të lartë të kësaj periudhe, me 112,740 pasagjerë të përpunuar. Prej tyre, 83,315 kanë mbërritur në Shqipëri, ndërsa…

Read More

Operacioni për izolimin dhe shuarjen e zjarrit në fshatin Panahor të Mallakastrës vijon me intensitet, ndërsa në terren janë angazhuar dhjetëra forca dhe mjete. Në operacion marrin pjesë 40 trupa të Forcave të Armatosura, 25 efektivë të shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH), katër mjete zjarrfikëse, si dhe 30 forca të bashkisë. Paralelisht me ndërhyrjen nga toka, ka nisur edhe operacioni nga ajri për shuarjen e flakëve, me synim vënien nën kontroll të situatës dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit.

Read More

Një gjykatës në shtetin amerikan të New Mexico ka urdhëruar kompaninë Meta të paguajë 567 milionë dollarë, pasi konstatoi se kompania kishte dështuar të paralajmëronte publikun për rreziqet që platformat e saj paraqesin për fëmijët. Vendimi përbën gjobën më të madhe të vendosur ndonjëherë ndaj Meta-s për çështje që lidhen me sigurinë e të miturve. Ai i shtohet një gjobe të mëparshme prej 375 milionë dollarësh në të njëjtin proces gjyqësor, duke e çuar detyrimin total financiar të kompanisë në 942 milionë dollarë. Gjykatësi Bryan Biedscheid e cilësoi Meta-n si një “shqetësim publik”, duke krahasuar ndikimin e saj me ndotjen…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale lidhur me ecurinë e punimeve në aksin rrugor Elbasan–Qafë Thanë, duke e cilësuar projektin si një investim të rëndësishëm për modernizimin e infrastrukturës në juglindje të vendit. Përmes një postimi në Facebook, Rama thekson se punimet po zhvillohen me ritme të larta dhe se investimi do të përmirësojë ndjeshëm lidhjen e Korçës dhe të gjithë rajonit të juglindjes me pjesën tjetër të Shqipërisë. “Mirëmëngjes dhe me punimet që vijojnë me ritme të larta në aksin Elbasan–Qafë Thanë, një investim që do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe gjithë juglindjes me…

Read More

Dashi – Kjo ditë sjell energji dhe dëshirë për të çuar përpara planet tuaja. Në punë mund të shfaqen mundësi të reja, ndërsa në marrëdhënie këshillohet më shumë durim dhe dëgjim ndaj partnerit. Demi – Një ditë e favorshme për të riorganizuar prioritetet dhe për t’u përqendruar te çështjet që kërkojnë stabilitet. Financat duhen menaxhuar me kujdes, ndërsa në dashuri priten momente të qeta. Binjakët – Komunikimi do të jetë pika juaj më e fortë. Mund të merrni lajme të reja ose të keni biseda të rëndësishme që ndikojnë në planet tuaja të ardhshme. Gaforrja – Do të ndiheni më të përqendruar te familja dhe çështjet personale. Është…

Read More

Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell dhe kalimeve të lehta të vranësirave, ku kthjellimet më të dukshme paraqiten në vijën bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët. Por në zonat malore do të ketë kalime të lehta të vranësirave. Sipas MeteoAlb, pas mesditës parashikohet që vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në zonat veriore dhe pjesërisht qendrore, duke krijuar mundësi për rrebeshe të përkohshme shiu në zona të izoluara. Reshjet më të fokusuara pritet të jenë në verilindje të Shqipërisë. Ndërsa zonat jugore mbeten gjatë…

Read More

Dyshimet që qarkullonin prej kohësh tashmë kanë marrë një tjetër dimension, pasi dokumente të vitit 2020 të siguruara nga gazeta britanike “The Guardian” zbulojnë një marrëveshje paraprake për krijimin e një “FIFA Super League”. Projekti u bë publik në prill të vitit 2021, kur 12 klube të mëdha evropiane njoftuan krijimin e një kompeticioni të pavarur. Nisma dështoi brenda pak orësh pas reagimeve të forta nga tifozët, institucionet politike dhe futbolli evropian. Në atë kohë, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, mbështeti qëndrimin e kreut të UEFA-s, Aleksander Ceferin, duke kundërshtuar krijimin e një lige të mbyllur jashtë strukturave ekzistuese të…

Read More

Partia Demokratike ka nxjerrë një udhëzim për strukturat e saj në të gjithë vendin, duke kërkuar organizimin e një “qëndrese qytetare” kundër projektit të qeverisë për ndryshimin e hartës administrative-territoriale. Udhëzimi është firmosur nga sekretari Organizativ i PD-së, Klevis Balliu, dhe sekretari për Pushtetin Lokal, Ylli Asllani. Në dokument theksohet se qëllimi i kësaj nisme është mbështetja e kundërshtimit qytetar ndaj projektit qeveritar për reduktimin e numrit të bashkive dhe mosmiratimin e ndryshimeve të propozuara. PD shprehet se alternativa e saj për një ndarje territoriale me 100 bashki është modeli i duhur dhe duhet të merret në konsideratë. Në udhëzim…

Read More

Virusi i Nilit Perëndimor po përhapet me ritme shqetësuese në Greqi, duke rritur shqetësimin e autoriteteve shëndetësore për përhapjen e mëtejshme të infeksionit. Gjatë javës së fundit është shënuar rritje e ndjeshme e rasteve të konfirmuara, ndërsa numri i viktimave ka arritur në gjashtë. Të gjithë personat që kanë humbur jetën ishin mbi moshën 65 vjeç. Nga të prekurit, 54 pacientë kanë shfaqur komplikacione në sistemin nervor qendror, përfshirë encefalitin, meningjitin dhe paralizën akute. Aktualisht, 20 persona vijojnë të marrin trajtim në spitale, ndërsa tetë prej tyre ndodhen në terapi intensive. Vatrat kryesore të infeksionit janë identifikuar në rajonin e…

Read More

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Wanted 36”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative. Si rezultat i ndërhyrjes, në lagjen nr. 12 të Durrësit u lokalizua dhe u vu në pranga shtetasi O. D., alias O. K., 40 vjeç. Sipas Policisë, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Venecias, në Itali, e ka dënuar…

Read More