Author: tirana

Dashi Jeta në çift do të ndikohet pozitivisht nga të gjithë planetët gjatë kësaj dite. Do të merreni vesh për çdo gjë dhe do t’i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet e vogla. Beqarët do të kenë disa takime interesante, por që nuk do të mund t’ua ndryshojnë jetën. Me financat duhet të keni kujdes, sepse gabimi më i vogël do t’ju kushtojë shtrenjtë në të ardhmen. Demi Ka shumë mundësi që marrëdhënia me partnerin tuaj të përmirësohet ndjeshëm sot. Shfrytëzojeni sa të mundni çdo moment! Beqarët do të kenë nevojë për më shumë siguri para se të fillojnë një lidhje. Prisni edhe…

Read More

Ditën e shtunë vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare përgjatë relieveve malore të vendit në orët e mesditës deri ato të pasdites. Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore të vendit në mesditë deri pasdite. Në relievet e larta malore kryesisht në veri dhe në lindje reshjet në formën e shtrëngatave në periudha tepër afatshkurtra. Era me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare…

Read More

Për një periudhë 11 vjeçare, 610 deputetë, kryebashkiakë, gjyqtarë, prokurorë apo titullar institucionesh janë referuar pranë organeve të drejtësisë dhe hetimit tatimor nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Të dhënat e ILDKP zbulojnë se nga viti 2014 deri në 2025 janë marr 2306 gjoba si masa administrative dhe janë referuar 610 subjekte pranë Prokurorisë, Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Tatimeve dhe Agjencisë së Inteligjencës Financiare. Kategoria e shkeljeve lidhet me deklarata pasurish të rreme, të paplota, ose të dorëzuara me vonesë dhe në shkelje të rregullave për konflikt interesi. Ndërsa vetëm për vitin 2025 rezultojnë 75…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e ka refuzuar ftesën për takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Hamza i është përgjigjur përmes një letre Kurtit, ku i ka thënë se qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë – se partia e tij qëndron në opozitë. Hamza ka shkruar se për shkak të dallimeve programore dhe konceptuale, PDK-ja “do ta ushtrojë përgjegjësinë e saj në opozitë, brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës”. Ndërkohë që i ka kërkuar që sot, 7 gusht, LVV-ja të ndërmarrë hapat e nevojshëm për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit. “Nga ju kërkojmë që sot,…

Read More

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në plazhe. Operacioni këtë herë ishte fokusuar në plazhin e Spilles. Gjatë operacionit janë hequr dhe sekuestruar 101 çadra dhe 202 shezlongë, ndërsa janë proceduar penalisht 2 persona, 37 dhe 71 vjeç. Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet gjatë sezonit veror.

Read More

Rrjeti SafeJournalists ka shprehur shqetësim për disa dispozita të rregullores së re të brendshme të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke vlerësuar se ato mund të krijojnë kufizime për aksesin dhe punën e gazetarëve gjatë proceseve gjyqësore. Rregullorja e re është miratuar me Vendimin nr. 49, datë 17 korrik 2026, është publikuar më 31 korrik dhe pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator 2026. SafeJournalists thekson se e njeh përgjegjësinë e GJKKO-së për garantimin e sigurisë, mbrojtjen e pjesëmarrësve në procese, ruajtjen e integritetit të gjykimeve dhe administrimin e drejtësisë, por shpreh shqetësim për…

Read More

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka deklaruar se ekonomia e eventeve ka luajtur një rol kyç në rikuperimin e turizmit gjatë muajit korrik, duke përmirësuar ecurinë e sezonit veror dhe duke rikthyer trendin pozitiv të vizitorëve të huaj. Sipas të dhënave të publikuara nga ministri, gjatë korrikut 2026 Shqipëria u vizitua nga 1,955,099 turistë të huaj, kundrejt 1,825,490 vizitorëve në të njëjtin muaj të vitit 2025. Kjo përkthehet në 129 mijë e 609 vizitorë më shumë, ose një rritje prej 7,1% në baza vjetore. Po ashtu, krahasuar me qershorin 2026, në korrik u regjistruan 608 mijë e…

Read More

Nga Ylli Manjani Nuk po ndahen toka. As pasuritë e konfiskuara të kulakëve. Nuk po ndahen e as po bashkohen shqiptarët sipas bindjeve politike. Prandaj nuk ka kuptim debati për debat që shoqëron çdo diskutim mbi reformën territoriale dhe organizimin e pushtetit vendor. Dua ta them që në fillim se, në gjykimin tim, Shqipëria nuk duhet të ketë më shumë se 30 bashki. Ironikisht, kritika politike është përqendruar pothuajse tërësisht tek interesi elektoral, ndërkohë që problemi është shumë më i thellë. Një bashki nuk fiton peshë sepse ia jep ligji. Kompetenca e saj reale buron nga njerëzit që përfaqëson. Sa…

Read More

Policia Kufitare e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Halfway”, duke goditur një rast të dhënies ndihmë emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit. Në kuadër të operacionit janë arrestuar në flagrancë dy shtetas, të cilët dyshohet se transportonin kundrejt pagesës 15 emigrantë nga vende të Afrikës, me qëllim kalimin e paligjshëm drejt Malit të Zi. Në pranga kanë rënë shtetasit E. A., 22 vjeç, dhe M. F., 19 vjeç, të dy banues në Fushë-Arrëz. Ata u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare në fshatin Vukpalaj, pranë kufirit me Malin e Zi, teksa transportonin emigrantët me një automjet tip furgon.…

Read More

Pas 13 vitesh pa pranuar asnjë anëtar të ri, Bashkimi Evropian po përballet me presion në rritje për të rifilluar procesin e zgjerimit, në një kohë kur sfidat gjeopolitike dhe konkurrenca mes fuqive të mëdha po e bëjnë këtë çështje gjithnjë e më strategjike. Megjithëse Brukseli synon të projektojë unitet dhe siguri kolektive përballë zhvillimeve ndërkombëtare, brenda Bashkimit Evropian vijojnë debatet mbi gatishmërinë e bllokut për të mirëpritur vende të reja anëtare. Liderët e vendeve kandidate kërkojnë përshpejtimin e procesit të anëtarësimit, ndërsa disa shtete anëtare shprehin rezerva lidhur me aftësinë e strukturave aktuale të BE-së dhe mbështetjen e opinionit…

Read More

Ruben Amorim ka bërë të qartë ambiciet e Milanit për sezonin e ri, duke deklaruar se objektivi i kuqezinjve duhet të jetë fitimi i titullit kampion, pavarësisht sfidave që e presin skuadrën. Nga Xhakarta, ku Milani po zhvillon fazën përgatitore, trajneri portugez u shpreh se një klub me historinë dhe prestigjin e Milanit nuk mund të vendosë objektiva më të ulëta. “Jemi Milani, nuk mund të vijmë e të themi se nuk e synojmë titullin kampion. Sigurisht që do të jetë e vështirë, sepse ka shumë punë për të bërë, por kur je në një klub të këtij niveli duhet…

Read More

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Beograd më 8 gusht, njoftoi zyra e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ende nuk ka detaje për vizitën në Beograd, por dy presidentët u takuan për herë të fundit në mes të korrikut në Kiev, në kuadër të samitit Ukrainë-Evropa Juglindore. Vuçiç gjatë qëndrimit në kryeqytetin ukrainas konfirmoi se ishte i vetmi pjesëmarrës në samit që nuk e kishte nënshkruar deklaratën e përbashkët për vazhdimin e mbështetjes politike, ushtarake, financiare dhe të sigurisë për Ukrainën, si dhe për forcimin e presionit ndaj Rusisë. Në këtë dokument, ndër të…

Read More