Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zelensky vizitë zyrtare në Serbi

10:59 / August 7, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelensky vucic 1024x565 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Beograd më 8 gusht, njoftoi zyra e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ende nuk ka detaje për vizitën në Beograd, por dy presidentët u takuan për herë të fundit në mes të korrikut në Kiev, në kuadër të samitit Ukrainë-Evropa Juglindore.

Vuçiç gjatë qëndrimit në kryeqytetin ukrainas konfirmoi se ishte i vetmi pjesëmarrës në samit që nuk e kishte nënshkruar deklaratën e përbashkët për vazhdimin e mbështetjes politike, ushtarake, financiare dhe të sigurisë për Ukrainën, si dhe për forcimin e presionit ndaj Rusisë.

Në këtë dokument, ndër të tjera, Rusia akuzohet për agresion të paligjshëm, të paprovokuar dhe të pajustifikuar ndaj Ukrainës dhe i bëhet thirrje që menjëherë t’i japë fund luftës, si dhe të tërheqë plotësisht dhe pa kushte trupat dhe pajisjet ushtarake nga i gjithë territori i Ukrainës.

Serbia e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, që nisi më 2022, por refuzon t’u bashkohet sanksioneve që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Moskës për shkak të luftës.

Edhe pse është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia për gati pesë vjet nuk ka hapur asnjë kapitull të ri negociues.

Dy muaj pas hapjes së kapitullit të fundit në negociatat për anëtarësim filloi lufta në Ukrainë, ndërsa Serbia nuk e harmonizoi politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian dhe nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë. Në atë kohë, kjo ishte arsyeja kryesore për ngecjen e negociatave të anëtarësimit, teksa ndërkohë Beogradi ka pasur përkeqësim edhe në fushën e sundimit të ligjit.

Në Beograd së fundmi ka qëndruar edhe zëvendëskryeministri i Ukrainës, Taras Kachka, i cili me Vuçiçin ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe vazhdimin e negociatave për marrëveshjen për tregti të lirë.

Një ditë para takimit me Kachkan, Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Zelensky, dhe pas bisedës ka deklaruar se Serbia dhe Ukraina “janë të vendosura për përmirësimin e marrëdhënieve përmes dialogut”.

Të dyja vendet janë kandidate për anëtarësim në BE.

Vuçiç është takuar disa herë me Zelenskyn në takime ndërkombëtare dhe po ashtu ka vizituar Ukrainën disa herë.

Olena Zelenska, bashkëshortja e presidentit ukrainas, ka qëndruar në Beograd në maj të vitit 2024, kur kishte udhëtuar së bashku me ministrin e atëhershëm të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, me ftesë të bashkëshortes së presidentit të Serbisë.

/Marrë nga Radio Evropa e Lirë

serbi vizite zelenksy
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Meta dënohet me 567 milionë dollarë për sigurinë e fëmijëve, totali i gjobave shkon në 942 milionë

08:34 / August 7, 2026

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026

Telefonata që i kushtoi 1.1 milionë euro, çifti francez bie në kurthin e mashtruesve

18:00 / August 6, 2026

Virusi i Nilit Perëndimor përhapet në Greqi, gjashtë viktima dhe dhjetëra të infektuar

14:35 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.