Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Amorim vendos objektivin: “Milani duhet të luftojë për titullin, jemi një klub që synon trofetë”

11:04 / August 7, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
amorim hd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ruben Amorim ka bërë të qartë ambiciet e Milanit për sezonin e ri, duke deklaruar se objektivi i kuqezinjve duhet të jetë fitimi i titullit kampion, pavarësisht sfidave që e presin skuadrën.

Nga Xhakarta, ku Milani po zhvillon fazën përgatitore, trajneri portugez u shpreh se një klub me historinë dhe prestigjin e Milanit nuk mund të vendosë objektiva më të ulëta.

“Jemi Milani, nuk mund të vijmë e të themi se nuk e synojmë titullin kampion. Sigurisht që do të jetë e vështirë, sepse ka shumë punë për të bërë, por kur je në një klub të këtij niveli duhet të luftosh për titullin. Do të përpiqemi ta fitojmë, duke e ditur se kualifikimi në Ligën e Kampioneve është gjithashtu shumë i rëndësishëm për klubin. Edhe në Europa League mund të bëjmë diçka të rëndësishme”, deklaroi Amorim.

Trajneri portugez foli edhe për ndryshimet në stilin e lojës së skuadrës, duke theksuar se pret përmirësime të dukshme që në miqësoren ndaj Chelsea, e programuar të zhvillohet këtë të shtunë.

“Pres që skuadra të paraqitet mirë në fazat me top të ndalur. Do të provojmë disa zgjidhje dhe do të vlerësojmë disa lojtarë, përfshirë Comotto dhe Diawara. Duhet të përmirësohemi në qarkullimin e topit dhe në duelet një kundër një, sepse nëse duam të ushtrojmë presing të lartë duhet të jemi të fortë në përballjet individuale. Kundër Chelsea dua të shoh elementë të rinj në lojën e ekipit dhe ta përgatisim skuadrën sa më mirë për ndeshjen ndaj Torinos. Në atë sfidë do të jemi një skuadër ndryshe, me një identitet të qartë loje. Megjithatë, nuk jemi ende perfektë”, u shpreh ai.

Në fund, Amorim komentoi edhe merkaton, duke lënë të kuptohet se ditët në vijim do të jenë vendimtare për përbërjen e skuadrës.

“Javën e ardhshme do të më duhet të marr vendime. Grupi është i madh dhe kemi arritur në një moment ku më duhet të mbledh sa më shumë informacione për të bërë zgjedhjet e duhura”, përfundoi trajneri i Milanit.

amorim milan objektiv titull
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Luftë” me Infantinon, FSHF publikon letrën e presidentit Duka në FIFA: Tërhiqemi nga…

17:00 / August 6, 2026

‘The Guardian’ zbulon: Si punonte Infantino me klubet më të rëndësishme për projektin e Super League të FIFA

15:00 / August 6, 2026

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

10:30 / August 6, 2026

Hajdutët i grabisin çantën me sendet personale në tren, Igli Tare e rimerr pas ndërhyrjes së policisë

10:51 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.