Author: tirana

Virusi i Nilit Perëndimor po përhapet me ritme shqetësuese në Greqi, duke rritur shqetësimin e autoriteteve shëndetësore për përhapjen e mëtejshme të infeksionit. Gjatë javës së fundit është shënuar rritje e ndjeshme e rasteve të konfirmuara, ndërsa numri i viktimave ka arritur në gjashtë. Të gjithë personat që kanë humbur jetën ishin mbi moshën 65 vjeç. Nga të prekurit, 54 pacientë kanë shfaqur komplikacione në sistemin nervor qendror, përfshirë encefalitin, meningjitin dhe paralizën akute. Aktualisht, 20 persona vijojnë të marrin trajtim në spitale, ndërsa tetë prej tyre ndodhen në terapi intensive. Vatrat kryesore të infeksionit janë identifikuar në rajonin e…

Read More

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Wanted 36”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative. Si rezultat i ndërhyrjes, në lagjen nr. 12 të Durrësit u lokalizua dhe u vu në pranga shtetasi O. D., alias O. K., 40 vjeç. Sipas Policisë, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Venecias, në Itali, e ka dënuar…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me dokumentin “Besa”, të cilin e ka prezantuar si qasjen e re të punës për mandatin e katërt qeverisës. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka përmbledhur kuptimin e kësaj nisme me katër fjalë kyçe: “Besim, Empati, Shërbim dhe Angazhim”. Sipas Ramës, këto katër parime do të shërbejnë si bazë e metodës së re të punës së qeverisë gjatë mandatit të katërt.

Read More

Një argjendari u grabit pasditen e të mërkurës në zonën e Paskuqanit, në Kamëz. Policia dhe Prokuroria dyshojnë se vlera e argjendarisë së vjedhur kap shifrën e 1.5 milionë lekëve të reja. Burime pranë Komisariatit numër 5 i thanë gazetares Anila Hoxha se ka dyshime që njëri nga grabitësit mund të jetë paraqitur më herët si klient për të ezauruar dhe kuptuar se çfarë kishte në argjendarinë e sulmuar ditën e kaluar në Kamëz. Teksa vijojnë hetimet, dyshohet se në grabitje morën pjesë 2 shtetas, që të dy të maskuar. Këtë të dhënë e tregojnë kamerat e sigurisë që janë…

Read More

Rreth 50 milionë njerëz mund të përballen me uri akute deri në fund të vitit 2027 si pasojë e fenomenit klimatik El Niño, i cili po zhvillohet me ritme të shpejta. Paralajmërimi vjen nga Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP), bazuar në parashikimet më të fundit klimatike. Sipas raportit, kjo shifër i shtohet rreth 225 milionë njerëzve në 45 vende që tashmë jetojnë në kushte të pasigurisë së rëndë ushqimore, si rezultat i thatësirave të zgjatura në disa pjesë të Afrikës dhe rritjes së çmimeve të ushqimeve, të ndikuara edhe nga konflikti në Lindjen e Mesme. WFP vlerëson se…

Read More

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për të vijuar bisedimet me partitë politike, duke mos paraqitur një emër për postin e kryeparlamentarit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kurti tha se pas certifikimit të rezultateve kanë nisur takimet me subjektet politike dhe se nevojitet më shumë kohë për arritjen e marrëveshjeve. Ai u shpreh se diskutimet lidhen jo vetëm me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por edhe me çështje të tjera institucionale, përfshirë zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm. “Urime detyra e përfaqësuesve të popullit. Ju dëshiroj punë të mbarë dhe suksese në legjislaturën e 11. Menjëherë pas certifikimit…

Read More

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se deklaratat përmbyllëse në gjyqin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, do të mbahen më 10, 11 dhe 14 shtator. Pesë të akuzuarit përballen me akuza për pengim të drejtësisë, të lidhura me pretendimet se, gjatë periudhës prill–nëntor 2023, kanë ndikuar te dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria në procesin gjyqësor për krime lufte kundër Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ndaj Hashim Thaçit janë ngritur tri akuza për tentim…

Read More

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper kanë bërë që të gjithë të dyshojnë se mund të jenë martuar në fshehtësi, pasi janë parë në Paris duke mbajtur unaza që duken si unaza martese. Por ngrihen pikëpyetje, kur dhe ku e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre? Çifti mori pjesë në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce më 3 korrik dhe në atë kohë nuk u panë me unaza martese. Besohet se dyshja mund të jenë martuar javën e kaluar në New York. Një burim i tha The Sun se çifti organizoi një darkë në New York javën e kaluar, e cila…

Read More

Në Shqipëri deri në qershor 2026 rezultojnë se janë të regjistruar gati 40 mijë shtetas të huaj, ku më shumë se gjysma e tyre po qëndrojnë në vend për të punuar. Konkretisht, sipas të dhënave të Policisë së Shtetit për Monitor deri më 30 Qershor 2026 janë regjistruar gjithsej 38,712 leje qëndrimi të miratuara për shtetasit e huaj. Sipas shtetësisë, numrin më të lartë të lejeve e kanë shtetasit e Kosovës me 7,302 leje duke përbërë rreth 19% të totalit të lejeve aktive të qëndrimit. Pas tyre, numrin më të lartë e përbëjnë shtetasit nga Italia me 4,332 leje qëndrimi…

Read More

NATO po punon për të siguruar mbrojtjen ajrore që Ukraina “ka nevojë urgjente”, pas rritjes së sulmeve ruse me raketa balistike dhe mungesës së interceptorëve Patriot. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka deklaruar se aleatët po punojnë për forcimin e mbrojtjes së Ukrainës, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Rusia po përgatitet të rrisë ndjeshëm prodhimin e raketave përpara dimrit. Paralajmërimet vijnë pas një sulmi rus gjatë natës të së mërkurës, ku Moska lëshoi 24 raketa balistike ndaj Ukrainës. Sipas forcave ajrore ukrainase, mbrojtja ajrore arriti të rrëzonte dhjetëra dronë, por nuk mundi të ndalonte asnjë prej raketave balistike. Zelensky u…

Read More

Kuvendi i Kosovës mban seancën konstituive, vetëm një ditë para përfundimit të afatit kushtetues, pas zgjedhjeve të 7 qershorit të këtij viti. Takimi ndërmjet kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk rezultoi me një marrëveshje për krijimin e inistitucioneve të reja. Kurti insiston që posti i Presidentit të mos i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës, por të jetë një emër jopolitik. Dështimi për ta zgjedhur Presidentin e ri të vendit në dy muajt e ardhshëm do ta çonte vendin drejtpërdrejt në zgjedhje të parakohshme parlamentare, që do të ishin të katërtat në dy vjet.

Read More

Futbolli shqiptar është në zi pas ndarjes nga jeta të Besnik Çotës, një prej figurave më të spikatura në historinë e KF Sopotit. Ish-kapiteni dhe ish-trajneri i ekipit nga Librazhdi u shua në moshën 56-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Çota ndërroi jetë në një spital në Tiranë, ku prej kohësh po trajtohej. Ai vuante prej vitesh nga probleme të rënda shëndetësore dhe i ishte nënshtruar edhe trajtimit me dializë. Lajmi ka prekur thellë familjen, miqtë, ish-bashkëlojtarët, tifozët dhe të gjithë komunitetin sportiv të Librazhdit. Përveç kontributit të madh në fushën e blertë, ai do…

Read More