Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me dokumentin “Besa”, të cilin e ka prezantuar si qasjen e re të punës për mandatin e katërt qeverisës.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka përmbledhur kuptimin e kësaj nisme me katër fjalë kyçe: “Besim, Empati, Shërbim dhe Angazhim”.
Sipas Ramës, këto katër parime do të shërbejnë si bazë e metodës së re të punës së qeverisë gjatë mandatit të katërt.

