Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kapet në Durrës 40-vjeçari i kërkuar nga Italia, ishte dënuar me mbi 11 vite burg për trafik droge

14:16 / August 6, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
durres sd 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Wanted 36”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative.

Si rezultat i ndërhyrjes, në lagjen nr. 12 të Durrësit u lokalizua dhe u vu në pranga shtetasi O. D., alias O. K., 40 vjeç.

Sipas Policisë, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Venecias, në Itali, e ka dënuar me 11 vjet e 1 muaj burg për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi dhe mbajtja e dokumenteve të rreme”.

Nga ky dënim, 40-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet e 15 ditë burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, 1.5 milionë lekë flori të vjedhura, një nga autorët dyshohet se ishte paraqitur më parë si klient

12:55 / August 6, 2026

Situata me zjarret/ Mbrojtja Civile: Janë raportuar 28 vatra zjarri, 5 mbeten aktive

10:26 / August 6, 2026

Zjarret, 5 vatra aktive në vend! Në Mallakastër flakët drejt disa fshatrave

10:15 / August 6, 2026

Senati amerikan konfirmon Eric P. Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri

08:14 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.