Author: tirana

Georgina Rodriguez ka reaguar pas kritikave të shumta që morën fotot e saj me rroba banje, duke u shprehur se vlera e një personi nuk duhet të përcaktohet nga pamja fizike apo opinionet e të tjerëve. Influencuesja publikoi sërish disa foto me bikini, përfshirë edhe ato që kishin shkaktuar reagime në rrjet, ndërsa iu drejtua komenteve negative për trupin e saj. “Trupi im do të ndryshojë, siç ndryshojnë të gjithë trupat e grave. Dhe shpresoj që kjo të vazhdojë të ndodhë për shumë vite që do të vijnë, sepse kjo do të thotë që unë jam ende gjallë”, u shpreh…

Read More

Propozimi i Partisë Socialiste për hartën e re administrativo-territoriale, që parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, i është dërguar zyrtarisht kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiakë që preken nga ndryshimet. Në dokumentin e shpërndarë kërkohet që drejtuesit vendorë të paraqesin një qëndrim të argumentuar lidhur me propozimin, i cili parashikon shkrirjen e disa bashkive dhe bashkimin e tyre me njësi të tjera vendore. Kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë duhet të argumentojnë kundërshtimet ose të paraqesin propozime alternative. Sipas ligjit, ata kanë 60 ditë afat për të kthyer përgjigjet e tyre. Gjatë kësaj periudhe, procesi duhet…

Read More

Një dron i pajisur me eksploziv është gjetur pranë një avioni transporti ukrainas në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, duke shkaktuar pezullimin e përkohshëm të trafikut ajror gjatë natës. Sipas raportimeve, pajisja u zbulua pranë një avioni ukrainas të tipit Antonov. Droni kishte të bashkangjitur lëndë shpërthyese dhe një detonator, por shpërthimi nuk ndodhi pasi mekanizmi i ndezjes ishte dëmtuar. Për neutralizimin e pajisjes ndërhyri një robot i specializuar për çaktivizimin e bombave. Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për rastin, ndërsa në proces janë përfshirë edhe hetues të NATO-s. Aeroporti i Leipzig/Halle, një nga qendrat kryesore logjistike për transportet drejt Ukrainës,…

Read More

Prej afro 48 orësh, flakët vijojnë të përfshijnë sipërfaqe të mëdha me pyll me pisha në fshatin Ribaj, në Bashkinë e Mallakastrës. Zjarri, i cili nisi në mëngjesin e ditës së djeshme, ka avancuar në drejtim të fshatit Lofkënd, duke djegur dhjetëra hektarë pyje dhe bimësi. Gjatë ditës së djeshme, në terren u angazhuan forca të shumta zjarrfikëse, ndërsa operacioni u mbështet edhe nga ajri me dy helikopterë. Në orët e mbrëmjes, flakët u konsideruan nën kontroll, por gjatë natës vatra u riaktivizua. Sot, në ndihmë të forcave në terren është angazhuar edhe avioni Air Tractor AT-802F Fire Boss, i…

Read More

Një pjesë e raketës Falcon 9 të kompanisë SpaceX dyshohet se është përplasur me sipërfaqen e Hënës. Bëhet fjalë për segmentin e sipërm të raketës, me peshë rreth 4 mijë kilogramë, i cili u shkëput në hapësirë sipas planit pas lëshimit vitin e kaluar. Megjithatë, ai përfundoi në një trajektore të paqëllimshme përplasjeje me Hënën. Përplasja, e cila pritej të ndodhte rreth orës 07:35 BST, do të konfirmohet nga teleskopë të specializuar që po monitorojnë ngjarjen. Për shkak të distancës dhe kushteve të vëzhgimit, nuk ka pamje të drejtpërdrejta të momentit të goditjes. Zëdhënësi i NASA-s, Jimi Russell, deklaroi se…

Read More

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e kësaj të mërkure në zonën e fshatit Penkovë, në Bashkinë e Selenicës. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shpërthyer fillimisht në një pyll me pisha dhe, të favorizuara nga era, janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë pjesërisht edhe një varrezë automjetesh pranë zonës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe shmangien e përhapjes së flakëve në sipërfaqe të tjera. Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar. Autoritetet pritet të kryejnë vlerësimin e dëmeve, ndërsa shkaku i zjarrit mbetet…

Read More

Avokati Plarent Ndreca ka kundërshtuar Udhëzimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Rregulloren e re të Sigurisë së Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke i kërkuar Dhomës Kombëtare të Avokatisë të ndërhyjë institucionalisht kundër tyre. Sipas Ndrecës, këto akte vendosin kufizime që prekin ushtrimin e profesionit të avokatit, lirinë e medias dhe transparencën e proceseve gjyqësore, raporton gazetarja Anila Hoxha. Në Memorandumin nr. 2, ai argumenton se, për herë të parë, po vendosen kufizime që nuk janë parashikuar nga ligjvënësi, por po krijohen përmes akteve administrative të organeve të qeverisjes së sistemit gjyqësor dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga operacionet për shuarjen e zjarreve në vend, duke bërë të ditur se në ndihmë të forcave në terren ka nisur aktivitetin edhe avioni i parë zjarrfikës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e cilësoi muajin gusht si një periudhë sfiduese për shkak të vatrave aktive të zjarrit, ndërsa theksoi se Shqipëria është më e përgatitur se më parë për përballimin e situatave të tilla. “Avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin si forcë e shtuar e këtij gushti sfidues, i cili na gjen më të fortë e të përgatitur se…

Read More

Një incident i pakëndshëm i ka ndodhur ish-drejtorit sportiv Igli Tare gjatë kthimit nga Milano për në Romë, pasi mori pjesë në funeralin e legjendës së futbollit Franco Baresi. Sipas raportimeve të publikuara në rrjetet sociale, Tare u bë objekt i një vjedhjeje gjatë udhëtimit me tren. Një person i panjohur dyshohet se përfitoi nga një moment pakujdesie për t’i marrë çantën personale, në të cilën ndodheshin sende me vlerë dhe dokumente të rëndësishme. Menjëherë pas mbërritjes në stacionin Termini në Romë, Tare denoncoi rastin pranë autoriteteve. Sipas të njëjtave raportime, policia ndërhyri menjëherë, arriti të identifikojë dhe të ndalojë…

Read More

Influenceri meksikan i rrjeteve sociale, Cesar Gastelum, është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në TikTok jashtë një restoranti të ushqimit të shpejtë në qytetin Culiacán, Meksikë. Sipas autoriteteve lokale, Gastelum, i cili numëronte afro 600 mijë ndjekës në TikTok dhe ishte i njohur për videot e tij komike, ndodhej me disa miq kur dy persona me motoçikletë, të pajisur me helmeta, iu afruan. Pamjet tregojnë momentin kur njëri prej autorëve hap zjarr në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend. Një zyrtar i sigurisë në shtetin Sinaloa konfirmoi vdekjen e Gastelum dhe bëri të ditur se…

Read More

Sipas Prokurorisë, hetimet nisën pas sigurimit të informacioneve operative mbi funksionimin e një call center-i të paligjshëm në zonën e Zallit, Selitë, në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e dyshuara, u konstatua prania e të akuzuarve dhe punonjësve të tjerë, të sistemuar në poste pune të organizuara si zyra. Nga hetimet ka rezultuar se Klaudio Sulejmëni dhe Franko Karemani rekrutonin punonjës dhe i trajnonin për zbatimin e një skeme mashtrimi të njohur si “Recovery”. Sipas organit të akuzës, ata kontaktonin me telefon shtetas të huaj, të cilët më parë kishin humbur para në investime ose në skema të…

Read More

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nuk kanë arritur marrëveshje politike gjatë takimit të tyre më 4 gusht. Megjithatë, si Kurti, ashtu edhe Abdixhiku paralajmëruan se bisedimet do të vazhdojnë me qëllim që të arrihet një marrëveshje për krijimin e institucioneve të Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 7 qershorit. Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut, që zgjati mbi tri orë, u zhvillua dy ditë para seancës konstituive të legjislaturës së njëmbëdhjetë. “Marrëveshje politike nuk kemi. Diskutuam për qasje të ndryshme, për mundësitë që i kemi…

Read More