Author: tirana

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se në datat 6 dhe 7 gusht, nga ora 00:00 deri në 04:30, do të ketë bllokim të përkohshëm të dy korsive në drejtimin Durrës-Tiranë, për shkak të punimeve për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës. Sipas ARRSH-së, gjatë këtij intervali do të kryhet montimi i trarëve metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit. Trafiku nga Durrësi drejt Tiranës, Aeroportit “Nënë Tereza” dhe Kosovës do të devijohet përmes rampave të autostradës Thumanë-Kashar. Automjetet me destinacion aeroportin dhe Kosovën do të vijojnë lëvizjen në autostradën Kashar-Thumanë, ndërsa mjetet që shkojnë drejt Tiranës do të kalojnë në rrugën…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar paralajmërime të reja ndaj Iranit, duke deklaruar se Uashingtoni do të reagojë ashpër nëse Ngushtica e Hormuzit nuk rihapet brenda një kohe të shkurtër. Në një intervistë për Fox News, Trump u shpreh se SHBA-ja “do ta godasë shumë fort” Iranin nëse rruga strategjike detare nuk hapet “shumë shpejt”. Megjithatë, ai theksoi se negociatat me Teheranin po ecin në drejtimin e duhur dhe se pala iraniane dëshiron një marrëveshje që do t’i japë fund tensioneve të muajve të fundit. Nga ana tjetër, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se është…

Read More

Vatra e zjarrit në fshatin Riban, në Bashkinë Mallakastër, është përhapur ndjeshëm gjatë natës, duke marrë përmasa shqetësuese. Aktualisht, flakët paraqesin rrezik të lartë për t’u përhapur drejt masivit pyjor të fshatit Lofkënd. Avioni zjarrfikës Air Tractor AT-802 Fire Boss me numrin operacional 833 i bashkohet operacionit për shuarjen e zjarrit ne Riban. Ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Mallakastër rinisi sot në mëngjes pasi gjatë gjithë ditës së djeshme bashkë me forcat në terren u vunë në punë edhe helikopterët. Por me këta të fundit nuk u arrit shuarja dhe vënia nën kontroll e vatrave të zjarrit…

Read More

Çmimet e karburanteve në pikat e furnizimit në vend kanë shënuar një ulje për naftën, benzinën dhe gazin. Këtë të mërkurë nafta zbret në 199 lekë/litër Nga fotografia e siguruar, në një pikë karburanti “Shell”, çmimet e afishuara janë: nafta FuelSave Diesel 199 lekë/litër, V-Power Diesel 222 lekë/litër, benzina FuelSave Unleaded 189 lekë/litër, V-Power Racing 215 lekë/litër, ndërsa gazi AutoGas LPG tregtohet me 69 lekë/litër.

Read More

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e një jete është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Vloçisht. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 01:00, një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi 26 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin 27 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i automjetit “Benz”, 26-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, të lënduar kanë mbetur drejtuesi i automjetit “Audi” dhe një pasagjer që udhëtonte në të njëjtin mjet. Të dy janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore…

Read More

Dashi – Energjia juaj do të jetë e lartë dhe do të ndiheni të motivuar për të përfunduar detyrat e lëna pezull. Në dashuri, tregohuni më të duruar me partnerin, ndërsa beqarët mund të marrin një surprizë të këndshme. Demi – Fokusohuni te çështjet financiare dhe shmangni shpenzimet e panevojshme. Në punë mund të merrni një lajm pozitiv, ndërsa në familje mbizotëron një atmosferë e qetë. Binjakët – Komunikimi do të jetë arma juaj më e fortë. Është një ditë e favorshme për takime, negociata dhe sqarime. Në aspektin sentimental, mos lini vend për keqkuptime. Gaforrja – Intuita do t’ju ndihmojë të merrni vendime të rëndësishme. Kujdesuni më…

Read More

Territori shqiptar përgjatë gjithë 24-orëshit do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku në orët e para të mëngjesit dhe të mesditës parashikohet që kthjellimet të mbizotërojnë në të gjithë vendin tonë. Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës sjell kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në skajin verilindor dhe juglindor të Shqipërisë. Pritet që vija bregdetare, edhe përgjatë pasdites, të dominohet kryesisht nga kthjellimet. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në vlerat minimale dhe maksimale, duke luhatur vlerat ditore nga 15°C, temperatura më e ulët e shënuar…

Read More

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar një fundjavë me temperatura ekstreme në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin edhe për rrezikun e shtuar të zjarreve në pyje. Sipas njoftimit, Instituti i Gjeoshkencave ka informuar Mbrojtjen Civile për një rritje të ndjeshme të temperaturave dhe të rrezikut nga zjarret gjatë periudhës 29 korrik – 2 gusht 2026, me kulmin e situatës që pritet të regjistrohet ditën e diel. Qarqet me nivelin më të lartë të rrezikut janë Tirana, Elbasani, Fieri, Berati, Vlora dhe Gjirokastra, ku pritet të regjistrohen temperaturat më të larta dhe kushte që favorizojnë përhapjen e zjarreve. Për…

Read More

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Labinot Bislimi, u shpreh për ABC News se Partia Demokratike mund të kundërshtojë çështje mbi problemet e brendshme politike në Shqipëri, por nuk mund të kundërshtojë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Nuk e di se cili është synimi i tyre, por është e qartë se këto pozicionime nuk i shërbejnë as Shqipërisë dhe as Kosovës. Shqipëria nuk guxon në asnjë krah të vetin politik të renditet kundër aleatëve tanë, amerikanëve. Opozitën duhet ta bëjë në çështjet e brendshme shqiptare, jo kundër aleateve tanë dhe aq më tepër…

Read More

Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë ka publikuar listën preliminare me 13 227 viktima të luftës, ku përfshihen të vrarët, personat e zhdukur me dhunë dhe ata që humbën jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë luftës. Sipas raportit, në listë janë përfshirë personat që kanë lindur, jetuar ose kanë pasur vendbanim në Kosovë gjatë luftës dhe që janë vrarë, janë zhdukur ose kanë humbur jetën si pasojë e drejtpërdrejtë e ngjarjeve të lidhura me luftën. Të dhënat tregojnë se 11 408 persona u vranë si rezultat i drejtpërdrejtë i veprimeve të luftës, përfshirë vrasje, ekzekutime,…

Read More

Tre zjarrfikës kanë humbur jetën në dy ngjarje të ndryshme gjatë operacioneve për shuarjen e zjarreve që po përfshijnë disa rajone të Greqisë. Sipas Shërbimit Zjarrfikës grek, dy efektivë, 25 dhe 58 vjeç, humbën jetën në zonën e Rethymnos, në ishullin e Kretës. Të dhënat paraprake tregojnë se ata po ndërhynin në një zonë të izoluar kur u rrethuan nga flakët, ndërsa më vonë autoritetet gjetën automjetin e tyre tërësisht të djegur. Dy zjarrfikës të tjerë mbetën të plagosur gjatë operacionit dhe po marrin trajtim në spital. Sipas autoriteteve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Viktima e tretë u regjistrua…

Read More

Siguria publike, mbarëvajtja e sezonit turistik dhe menaxhimi i situatave të zjarreve kanë qenë në fokus të takimit që ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi me 12 prefektët e qarqeve të vendit. Gjatë mbledhjes u diskutuan prioritetet e punës për muajt në vijim, ndërsa ministri kërkoi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e pranisë në terren, me synim reagim më të shpejtë dhe zgjidhje efektive për problematikat që prekin qytetarët. Vëmendje të veçantë mori funksionimi i Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike. Lamallari u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse të angazhohen më shumë në punën e tyre, duke theksuar se…

Read More