Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive. Përmes koordinimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturave, njësive të qeverisjes vendore dhe Forcave të Armatosura – në operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre janë angazhuar 64 automjete zjarrfikëse, 631 forca operacionale, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore. Në zonën e Dajtit vijon puna për shuarjen e zjarrit, me angazhimin e forcave të MZSH-së dhe ADZM-së si dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura. Në mbështetje të operacionit po vepron avioni “Air…
Author: tirana
SHBA ka ekstraduar drejt Shqipërisë, me Charter Flight, Sokol Hoxhën, vrasësin e trefishtë i cili për 30 vite ishte në arrati. Duke iu referuar burimeve të sigurta, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton më tej se dorëzimi i Hoxhës vjen në kohën kur për të shumë kërkuarin e drejtësisë po kryejnë hetime edhe britanikët që i kanë revokuar pasaportën britanike, të cilën ja kishin lëshuar rreth viteve 2000, me identitetin Hysen Gashi, një identitet me të cilin hyri më vonë në Amerikë. E po ashtu pas arrestimit të të kërkuarit në SHBA, autoritetet shqiptare të drejtësisë kanë nisur komunikimin…
Kapiteni i një cisterne nafte ka raportuar se ka dëgjuar dy shpërthime teksa anija po kalonte në Ngushticën e Hormuzit, pranë brigjeve të Sulltanatit të Omanit. Njoftimi u bë nga Zyra Britanike e Operacioneve të Tregtisë Detare (UKMTO), e cila monitoron sigurinë e lundrimit në rajon. Sipas UKMTO, incidenti ndodhi rreth 9 milje detare (16 kilometra) në juglindje të Kumzarit, në Oman. Autoritetet bënë të ditur se ekuipazhi dhe anija janë të sigurt, ndërsa nuk është raportuar asnjë dëmtim i mjetit lundrues apo ndotje e mjedisit. Ngjarja vjen në një periudhë tensionesh të larta në Ngushticën e Hormuzit, një nga…
Gjatë valës së të nxehtit këtë verë me temperatura rekord në Evropën Perëndimore, 65 përqind e të rriturve u ankuan se qëndronin zgjuar për tre ose më shumë orë në natë në vend që të flinin, sipas një ankete të kryer në Britaninë e Madhe. Çrregullimet e gjumit janë një pasojë e pashmangshme e verave më të gjata dhe më të nxehta të shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt, me temperatura që rriten më shumë se dy herë më shpejt se mesatarja botërore, kështu që është bërë një nga vatrat më të mëdha të fenomenit të…
Mbrojtja Civile bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive. Sipas Mbrojtjes Civile, puna vijon në zonën e Dajtit, në Mallakastër dhe në qarkun Elbasan, ku situata paraqitet nën kontroll ose drejt izolimit. Ndërkohë në Mallakastër, raportohet se janë evakuar përkohësisht katër familje për arsye sigurie. Ndërkohë, vatrat në Kostren (Berat), Pocest (Dibër) dhe në zonën Stegopull–Selckë e Levenishtë (Gjirokastër) janë shuar dhe mbahen në monitorim. Nga zjarret raportohet se janë prekur rreth 34.5 hektarë me barishte, shkurre, pisha dhe pyll të përzier. Njoftimi i Agjencia Kombëtare të…
Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar sot Eric P. Wendt si ambasador të ri të SHBA-së në Shqipëri. Sipas rezultatit zyrtar të publikuar nga Senati amerikan, kandidatura e Wendt u miratua me 50 vota pro dhe 44 kundër. Votimi u zhvillua në seancë plenare të Senatit dhe përbën miratimin përfundimtar të emërimit të tij për postin e ambasadorit në Tiranë. Pas votimit të sotëm në Senat, hapi i fundit formal është nënshkrimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, i cili do të finalizojë emërimin e Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri. Wendt është një Gjeneral i lartë i…
Dashi – Një ditë me energji të lartë, ku mund të ndjeni dëshirën për të marrë iniciativa të reja. Në punë shmangni nxitimin dhe dëgjoni më shumë mendimet e të tjerëve. Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të sjellë më shumë afërsi. Demi – Mund të ndiheni më të fokusuar te çështjet financiare dhe planet afatgjata. Është një ditë e mirë për të rishikuar vendimet dhe për të treguar durim. Në marrëdhënie, stabiliteti dhe mirëkuptimi do të jenë të rëndësishëm. Binjakët – Komunikimi do të jetë pika juaj më e fortë sot. Mund të merrni lajme ose propozime interesante. Shfrytëzoni kreativitetin, por mos lini pas…
Deri në orët e mesditës vendi ynë parashikohet të jetë i gjithi nën dominimin e motit të qëndrueshëm, duke sjellë intervale të gjata me diell në një pjesë të mirë të territorit dhe kalime të lehta të vranësirave në zonat malore. Sipas MeteoAlb, parashikohet që në orët vijuese të ketë shfaqje të vranësirave kalimtare në vendin tonë, ku më të fokusuara pritet të jenë në shtrirjen lindore dhe në qytetet e zonës së ulët. Përgjatë pasdites, në gjysmën lindore të Shqipërisë, parashikohet që në zona të izoluara të kemi prezente rrebeshe të izoluara shiu. Temperaturat e ajrit do të pësojnë…
Në kulmin e sezonit turistik dhe në fillim të muajit gusht, euro ka zbritur në nivelin më të ulët të regjistruar në vitet e fundit në tregun valutor shqiptar. Flukset e larta të valutës që hyjnë në vend nga turistët, emigrantët dhe aktiviteti sezonal kanë rritur ofertën e euros në treg, duke ushtruar presion mbi kursin e këmbimit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 93.28 lekë, niveli më i ulët i regjistruar deri më tani. Monedha europiane blihet me 92.97 lekë dhe shitet me 93.61 lekë, ndërsa në disa pika të këmbimit valutor po blihet edhe…
Një argjendari në zonën e Paskuqanit është grabitur ditën e sotme nga persona ende të paidentifikuar, të cilët dyshohet se kanë vepruar nën kërcënimin e armëve të zjarrit. Sipas burimeve, dy autorët e dyshuar të grabitjes kanë lëvizur me motor pas kryerjes së ngjarjes. Deri në këto momente nuk ka informacion nëse nga grabitja ka mbetur ndonjë person i lënduar. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të grabitjes.
Një pjesë e raketës Falcon 9 të kompanisë SpaceX, e cila kishte mbetur në orbitën hënore që prej vitit të kaluar, është përplasur me shpejtësi të lartë në sipërfaqen e Hënës. Megjithëse konfirmimi përfundimtar i impaktit pritet pas analizave të mëtejshme, ngjarja ka rikthyer në qendër të vëmendjes diskutimet mbi menaxhimin e mbeturinave hapësinore dhe rrezikun e grumbullimit të objekteve të pakontrolluara në orbitë. Objekti, me përmasa të ngjashme me një autobus shkolle dhe me peshë rreth katër tonë, ishte faza e dytë e një rakete Falcon 9, e cila në janar të vitit 2025 transportoi drejt Hënës një mjet…
Përveç administrimit të shërbimit të integruar të sterilizimit, Operatori Publik i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit do të marrë nën administrim edhe dy shërbime të tjera të rëndësishme kombëtare në sistemin shëndetësor, kontratat koncesionare të të cilave përfundojnë gjatë këtij viti. Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala ka inspektuar ambientet logjistike të këtij operatori, duke vlerësuar se po ndërtohet një model i ri publik për menaxhimin e shërbimeve mbështetëse të sistemit shëndetësor. Kontratat koncesionare në shëndetësi, të lidhura në vitin 2015, kanë pasur një afat 10-vjeçar dhe një kosto totale prej qindra milionë eurosh. Kontrata e sterilizimit, me vlerë rreth 150…