Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të raportit të monitorimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) për muajin qershor 2026, i cili tregon se opozita ka pasur më shumë hapësirë mediatike se Partia Socialiste në edicionet kryesore informative. Përmes një postimi në Facebook, Rama e cilësoi raportin si një provë që, sipas tij, rrëzon pretendimet se Shqipëria funksionon si një regjim apo autokraci. Ai tha se vendosi t’i publikojë shifrat për të treguar, sipas tij, realitetin përballë perceptimeve të krijuara në debatet politike. “Këto dy pasqyra, të cilat vijojnë të tregojnë me fakte kokëforta të bazuara në matje, jo…

Read More

Një ngjarje tragjike ka tronditur këtë të martë fshatin Domen, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës, ku një 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur, vetëm 1 dhe 3 vjeç, humbën jetën pasi banesa ku ndodheshin u përfshi nga flakët. Sipas Policisë, zjarri ka rënë rreth orës 13:10, në momentin kur në banesë ndodheshin vetëm nëna me dy fëmijët. Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, asnjëri prej tyre nuk mundi të shpëtonte. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi që ndodhej në banesën e vjetër të familjes Çela. Në vendngjarje…

Read More

Policia Kufitare e Sarandës ka vijuar kontrollet në hapësirën detare për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë gjatë sezonit turistik, me fokus të veçantë mjetet lundruese turistike, skafet dhe jet ski-t. Në kuadër të planit operacional të zhvilluar nga strukturat policore, kontrollet janë përqendruar në zonën detare nga Qeparoi deri në Katoet, ku gjatë këtij sezoni operojnë rreth 350 mjete lundruese turistike aktive. Gjatë verifikimeve të kryera deri më tani, Policia Kufitare ka evidentuar një sërë shkeljesh dhe ka vendosur 20 masa administrative, me vlera të ndryshme në varësi të problematikave të konstatuara. Shkeljet lidhen kryesisht me mosmbajtjen e dokumentacionit të…

Read More

Qeveria po përgatit një paketë të re masash për rritjen e sigurisë rrugore, e cila parashikon rishikimin e kufijve të shpejtësisë në rrjetin kombëtar dhe zgjerimin e monitorimit elektronik të drejtuesve të automjeteve përmes kamerave dhe sistemeve inteligjente të lidhura me Qendrën e Kontrollit dhe Menaxhimit të Trafikut. Masat janë pjesë e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planit të saj të veprimit, të publikuar në Fletoren Zyrtare. Sipas dokumentit, gjatë periudhës 2027–2029 do të vendosen kamera për matjen e shpejtësisë dhe sinjalistikë inteligjente në pika të përzgjedhura të rrjetit rrugor, me synim forcimin e kontrollit dhe uljen e…

Read More

Procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi ka vijuar këtë të martë, ku gjatë seancës Meta hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj tij, duke pretenduar se prokuroria ka paraqitur një version të shtrembëruar të çështjes dhe duke kërkuar dëgjimin e disa dëshmi Meta akuzoi organin e akuzës për manipulim të fakteve dhe ritheksoi kërkesën që kryeministri Edi Rama të thirret për të dëshmuar në gjykatë. Ai deklaroi se lista e dëshmitarëve është dorëzuar me shkrim që në seancën e kaluar dhe synon, sipas tij, zbardhjen e plotë të së vërtetës. Gjatë fjalës së tij, Meta pretendoi se…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, ka bërë publik një rast të referuar së fundmi në SPAK që lidhet me përdorimin e dokumenteve të falsifikuara, të paraqitura si të lëshuara nga autoritetet shqiptare, për realizimin e operacioneve fiktive të zhdoganimit dhe eksportit nga vendet e Bashkimit Europian. “Dogana Shqiptare ka referuar në SPAK një çështje që lidhet me përdorimin e dokumenteve të falsifikuara, të paraqitura si të lëshuara nga autoritetet shqiptare, për realizimin e operacioneve fiktive të zhdoganimit dhe eksportit nga vendet e Bashkimit Europian. Duke qenë se në këtë skemë janë përdorur materiale të ngjashme me ato zyrtare…

Read More

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump, pritet të zhvillojnë vizitën e tyre të parë në Kiev, në kuadër të nismave diplomatike që synojnë avancimin e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Vizita vjen pas takimit të zhvilluar së fundmi në Uashington mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, takim që konsiderohet një pikë kthese në marrëdhëniet mes dy vendeve pas muajsh tensionesh dhe debatesh mbi mbështetjen amerikane për Kievin. Sipas burimeve pranë dy liderëve, Zelensky ka argumentuar se vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën është…

Read More

Punishtet tradicionale të glikos në Përmet po tërheqin gjithnjë e më shumë interesin e specialistëve ndërkombëtarë, të cilët i vlerësojnë si një pasuri të çmuar të trashëgimisë ushqimore shqiptare. Përfaqësues të organizatës ndërkombëtare Slow Food vizituan qytetin për t’u njohur nga afër me mënyrën tradicionale të përgatitjes së glikos. Vizita u zhvillua në kuadër të një projekti që prej 20 vitesh mbështet ruajtjen dhe promovimin e produkteve autentike në vende të ndryshme të botës. Francesco Sottile, profesor i asociuar dhe anëtar i Bordit të Slow Food International, tha se qëllimi i projektit është të promovojë njohuritë e prodhuesve artizanalë, të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median britanike “Channel 4”, ku është ndalur te projekti në Zvërnec dhe protestat e zhvilluara gjatë muajve të fundit në vend. Rama theksoi se është e pamundur që Shqipëria të çojë përpara një projekt që nuk respekton standardet e Bashkimit Europian, duke e cilësuar absurd një pretendim të tillë në një kohë kur vendi është në proces negociatash për anëtarësim. Sipas tij, projekti në Zvërnec nuk synon të dëmtojë zonën, por ta rigjenerojë atë, ndërsa bëri të ditur se në hartimin e tij janë përfshirë arkitektë dhe projektues peizazhi me reputacion ndërkombëtar,…

Read More

Ka nisur zyrtarisht gara për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, ndërsa kandidatura e parë është dorëzuar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Prokurori i posaçëm i SPAK, Adnan Xholi, ka paraqitur kërkesën e tij, duke shprehur interesin për të marrë pjesë në procesin e përzgjedhjes. Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, Xholi është kandidati i parë që aplikon për drejtimin e organit të akuzës. KLP hapi procedurën për përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm përmes një thirrjeje publike, pasi mandati shtatëvjeçar i kreut aktual të organit të akuzës, Olsian Çela, përfundon në dhjetor të këtij viti. Afati…

Read More

Izraeli do t’u drejtohet kutive të votimit më 27 tetor, në zgjedhje që pritet të dominohen nga debatet mbi përgjegjësitë për sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, luftërat në disa fronte, shërbimin ushtarak të hebrenjve ultra-ortodoksë dhe rritjen e kostos së jetesës. Një nga çështjet kryesore të fushatës mbetet dështimi për të parandaluar sulmin e 7 tetorit. Opozita kërkon ngritjen e një komisioni të pavarur hetimor, ndërsa qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu propozon një komision dypartiak, anëtarët e të cilit do të emërohen nga forcat politike. Netanyahu përballet gjithashtu me kritika për politikën e ndjekur më parë ndaj Katarit,…

Read More

Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës, me qëllim ekstradimin. I arrestuari me inicialet L. B., dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal në Itali, me veprimtari në fushën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas autoriteteve, ndaj 23-vjeçarit Gjykata e Breshias në Itali ka lëshuar urdhër arresti në mars të vitit 2026, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike”. Aktualisht, Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët italianë për përfundimin e procedurave ligjore dhe ekstradimin e tij drejt…

Read More