Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, ish-presidenti: Hetimi ndaj meje është i qëllimshëm, kërkoj dëshmitarë për të zbardhur të vërtetën

14:26 / July 29, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi ka vijuar këtë të martë, ku gjatë seancës Meta hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj tij, duke pretenduar se prokuroria ka paraqitur një version të shtrembëruar të çështjes dhe duke kërkuar dëgjimin e disa dëshmi

Meta akuzoi organin e akuzës për manipulim të fakteve dhe ritheksoi kërkesën që kryeministri Edi Rama të thirret për të dëshmuar në gjykatë. Ai deklaroi se lista e dëshmitarëve është dorëzuar me shkrim që në seancën e kaluar dhe synon, sipas tij, zbardhjen e plotë të së vërtetës.

Gjatë fjalës së tij, Meta pretendoi se arrestimi i tij më 21 tetor 2024 është kryer mbi bazën e një letërporosie të falsifikuar dhe lidhi hetimet ndaj tij me zhvillime që, sipas tij, kanë nisur që në vitin 2018 pas publikimeve të medias amerikane Mother Jones. Ai përmendi edhe emra si ish-zyrtari i FBI-së Charles McGonigal, biznesmeni Tom Doshi, Durim Bami dhe Romeo Karaj, duke pretenduar se këto elemente lidhen me hetimin ndaj tij.

Ish-presidenti foli gjithashtu për kontrollin e banesës dhe sekuestrimin e telefonave celularë, duke deklaruar se një prej aparateve të përfshira në ekspertim ishte telefoni personal i Monika Kryemadhit dhe jo i Fatime Kryemadhit, siç, sipas tij, është trajtuar në proces. Meta i cilësoi këto veprime të qëllimshme dhe në dëm të tij.

Në vijim, ai mohoi të kishte dijeni për veprimet e Ardian Shatkut, duke theksuar se, nëse do të ishte në dijeni, do të kishte ndjekur rrugë ligjore për çdo nismë përmes Kuvendit apo qeverisë. Meta shtoi se ka qenë gjithmonë kundër monopoleve dhe se nuk kishte asnjë interes personal në çështjen që po hetohet.

Në përfundim të seancës, gjykata vendosi ta shtyjë shqyrtimin e çështjes. Seanca e radhës do të zhvillohet më 10 shtator, në orën 11:00.

deshmitare hetimi Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle në det gjatë sezonit turistik, Policia Kufitare e Sarandës gjobit 20 mjete lundruese për shkelje të rregullave

14:52 / July 29, 2026

Qeveria ndryshon rregullat në rrugë: Rishikohen kufijtë e shpejtësisë, monitorim me kamera inteligjente në akset kombëtare

14:44 / July 29, 2026

Dokumente false për zhdoganim dhe eksport nga vendet e BE, Dogana Shqiptare referon skemën në SPAK

14:18 / July 29, 2026

Rama intervistë për “Channel 4”: Projekti në Zvërnec do ta rigjenerojë zonën, protestat na shërbejnë për reflektim

13:45 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.