Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Nikaj-Mërtur, duke e cilësuar një nga thesaret e Alpeve Shqiptare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai vlerësoi mikpritjen e zonës dhe theksoi rëndësinë e projektit ALPS, i mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, si një nismë që synon zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit malor dhe promovimin e potencialit turistik të këtij destinacioni. “Mirëmëngjes dhe me një thesar të Alpeve Shqiptare, siç është Nikaj-Mërturi, ku mikpritja krijon një përvojë speciale për çdo vizitor, ndërsa projekti ALPS, i mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit (MTKS), bëri bashkë administratorë të bujtinave,…
Author: tirana
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin amerikan Donald Trump, ku ky i fundit pranoi t’i japë Ukrainës licenca për prodhimin në vend të raketave Patriot të projektuara në Shtetet e Bashkuara. Zelensky, deklaroi se Rusia ka humbur iniciativën në luftën kundër Ukrainës, duke theksuar se zhvillimi i industrisë ushtarake dhe teknologjike ukrainase ka ndryshuar ndjeshëm dinamikën e konfliktit. Në një intervistë për Fox News, Zelensky tha se Ukraina ka ndërtuar një industri të fuqishme të teknologjisë ushtarake, me rreth 500 kompani që zhvillojnë sisteme moderne mbrojtëse. Sipas tij, lufta është shndërruar në një garë…
Kongresisti amerikan Joe Wilson thotë se Serbia duhet t’i japë fund varësisë nga energjia ruse, të distancohet nga Moska, Pekini dhe Teherani, si dhe të veprojë plotësisht në linjë me institucionet perëndimore. Në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Wilson rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e tij për pavarësinë e Kosovës dhe e kritikoi Serbinë për, siç tha, kërcënime të vazhdueshme. Ai tha se Beogradi duhet përfundimisht t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe NATO-s, por argumentoi se kjo do të kërkonte një shkëputje të qartë nga pushtetet autoritare. Wilson ka sponsorizuar një rezolutë në Kongresin amerikan që kërkon që Sesioni…
Policia e Shtetit ka reaguar pas arrestimit në Francë të Ermal Beqirajt, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen e “AKSHI”-t. Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u bë falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Lion. “Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Lion, Francë, si dhe pas shkëmbimit të informacionit mes dy strukturave, autoritetet franceze kanë konfirmuar arrestimin, në qytetin e Amiens, Francë, të shtetasit E. B, 44 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)”, njofton Policia e…
Dashi Do t’ia kaloni mjaft mirë sot pranë atij që dashuroni dhe emocionet do të jenë të njëpasnjëshme. Mos e mbani mendjen nga e shkuara. Beqarët do të jenë të gatshëm të dalin me personat që do t’i joshin dhe të njihen më mirë me ta. Financat do të kenë përmirësime të njëpasnjëshme për shkak të masave që keni marrë gjithë këto kohë. Tashmë e dini çfarë duhet të bëni. Demi Nëse kohët e fundit jeni treguar histerikë me partnerin tuaj dhe e keni detyruar atë të bëjë gjëra që nuk ka dashur, ka rrezik që t’ju tradhtojë. Beqarët do…
Kjo e mërkurë në vendin tonë do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në të gjithë vendin. Temperaturat, pas disa ditësh ulje, do të shënojnë sërish rritje këtë javë. Në mëngjes termometri shënoi minimalisht 22 gradë, ndërsa vlera maksimale pritet të arrijë në 36 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 17 m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 ballë.
Nga Mero Baze Të gjitha arsyetimet e Agron Shehajt për rrëmbimin e marrëveshjes sekrete nga zyra e Kuvendit i kuptoj si një përpjekje e lavdërueshme për shfajësim. E kuptoj kur thotë se donte ta lexonte me qetësi, se në sallë ka siklet ngaqë shokët i mbajnë sytë nga ai. E kuptoj kur thotë se donte ta skanonte, t’ia jepte ChatGPT-së dhe ajo t’i shpjegonte çfarë ishte shkruar dhe cili ishte qëllimi i marrëveshjes. E kuptoj kur thotë se donte t’ia tregonte sekretares së tij, që të mburrej se i kishin besuar të lexonte një dokument sekret. E kuptoj kur thotë…
Ermal Beqiraj, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, është arrestuar këtë të mërkurë në Francë. Ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Posaçme, ndërsa pritet të nisë procedura për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Beqiraj është pronar i kompanisë “Soft & Solutions” dhe akuzohet se ka përfituar tenderë me vlerë mbi 1.1 milionë euro, pasi, sipas SPAK, krahu i djathtë i Ergys Agasit kishte ushtruar kërcënime ndaj një shoqërie pjesëmarrëse në një prej procedurave të prokurimit. Hetimet e Prokurorisë së Posaçme zbuluan gjithashtu një jaht luksoz…
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pak minuta më parë pranë fshatit Bilaj, në Krujë. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa për shkak të përplasjes së fortë një person ka ndërruar jetë në vendngjarje. Forca të Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
Politika ka nisur punën për hartimin e rregullave të reja të lojës për zgjedhjet, ndërsa Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, kërkon që Kodi i ri Zgjedhor të vendosë kufij të qartë për të parandaluar përdorimin e burimeve shtetërore për qëllime elektorale. “Kodi duhet të parashikojë shprehimisht parimin e ndarjes ndërmjet shtetit dhe partisë në pushtet, si një standard i administrimit zgjedhor dhe jo si një parim politik. Në shumë vende të OSBE-së, ky është një parim me vlerë kushtetuese ose ligjore. Ka nevojë për një filozofi të re rregullatore. Kjo filozofi duhet të mbështetet në tre parime themelore. Ligji…
Një konflikt mes dy familjeve është regjistruar këtë të martë në fshatin Dedaj, në bashkinë e Pukës, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Pukës, ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit. Burime paraprake bëjnë me dije se në komisariat është shoqëruar shtetasi Fatjon Shkreli, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po…
Bashkimi Europian do të nisë nga 2 gushti zbatimin e rregullave të reja për transparencën e inteligjencës artificiale, duke detyruar kompanitë që të etiketojnë qartë çdo përmbajtje të krijuar ose të manipuluar me AI. Masat janë pjesë e Aktit Europian për Inteligjencën Artificiale, i cili po hyn në fuqi në faza. Sipas rregullave të reja, chatbot-et duhet të identifikohen qartë si sisteme të inteligjencës artificiale, ndërsa imazhet, videot, tekstet dhe materialet audio të krijuara me AI duhet të mbajnë etiketa ose shenja digjitale, si watermark-e, që mundësojnë identifikimin e tyre. Kompanitë që nuk respektojnë këto detyrime rrezikojnë gjoba të larta.…