Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj, i kërkuar nga SPAK për dosjen e AKSHI-t

21:25 / July 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1775841727 ermalbeqiraj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ermal Beqiraj, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, është arrestuar këtë të mërkurë në Francë.

Ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Posaçme, ndërsa pritet të nisë procedura për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Beqiraj është pronar i kompanisë “Soft & Solutions” dhe akuzohet se ka përfituar tenderë me vlerë mbi 1.1 milionë euro, pasi, sipas SPAK, krahu i djathtë i Ergys Agasit kishte ushtruar kërcënime ndaj një shoqërie pjesëmarrëse në një prej procedurave të prokurimit.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme zbuluan gjithashtu një jaht luksoz të markës Predator 50 Skyfall, me vlerë rreth 1 milion euro. Sipas SPAK, mjeti lundrues ishte regjistruar në emër të Xhenila Tamizit, punonjëse e kompanisë “Soft & Solutions”, por dyshohet se pronari i vërtetë është vetë Beqiraj.

Në dosjen hetimore, Tamizi rezulton gjithashtu si personi që rekrutonte punonjës për kompaninë e Beqirajt dhe më pas i transferonte te kompania e biznesmenit Ergys Agasi, i shpallur gjithashtu në kërkim.

SPAK ka sekuestruar edhe 10 pasuri dhe disa llogari bankare të Beqirajt dhe subjekteve të lidhura me të. Mes tyre përfshihen truall dhe ndërtesa në Vlorë, Tiranë dhe Golem, si edhe biznese dhe automjete.

Beqiraj dyshohet për veprat penale “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe për “Grup të strukturuar kriminal”, “Kryerje të veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Më vonë, ndaj tij është shtuar edhe akuza për korrupsion.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump paralajmëron fundin e luftës në Iran: Mund të ndodhë rreth zgjedhjeve amerikane

13:06 / September 14, 2026

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, paralajmëron edhe kërkesë për Qeverinë Kurti 4

12:36 / September 14, 2026

Roskovec/ Theu urdhrin e mbrojtjes dhe shkoi në banesën e ish-partneres, 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin

12:32 / September 14, 2026

Vijon në Hagë procesi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë për pengim të administrimit të drejtësisë, palët japin deklaratat përfundimtare

12:08 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.