Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

 Policia konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt: Pritet nisja e procedurave për ekstradim

08:24 / July 29, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1775841727 ermalbeqiraj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit ka reaguar pas arrestimit në Francë të Ermal Beqirajt, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen e “AKSHI”-t.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u bë falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Lion.

“Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Lion, Francë, si dhe pas shkëmbimit të informacionit mes dy strukturave, autoritetet franceze kanë konfirmuar arrestimin, në qytetin e Amiens, Francë, të shtetasit E. B, 44 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)”, njofton Policia e Shtetit.

Ndaj Beqirajt, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ai akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Pas arrestimit në qytetin e Amiens, pritet të nisin procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

arrestimi ekstradim ermal beqiraj Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama ndan pamje nga Nikaj-Mërturi: Projekti ALPS promovon potencialin turistik të zonës

09:21 / July 29, 2026

Horoskopi, 29 korrik 2026

08:11 / July 29, 2026

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj, i kërkuar nga SPAK për dosjen e AKSHI-t

21:25 / July 28, 2026

Aksident fatal në Krujë, humb jetën një person pas përplasjes së dy automjeteve

21:14 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.