Author: tirana

Ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar ka reaguar zyrtarisht ndaj BBC-së, duke e detyruar median britanike të korrigjojë titullin e një artikulli që, sipas saj, stigmatizonte padrejtësisht të gjithë komunitetin shqiptar për veprimet e tre individëve. Artikulli, i publikuar më 24 korrik, mbante fillimisht titullin “Albanians used false papers for settlement scheme” (“Shqiptarët përdorën dokumente false për skemën e qëndrimit”), por pas reagimit të Ambasadës u ndryshua në “Trio used false papers for settlement scheme” (“Tre persona përdorën dokumente false për skemën e qëndrimit”). Në reagimin e saj, Ambasada falënderoi shqiptarët që ngritën zërin kundër stereotipeve dhe përgjithësimeve të…

Read More

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ka goditur jugperëndimin e Japonisë. Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, lëkundjet u regjistruan në orën 16:27 sipas kohës lokale, me epiqendrën në një thellësi prej rreth 10 kilometrash. Pas tërmetit, autoritetet japoneze lëshuan një paralajmërim për mundësi cunami, ndërsa intensiteti i lëkundjeve u klasifikua në nivelin maksimal 7 sipas shkallës japoneze të tërmeteve. Deri më tani nuk ka raportime të plota për viktima apo dëme materiale, ndërsa ekipet e emergjencës dhe autoritetet lokale kanë nisur verifikimet në zonat e prekura.

Read More

Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ështëq përjashtuar me 60 ditë nga punimet e Kuvendit, me vendim të marrë nga Sekretariati i Etikës këtë të martë, 28 korrik. Arsyeja e përjashtimit të tij, lidhet me marrjen e dokumentit me informacion të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të. Ngjarja ndodhi një ditë më parë (27 korrik), kur Shehaj u paraqit në sallë në Kuvend për tu njohur me detajet e marrëveshjes së huas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për financimin e mbrojtjes së jashtme. Por ai nuk qëndroi gjatë në sallë dhe pasi siguroi një kopje të marrëveshjes në fjalë tentoi…

Read More

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte, rreth orës 09:40, në aksin e rrugës kombëtare pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në hyrje të qytetit të Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Rrethanat e aksidentit ende nuk janë sqaruar, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së ngjarjes.

Read More

Emmanuel Macron tha se Franca po përballet me situatën e saj më të vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore, duke u bërë thirrje ekipeve të zjarrfikësve të “qëndrojnë të fortë” ndërsa përpiqen të vënë nën kontroll flakët “e paprecedentë”. Autoritetet paralajmëruan se zjarret që shpërthejnë vetëm 15 kilometra jashtë qytetit të Bordeaux mund të zgjasin me muaj, me ekipe nga e gjithë vendi të detyruara të ndërrojnë vendin për të shuar flakët. Më shumë se 360,000 njerëz janë evakuuar në të gjithë Francën dhe Spanjën për shkak të zjarreve, ndërsa Evropa po përjeton një nga verat më të nxehta…

Read More

Partia Socialiste kërkoi dje përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendi për Agron Shehajn, pasi vodhi marrëveshjen konfidenciale me SHBA dhe iku me vrap. Përveç përjashtimit, PS kërkon edhe referimin e çështjes në SPAK. Vendimi për kërkesën e mazhorancës do të merret sot në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, që pritet të nisë në orën 09:30. Në kërkesën për përjashtimin e Shehajt, PS thotë se “Këshilltarja e ndoqi deputetin dhe në përpjekje për ta ndaluar dhe ta rimarrë dokumentin, u rrëzua nga shkallët dhe pësoi lëndime të rënda, siç vërtetohet dhe nga pamjet video bashkangjitur kësaj kërkese.” PS thotë se Shehaj ka kryer përvetësim…

Read More

Në qytetin ekuadorian të Duránit, ku droga dhe bandat rivale kanë marrë kontrollin e rrugëve, kapiteni i policisë Jean Carlos Bustamante e di mirë se beteja nuk zhvillohet vetëm kundër kriminelëve që vrasin dhe shpesh copëtojnë rivalët e tyre, por edhe kundër një armiku brenda vetë shtetit. “Ne kemi shumë njerëz të këqij brenda njësisë sonë, brenda shtetit dhe brenda politikës. Ka shumë persona të korruptuar që janë në shërbim të bandave”, thotë ai për një reportazh nga BBC. Në moshën 34-vjeçare, Bustamante është më i vjetri në ekipin e tij special, të cilin e ka përzgjedhur vetë. Ai lëviz me disiplinën…

Read More

Spanja dhe Franca po përballen me një valë të re të nxehti ekstrem, me temperaturat që pritet të kalojnë 40 gradë Celsius në disa rajone, ndërsa zjarret masive vazhdojnë të përhapen, duke detyruar autoritetet të evakuojnë mbi 320 mijë persona. Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Spanjës ka paralajmëruar se moti ekstrem do të zgjasë të paktën deri të dielën, ndërsa rreziku për zjarre është cilësuar “ekstrem”. Në vend, më shumë se 100 mijë banorë janë evakuuar, ndërsa flakët vazhdojnë të digjen jashtë kontrollit në perëndim të Madridit. Edhe Franca ndodhet në situatë kritike. Rajonet Gironde dhe Landes janë vendosur në alarm…

Read More

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe temperatura të larta. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Era me drejtim nga veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 14m/s. Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.

Read More

DashiJeni në kulmin e një vere të zjarrtë, jo vetëm për shkak të temperaturave. Ditët në vijim mund t’ju sjellin një takim të papritur dhe të paharrueshëm, qoftë në punë apo në dashuri. Mos u përpiqni të planifikoni çdo hap: lëreni veten të surprizohet, sepse spontaniteti do të jetë arma juaj më e fortë. DemiDitët e ardhshme mund t’ju gjejnë pak të lodhur, ndërsa disa paqartësi në punë mund t’ju krijojnë pasiguri. Në dashuri, mos kini frikë të shprehni ndjenjat. Hiqni dorë nga ankthi dhe dyshimet e panevojshme, sepse vetëm kështu do të arrini të jetoni emocionet që dëshironi. BinjakëtArgëtimi…

Read More

Lazio ka shtuar interesin për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Brojën, duke e vendosur atë në krye të listës së përforcimeve për repartin ofensiv. Sipas Gazzetta dello Sport, klubi bardhekaltër po punon për të sjellë 23-vjeçarin në Serie A, ndërsa Burnley është i gatshëm ta lejojë largimin e tij në formë huazimi, pa detyrim blerjeje. Një formulë që e bën transferimin të favorshëm nga ana financiare për klubin italian. Broja iu bashkua Burnley-t verën e kaluar, por pas rënies së ekipit nga Premier League në Championship, e ardhmja e tij mbetet e hapur dhe largimi gjatë kësaj merkatoje verore duket…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 74 vota të deputetëve të Partisë Socialiste marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për huanë prej 302 milionë dollarësh, e cila do të përdoret për modernizimin e kapaciteteve të mbrojtjes. Votimi u zhvillua pasi projektligji u diskutua në një seancë pa praninë e mediave, për shkak të karakterit të klasifikuar të dokumentit. Në sallë nuk ishin të pranishëm deputetët e Partisë Demokratike dhe aleatët e saj, të cilët bojkotuan seancën, duke bërë që marrëveshja të miratohej vetëm me votat e shumicës socialiste.

Read More