Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ambasada shqiptare detyron BBC të ndryshojë titullin e artikullit: Stigmatizonte shqiptarët si komunitet

11:29 / July 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1785227635 KRYESORE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar ka reaguar zyrtarisht ndaj BBC-së, duke e detyruar median britanike të korrigjojë titullin e një artikulli që, sipas saj, stigmatizonte padrejtësisht të gjithë komunitetin shqiptar për veprimet e tre individëve.

Artikulli, i publikuar më 24 korrik, mbante fillimisht titullin “Albanians used false papers for settlement scheme” (“Shqiptarët përdorën dokumente false për skemën e qëndrimit”), por pas reagimit të Ambasadës u ndryshua në “Trio used false papers for settlement scheme” (“Tre persona përdorën dokumente false për skemën e qëndrimit”).

Në reagimin e saj, Ambasada falënderoi shqiptarët që ngritën zërin kundër stereotipeve dhe përgjithësimeve të padrejta në media, duke theksuar se raportimi duhet të jetë i saktë, i paanshëm dhe i bazuar në fakte.

Sipas Ambasadës, formulimi fillestar i BBC-së ishte i padrejtë dhe stigmatizues, pasi ia atribuonte veprimet penale të tre individëve një kombësie të tërë. Në reagim theksohet se përgjegjësia për vepra penale është individuale dhe jo kolektive, ndërsa përgjithësime të tilla ushqejnë paragjykime ndaj mijëra shqiptarëve që jetojnë dhe kontribuojnë me ndershmëri në Mbretërinë e Bashkuar.

Ambasada deklaroi se do të vijojë të reagojë sa herë që Shqipëria ose qytetarët shqiptarë trajtohen në mënyrë të padrejtë, diskriminuese apo stereotipizuese në media, duke theksuar se respekti për të vërtetën dhe dinjitetin e çdo komuniteti është një vlerë themelore e një shoqërie demokratike.

Ambasada shqiptare artikullit bbc titullin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pagat, Rama reagon sërish: Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat

13:23 / September 14, 2026

Trump paralajmëron fundin e luftës në Iran: Mund të ndodhë rreth zgjedhjeve amerikane

13:06 / September 14, 2026

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, paralajmëron edhe kërkesë për Qeverinë Kurti 4

12:36 / September 14, 2026

Roskovec/ Theu urdhrin e mbrojtjes dhe shkoi në banesën e ish-partneres, 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin

12:32 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.