Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në konferencën “Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit”, organizuar nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Gjatës fjalës së tij, Rama tha sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit dhe shtoi se nuk duhet më një ushtri për të destabilizuar një vend. “Jemi këtu për shkak të një ndërthurjeje mjaft shqetësuese të momentit ku jetojmë, gjeografisë ku bëjmë pjesë dhe trysnisë gërryer, që ndodh në institucionet tona çdo ditë. Ka të bëjë me algoritmet, platformat digjitale. Ka të bëjë me diçka shumë thelbësore. Ka të…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama postim në platformën instagram ku prezantohet historia e zhvillimit të Diellës dhe puna që qëndron pas realizimit të një prej projekteve më inovative të transformimit digjital në Shqipëri “Diella, asistenti virtual i platformës e-Albania, një standard i ri në mënyrën se si qytetarët ndërveprojnë me shërbimet publike. Me rreth 3 milionë ndërveprime të realizuara deri më sot në platformën e-Albania, Diella është rezultat i një vizioni që e sheh Inteligjencën Artificiale jo si një teknologji që vepron në prapaskenë, por si një urë komunikimi inteligjente, natyrale dhe të besueshme mes qytetarit dhe shtetit. Rrugëtimi i saj ka…
Pas futjes me procedurë të përshpejtuar për shqyrtim të projektligjit për huanë prej 302 milionë dollarësh nga SHBA për pajisje ushtarake, deputetëve u është vënë në dispozicion një kopje e marrëveshjes për ta shqyrtuar përpara seancës së radhës, e cila do të mbahet sot në orën 15:00. Kopja e marrëveshjes, për të cilën deputetët duhet të firmosin për ruajtjen e konfidencialitetit, pasi bëhet fjalë për një dokument të klasifikuar, është vënë në dispozicion të të gjithë deputetëve. Megjithatë, në një video të publikuar shihet deputeti Agron Shehaj teksa hyn në ambientin ku dokumenti ishte vendosur për konsultim, e merr kopjen…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi në Kuvend miratimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për financimin e modernizimit të Forcave të Armatosura, duke e cilësuar atë një marrëveshje historike për sigurinë kombëtare dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve. Në fjalën e tij gjatë seancës plenare, Balla tha se marrëveshja me vlerë 302 milionë dollarë është një dëshmi e besimit që SHBA ka ndaj Shqipërisë dhe e rolit gjithnjë e më të rëndësishëm të vendit në sigurinë euro-atlantike. “Kjo është një marrëveshje historike për Shqipërinë. Ajo shkon përtej…
Disa persona janë parë duke lëvizur nga zona e Toptanit në drejtim të kordonit të policisë, duke mbajtur në duar qese që duket se janë të mbushura me domate. Ende nuk është e qartë se cili është qëllimi i tyre, ndërsa situata në terren vijon të monitorohet nga forcat e policisë.
Siç ishte paralajmëruar, protestuesit mbërritën para Kuvendit rreth orës 09:00, në pritje të nisjes së seancës plenare. Edhe sot protesta u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, të cilët kishin krijuar një kordon sigurie për të penguar afrimin e tyre pranë godinës së Parlamentit. Vezët dhe domatet e marra nga protestuesit, këtë herë u hodhën në drejtim të efektivëve të policisë, pasi deputetët arritën të hynin në Kuvend nën masa të shtuara sigurie. Edhe seanca plenare nisi me tensione, pas kalimit për shqyrtim me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për huanë prej 302 milionë dollarësh…
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne një zonë kodrinore në hyrje të Ksamilit. Sipas informacioneve paraprake, flakët shpërthyen rreth orës 04:50 pranë një resorti në zonë, duke bërë që shërbimet zjarrfikëse të nisen menjëherë drejt vendngjarjes. Ekipet e zjarrfikësve po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në objekte. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet përkatëse pasi vatra të neutralizohet plotësisht.
Maturantët në të gjithë vendin plotësojnë sot formularin A2, në portalin U-Albania për aplikimin në universitete. Të rinjtë do të shënojnë deri në 10 degë të preferuara për të vijuar studimet e larta. Fillimisht, maturantët duhet të paguajnë 2 mijë lekë në një bankë të nivelit të dytë për aplikimin. Për herë të parë, këtë vit fatura do të mund të ngarkohet online në platformën UALBANIA. Deri më tani, universitetet kanë propozuar 60 programe të reja studimi, të cilat do të jenë pjesë e ofertës akademike për vitin e ri. Megjithatë për degët më të kërkuara konkurrenca mbetet e lartë dhe kuotat mund të plotësohen…
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, më 27 korrik, në seancë plenare publike, e cila do të nisë në orën 10:00. Paralelisht me zhvillimin e saj, është paralajmëruar një protestë para godinës së Parlamentit, ndërsa Policia e Shtetit ka marrë të njëjtat masa sigurie si në seancën e së enjtes. Perimetri i sigurisë do të jetë i pandryshuar, me prani të shtuar të forcave të policisë në zonën përreth Kuvendit, për të garantuar mbarëvajtjen e seancës dhe tubimit të paralajmëruar. Në orën 09:00, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të zhvillojë një mbledhje në selinë blu për të vendosur qëndrimin që…
Dashi – Një ditë e favorshme për të marrë iniciativa të reja dhe për të çuar përpara plane që i keni lënë pezull. Në punë mund të shfaqen mundësi interesante, ndërsa në dashuri një bisedë e sinqertë mund të forcojë më shumë marrëdhënien. Kujdesuni më shumë për energjinë tuaj fizike. Demi – Sot do të ndiheni më të qetë dhe më të përqendruar te objektivat tuaja. Mund të merrni një lajm të mirë në lidhje me financat ose një projekt personal. Në marrëdhënie, durimi dhe mirëkuptimi do të jenë çelësi i harmonisë. Binjakët – Komunikimi do të jetë pika juaj më e fortë gjatë kësaj dite.…
Vendi ynë prej disa ditësh ndodhet nën mbizotërimin e stuhive të forta të erës përgjatë vijës bregdetare, ndërsa për sa i përket motit, do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe afatshkurtra shiu në zonat veriore-verilindore të Shqipërisë. Gjatë natës pritet stabilitet i atmosferës në të gjithë territorin e vendit. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje, duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera më e ulët e shënuar në Ersekë, deri në 37°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun…
Për herë të parë në historinë e boksit shqiptar, një sportist kuqezi do të përballet me një prej emrave më të mëdhenj të peshave të rënda. Kristian Prenga ngjitet sonte në ring në Xhedah të Arabisë Saudite, ku nga ora 22:00 do të sfidojë ish-kampionin e dyfishtë të botës, Anthony Joshua. Edhe pse britaniku konsiderohet favorit absolut, prania e Prengës në një duel të këtij niveli përbën një moment historik për sportin shqiptar. Për 35-vjeçarin nga Oroshi i Mirditës, kjo është ndeshja më e rëndësishme e karrierës, ndërsa për Shqipërinë një mundësi për t’u përfaqësuar në elitën botërore të boksit.…