Author: tirana

Një 60-vjeçar nga Lushnja ka rënë në prangat e policisë pasi plagosi me thikë kushëririn e tij. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen “Loni Dhamo”. Dyshohet se plagosja erdhi pas një konflikti mes të arrestuarit Izet Ymerit dhe 71-vjeçarit Faslli Ymeri. Ky i fundit ndodhet te Trauma jashtë rrezikut për jetën. “Ditën e djeshme, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, ky shtetas dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) kushëririn e tij, shtetasin F. Y., 71 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 71-vjeçari u transportua në spitalin e Traumës dhe…

Read More

Shkodër – Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “SIGURIA”, në kuadër të goditjes së rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Si rezultat i operacionit janë arrestuar në flagrancë tre shtetas, ndërsa janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi të dyshuara të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa. Sipas Policisë, operacioni u zhvillua nga shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Të arrestuarit janë: – E. K., 42 vjeç, banues në Shkodër;…

Read More

Forcat amerikane neutralizuan një cisternë nafte që, sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), u përpoq të thyente bllokadën detare amerikane ndaj Iranit. Sipas CENTCOM, cisterna M/T Lavine u neutralizua në Gjirin e Omanit pasi tentoi të shkelte bllokadën të paktën katër herë. Zëdhënësi i CENTCOM, Tim Hawkins, deklaroi për Associated Press se ekuipazhi i anijes ishte paralajmëruar vazhdimisht, por nuk iu bind urdhrave të forcave amerikane. “Ekuipazhi u paralajmërua vazhdimisht, ata nuk iu bindën urdhrit dhe forcat amerikane neutralizuan anijen, duke goditur dhomën e motorit të saj”, tha Hawkins. Ai nuk konfirmoi raportimet e mediave iraniane, sipas të cilave dy…

Read More

Autoritetet franceze kanë urdhëruar evakuimin e pothuajse 60 mijë personave pranë Bordosë, duke e çuar në mbi 220 mijë numrin total të njerëzve që janë detyruar të largohen nga zjarret në Francë dhe Spanjë. Rreth 200 mijë persona janë evakuuar në jugperëndim të Francës, në rajonet Gironde dhe Landes. Presidenti francez Emmanuel Macron ka angazhuar ushtrinë për të ndihmuar në përballimin e situatës. Ndërkohë, një zjarr pranë Madridit është “përtej kapaciteteve” të zjarrfikësve për t’u vënë nën kontroll, kanë paralajmëruar autoritetet spanjolle, pasi tre vatra zjarri në perëndim të kryeqytetit u bashkuan në një vatër të vetme. Qeveria spanjolle ka…

Read More

Dashi – Energjia juaj do të jetë e lartë dhe do të arrini të përfundoni detyra që i keni lënë pezull. Në marrëdhënie shmangni nxitimin në vendime. Në planin financiar, tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet spontane. Demi – Kjo ditë favorizon qetësinë dhe organizimin. Një bisedë me një person të afërt mund t’ju ndihmojë të shihni një situatë nga një këndvështrim tjetër. Në punë, durimi do të shpërblehet. Binjakët – Komunikimi do të jetë pika juaj më e fortë. Mund të merrni një lajm të mirë ose një propozim interesant. Në dashuri, sinqeriteti do të sjellë më shumë afërsi. Gaforrja – Kushtojini më shumë rëndësi nevojave tuaja personale.…

Read More

Do të vijojë moti i freskët në të gjithë territorin shqiptar, si pasojë e qarkullimit të masave ajrore me origjinë veriore që kanë përfshirë prej disa ditësh rajonin e Ballkanit. Ndërkohë, sipas MeteoAlb, orët e paradites do të mbizotërohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta, ndërsa gjatë pasdites vranësirat do të bëhen edhe më prezente, por nuk priten reshje në territor. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten maksimumet, duke u luhatur nga 7°C temperatura më e ulët në qarkun e Dibrës, deri në…

Read More

Shqipëria mori pjesë në Sesionin e 48-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të zhvilluar në Busan, Republika e Koresë, forumi më i rëndësishëm global për mbrojtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë botërore. Në këtë sesion, mbi 3 mijë delegatë dhe ekspertë nga 196 Shtete Palë të Konventës së Trashëgimisë Botërore u mblodhën për të diskutuar politikat dhe masat për ruajtjen e pasurive kulturore dhe natyrore me Vlerë Universale të Jashtëzakonshme. Gjatë punimeve të Komitetit, delegacioni shqiptar prezantoi progresin e arritur në mbrojtjen dhe menaxhimin e pasurive të Trashëgimisë Botërore në Shqipëri. Për Parkun Kombëtar të Butrintit, Komiteti vlerësoi pozitivisht…

Read More

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit, duke lënë pa u shqyrtuar dorëheqjet e gjyqtarëve të komunitetit serb, të dorëzuara që në vitin 2022. Tre anëtarë bojkotuan mbledhjen për shkak të mospajtimeve lidhur me rendin e ditës, duke argumentuar se shqyrtimi i dorëheqjeve duhej të ishte pika e parë e diskutimit. Si pasojë, mbledhja u mbyll pa u zhvilluar. Çështja është rikthyer në vëmendje pas kërkesës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, që KGjK të marrë një vendim përfundimtar mbi dorëheqjet. Më herët, ajo liroi nga detyra shtatë prokurorë…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj Bashkimit Evropian, duke e akuzuar se po godet padrejtësisht kompanitë e mëdha amerikane me gjoba miliardëshe. Në një postim në platformën Truth Social, Trump kritikoi vendimin e fundit të BE-së për të gjobitur Google me 1 miliard dollarë, duke theksuar se vlera totale e gjobave ndaj kompanisë ka kaluar 18 miliardë dollarë. Ai përmendi gjithashtu gjobat e vendosura ndaj Apple, Meta dhe Amazon, duke i cilësuar ato si të padrejta. “Shtetet e Bashkuara nuk janë ‘arkë kursimesh’ e Evropës dhe nuk do ta lejojmë të jenë”, shkroi Trump. Presidenti…

Read More

Zjarret masive që po përfshijnë Spanjën dhe Francën kanë detyruar evakuimin e mbi 65 mijë personave, ndërsa autoritetet spanjolle pranojnë se vatra më e madhe pranë Madridit është bërë e pamundur të kontrollohet. Shefi i menaxhimit të emergjencave në qeverinë rajonale të Madridit, Carlos Novillo, ka thënë se zjarri është “në kulmin e tij” dhe se shuarja e tij aktualisht është “përtej kapaciteteve” të ekipeve të zjarrfikësve. Sipas tij, flakët po përhapen drejt komunave Robledo de Chavela dhe Fresnedillas de la Oliva, që ndodhen disa dhjetëra kilometra në perëndim të Madridit. Banorët e këtyre zonave janë urdhëruar të largohen menjëherë.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook ndaj kritikave për ligjin e njohur si “Paketa e Maleve”, duke hedhur poshtë pretendimet se ai favorizon oligarkët, investitorët e huaj apo të pasurit. Në postimin e tij, Rama shprehet se ligji synon t’u japë mundësi familjeve që prej brezash jetojnë dhe punojnë në prona të trashëguara, por nuk kanë mundur t’i formalizojnë për shkak të mungesës së titujve të pronësisë. Sipas tij, “Paketa e Maleve” nuk shpronëson pronën private, nuk favorizon vetëm resortet dhe nuk u jep automatikisht pronësinë aplikuesve, por krijon një mekanizëm për zhvillimin e zonave malore përmes agroturizmit, bujtinave,…

Read More

Shërbimi Social Shtetëror ka reaguar me një sqarim lidhur me zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave, të miratuar më 22 korrik, i cili parashikon ndryshime në përfitimet financiare për personat me aftësi të kufizuara dhe ndihmësit e tyre personalë. Institucioni bën të ditur se, megjithëse vendimi është miratuar më 22 korrik, ai ka efekt financiar duke nisur nga data 1 korrik 2026. Për këtë arsye, përfituesit do të marrin pagesat sipas vlerave të reja duke filluar nga 1 gushti, së bashku me diferencën që u takon për muajin korrik. “Shërbimi Social Shtetëror informon qytetarët se aktet për ndryshimet që…

Read More