Author: tirana

Një muaj heshtje nuk është zakon në politikën e Edi Ramës. Pas protestës së Flamingove, ai nuk doli menjëherë me një kundërsulm politik, nuk shpalli fitore mbi protestuesit dhe nuk u mjaftua me argumentin se qeveria kishte faktet në anën e saj. Përkundrazi, u tërhoq në një periudhë reflektimi dhe u rikthye me një dokument strategjik që nuk flet aq shumë për kundërshtarët, sa flet për vetë qeverinë. Ky është ndoshta elementi më interesant i gjithë kësaj historie. Në pamje të parë, duket sikur dokumenti është një analizë e protestës së Flamingove. Në të vërtetë, Flamingoja është vetëm arsyeja. Rama…

Read More

Stuhia e paralajmëruar nga meteorologët dhe strukturat e emergjencave civile përfshiu këtë të premte disa qytete të vendit, duke sjellë reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta, që shkaktuan probleme në disa zona. Në Elbasan, reshjet e dendura zgjatën rreth 40 minuta, duke krijuar një shtresë të bardhë breshëri në rrugë dhe duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve. Sipas Emergjencave Civile, në vetëm 38 minuta ranë 40 milimetra shi të shoqëruar me breshër. Si pasojë e motit të keq, disa bodrume u përmbytën, ndërsa ekipet zjarrfikëse ndërhynë për largimin e ujit. Gjithashtu, në qytet u rrëzuan…

Read More

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar ndjeshëm pas një vale të re sulmesh ushtarake, ndërsa Uashingtoni dhe Teherani shkëmbejnë paralajmërime për veprime të mëtejshme. Sipas raportimeve, raketat amerikane kanë goditur objektiva në Iran, ndërsa administrata amerikane ka paralajmëruar një “ndëshkim të madh ushtarak” ndaj Teheranit dhe rebelëve Houthi në Jemen, pas zgjerimit të konfliktit në një nga korridoret më të rëndësishme detare të Lindjes së Mesme. Burime të cituara nga Reuters bëjnë me dije se, pas sulmeve amerikane, forcat iraniane kanë reaguar duke goditur baza ushtarake amerikane në disa vende arabe fqinje dhe kanë paralajmëruar sulme edhe…

Read More

Thellohet tragjedia në Roskovec. Belera Plaka nuk i mbijetoi plagëve pasi u qëllua me armë nga 35-vjeçari Refit Buzi, ish i fejuari i vajzës së saj. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 05:00 të mengjesit në fshatin Vidhisht të Roskovecit, kuNertil Buzi qëlloi me armë gjahu ndaj familjes së ish-të dashurës së tij, duke lënë të vdekur babanë e saj. Më pas ai mori peng ish-të dashurën, të cilën e mbajti nën kërcenimin e armës për rreth 5 orë. 35-vjeçari Refit Buzi, autori i ngjarjes së rëndë, vrau me armë zjarri pas disa orësh negociata me forcat e policisë. Ai…

Read More

Një stuhi e pazakontë me shi të rrëmbyeshëm, breshër dhe erë të fortë ka goditur Elbasanin, duke shkaktuar probleme në disa rrugë të qytetit. Reshjet e dendura kanë bërë që disa akse të përmbyten, ndërsa moti i keq ka përfshirë edhe qytete të tjera të qarkut. Stuhia është shoqëruar me erë të fortë, ndërsa reshjet intensive kanë vështirësuar qarkullimin në disa zona të Elbasanit. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak kishte paralajmëruar mw herwt se vendi do të ndikohej nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas parashikimit, gjatë mesditës dhe pasdites priten reshje shiu me karakter lokal, të shoqëruara herë pas here me shtrëngata…

Read More

Në fund të fjalës e tij, Rama theksoi se objektivi kryesor i kësaj faze është që qytetarët të mos ndihen më të padëgjuar apo të papërfillur nga institucionet, duke e konsideruar këtë si kthesën që i nevojitet qeverisjes. Në përfundim të mbledhjes, ai u shpërndau të pranishmëve dokumentin “Besa”, për të cilin tha se përmban qasjen e re të Partisë Socialiste për të forcuar besimin e qytetarëve dhe për ta shndërruar projektin Rilindja 2.0 në një përvojë të re qeverisëse. “Besimi nuk vritet me një krisëm, largohet kur trazohet uji, nuk kthehet me një thirrje, por vetëm kur gjen ujin…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi se fitorja e Partisë Socialiste me 83 mandate në zgjedhjet parlamentare përfaqëson njëkohësisht një avantazh dhe një barrë për mazhorancën, pasi pritshmëritë e qytetarëve janë rritur ndjeshëm.. “Pas fitores së madhe që na dha 83 mandate, e kam thënë në disa takime me ju, ajo fitore, sa është bekim, është edhe mallkim. Bekim, sepse na dha forcën për të vazhduar transformimin; mallkim, sepse jo vetëm se ata shohin shkakun e çdo gjëje që nuk shkon te ne, por edhe sepse fitoret e mëdha, si ajo e qershorit të shkuar, e kthejnë në mbipeshë të përjetuar keq…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi se protesta e zhvilluar për më shumë se 50 ditë para Kryeministrisë ishte një moment reflektimi për qeverinë, duke theksuar se diferenca mes fakteve të qeverisë dhe perceptimit të qytetarëve krijoi një hendek që duhet të mbyllet. “Fakti ynë ishte se projekti është ende sot në duart e një skuadre ndër më të mirat, përjetimi i tyre ishte se projekti duhej anuluar. Faktet tona thoshin se ne kishim në dorë të vërtetën, ata përjetonin se e kishin të vërtetën në anën e tyre. Aty pati ndërhyrje të huaja, lajme të rreme. Këto janë fakte, ekspozimi dhe…

Read More

Vijojnë negociatat për të bindur Nertil Buzin që të dorëzohet, pas krimit të rëndë të kryer mëngjesin e sotëm në Roskovec. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 35-vjeçari ka kërkuar kohë, duke pretenduar se motivi i ngjarjes lidhet me familjen e ish-partneres, të cilën ai e akuzon se i ka marrë paratë. Nga ana tjetër, ai ka kërcënuar se do të kryejë vetëvrasje. Ndërkohë, grupi negociator i është afruar autorit dhe po vijon përpjekjet për ta bindur të dorëzohet. Ai ndodhet ende i armatosur me të njëjtën armë gjahu që dyshohet se përdori gjatë krimit.

Read More

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deklaroi se gjatë dekadës së fundit Shqipëria ka pësuar një transformim të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes së florës dhe faunës. Rama u shpreh se qeveria ka zgjeruar kategoritë e mbrojtjes së natyrës dhe ka kaluar, sipas tij, nga një qasje sporadike në një sistem administrimi të biodiversitetit me rezultate të dukshme. “Në një dekadë ne kemi bërë për florën dhe faunën e Shqipërisë një përmbysje historike të vizionit, qasjeve dhe administrimit, me rezultate të pamohueshme. Në këtë dekadë zgjeruam në mënyrë të ndjeshme, si asnjë vend tjetër në…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ligji për zonat e mbrojtura do të harmonizohet plotësisht me direktivat e Bashkimit Evropian, duke theksuar se asnjë dispozitë nuk do të miratohet pa dakordësinë e Komisionit Evropian. Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe te debatet që kanë shoqëruar këtë projektligj, duke thënë se ai është përdorur si argument për protestat e fundit, madje edhe nga disa eurodeputetë. “Ligji për zonat e mbrojtura, që përdoret si benzinë për zjarrin e protestës, përfshirë edhe nga eurodeputetë, do të skanohet një për një për ta përputhur 100% me direktivat e Bashkimit Evropian. Asgjë nuk do…

Read More

Kryeministri Edi Rama tha se mësimi kryesor që ka nxjerrë nga protestat e zhvilluara përpara Kryeministrisë është se qytetarët nuk gjykojnë më vetëm nga investimet apo arritjet, por nga pritshmëritë që kanë për të ardhmen. Në fjalën e tij para grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama u shpreh se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, ku qeverisja duhet të bazohet gjithnjë e më shumë te përvoja e përditshme e qytetarëve. “Mësimi i parë që duhet të ndaj me ju është që faktet tona nuk mjaftojnë më sepse në Shqipërinë që ne transformuam rrënjësisht njerëzit nuk jetojnë me…

Read More