Author: tirana

Pas transmetimit të një videoje të cilën e quajti si reflektim për bulevardin e flamingove, kryeministri Rama solli para grupit të PS dy dokumente. Ai tha se i pari është kthesa që duhet të garantojë mandati i katërt dhe i dyti aneks për mbështetjen që duhet të japë partia. “Sot dua t’ju flas për çfarë pamë dhe dëgjuam gjatë muajit qershor kur bulevardi u mbush nga njerëz nga të gjitha rrugët e jetës, kategoritë shoqërore, moshat dhe kur një shpend i rrallë, i bukur dhe i brishtë u bë simbol i vëmendjes më të madhe që Shqipëria ka përjetuar ndonjëherë.…

Read More

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e qershorit të mbahet më 6 gusht, duke nisur nga ora 10:00. “Deri atëherë mbetet detyrim politik dhe institucional i subjekteve parlamentare që të vazhdojnë dialogun. Dialogun mes tyre askush nuk duhet ta shohë si shenjë dobësie, por si dëshmi e përgjegjësisë demokratike”, tha Haxhiu në një konferencë për media. Haxhiu tha se është përgjegjësi e të gjitha partive parlamentare për themelimin e institucioneve të reja, duke shtuar se duhet të shmangen zgjedhjet e reja. Afati i fundit kushtetues për…

Read More

Marc Cucurella sapo ka kurorëzuar karrierën e tij me triumfin në Kupën e Botës 2026 me Spanjën, por sfida më e madhe e jetës së tij zhvillohet larg fushave të futbollit. Në dokumentarin Married to the Game, mbrojtësi spanjoll ka folur me emocion për djalin e tij 6-vjeçar, Mateo, i cili është diagnostikuar me autizëm. Teksa rrëfen përvojën e familjes, zëri i Cucurellës dridhet nga emocionet. “Asgjë nuk të përgatit për këtë”, shprehet ai, duke kujtuar momentin kur familja mësoi diagnozën. Futbollisti tregon se ndjenja e pafuqisë ishte e madhe dhe se gjithçka duhej mësuar nga e para. Në një…

Read More

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi prezantoi në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste bilancin e punës së Kuvendit gjatë dy sesioneve të para të Legjislaturës së XI, duke e cilësuar këtë periudhë si “legjislaturën e integrimit europian”. Gjatë prezantimit, ai theksoi se Kuvendi ka miratuar 131 ligje, rreth 40 më shumë se në dy sesionet e fundit të legjislaturës së kaluar, ndërsa vuri në dukje se fokusi kryesor i punës ka qenë përparimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas tij, një pjesë e rëndësishme e veprimtarisë parlamentare i është kushtuar përafrimit të legjislacionit shqiptar me…

Read More

Pep Guardiola ka refuzuar ofertën për të marrë drejtimin e kombëtares së Italisë, duke i dhënë fund shpresave të drejtuesve të rinj të federatës për ta afruar në stolin e “axurrëve”. “Faleminderit! Jam i nderuar, por nuk mundem tani”, mësohet t’i ketë thënë Guardiola drejtorit teknik Paolo Maldini, i cili së bashku me Leonardon dhe presidentin e federatës, Malago, kishin zhvilluar bisedime me trajnerin spanjoll. Sipas mediave italiane, refuzimi nuk lidhet me aspektin financiar. Edhe pse u raportua se Guardiola kërkonte 20 milionë euro në sezon, Maldini ka sqaruar se negociatat nuk kanë dështuar për çështje page. Arsyeja kryesore e…

Read More

Policia e Fierit dhe forcat speciale RENEA vijojnë operacionin për kapjen e 35-vjeçarit Refit Buzi, i dyshuar për vrasjen e ish-vjehrrit dhe plagosjen e ish-vjehrrës së tij në fshatin Vidhisht, në Roskovec. Sipas informacioneve paraprake, ai është izoluar brenda automjetit të tij në kodrat e zonës së Kurjanit, ku po refuzon të dorëzohet dhe ka kërcënuar se do të vetëvritet nëse forcat e RENEA-s nuk largohen. Më herët gjatë ditës, 35-vjeçari dyshohet se ekzekutoi me armë gjahu ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng për disa orë ish-partneren e tij. E reja është liruar më pas dhe, sipas të dhënave paraprake,…

Read More

Një ngjarje e rëndë me një viktimë dhe një të plagosur ka tronditur mëngjesin e kësaj të premteje fshatin Vidhisht, në Roskovec. Sipas të dhënave paraprake, një 35-vjeçar dyshohet se ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, 58 vjeç, ndërsa ka plagosur ish-vjehrrën, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i krimit me automjet, duke marrë me vete ish-bashkëshorten, ndërsa dyshohet se e ka marrë peng. Ai është larguar edhe me armën e gjahut që dyshohet se u përdor në krim. Ndërkohë, vëllai i viktimës ka rrëfyer se…

Read More

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Peqin–Elbasan, në fshatin Përparim të bashkisë së Peqinit. Sipas informacioneve paraprake, një i moshuar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet, teksa po kalonte rrugën. Pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Identiteti i viktimës dhe detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas veprimeve të para hetimore.

Read More

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi se Franca ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian për ta ndihmuar në përballimin e një zjarri të madh pranë bregdetit Atlantik të vendit. “Situata mbetet jashtëzakonisht e tensionuar me zjarret që godasin vendin tonë, veçanërisht në Gironde”, shkroi Macron në X. “Franca ka kërkuar aktivizimin e mekanizmit të mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian. Së shpejti do të jemi në gjendje të mbështetemi në përforcime nga dy avionë kroatë Canadair, dy aeroplanë portugezë Air Tractor, si dhe dy helikopterë të rëndë Black Hawk nga Republika Çeke dhe Sllovakia”, shtoi ai. Më shumë se 10,000 njerëz u evakuuan gjatë…

Read More

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me çështjen e emërimit të Ols Dados si prokuror.Në vendimin e saj, gjykata vlerëson se Veliaj nuk ka interes të drejtpërdrejtë ligjor në këtë çështje, por vetëm një interes të tërthortë. Për këtë arsye, kërkesa e tij nuk është pranuar për shqyrtim.Po ashtu, Gjykata Administrative ka refuzuar edhe kërkesat për t’u pranuar si palë në proces të ish-prokurorit Tom Deda, si dhe të Asociacionit për Media dhe Drejtësi. –Këtë të premte, në Gjykatën Administrative u zhvillua seanca gjyqësore për padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, prej kohësh i është futur edhe tregut të transferimit të lojtarëve dhe së fundmi ka marrë pjesë në një nga operacionet më të bujshme të merkatos evropiane. Në profilin e tij në Instagram, Rama ka publikuar foto në klubin e Barcelonës gjatë prezantimit të sotëm të sulmuesit me pasaportë gjermane nga klubi i Borussia Dortmund. Ai shihet krah presidentit Laporta dhe pjesës tjetër të ekuipazhit menaxherial që ka bërë të mundshëm transferimin e sulmuesit në “Camp Nou”, mes tyre edhe superagjenti Jorge Mendes. “Shumë krenar të punoja për të sjellë Karim Adeyemin te…

Read More

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar mbrëmjen e së enjtes, 23 korrik, lidhur me masat dhe kujdesin që duhet ndërmarrë nga kushtet atmosferike të paqëndrueshme. Kështu, në njoftim thuhet se duhen shmangur lundrimi dhe peshkimi i mjeteve të vogla përgjatë vijës bregdetare Dhërmi-Himarë-Sarandë. Gjithashru, blutë kanë kërkuar që qytetarët të tregojnë kujdes, përfshirë dhe shoferët, e të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të shmangur çdo rrezik të mundshëm. Ndërkohë, këmbësorët këshillohen të tregojnë vëmendje të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në rast reshjesh apo lagështie në rrugë. Njoftimi: Në bazë të parashikimeve për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike…

Read More