Author: tirana

Sot në orën 09:00 do jetë përballja e radhës në Gjykatën Administrative për padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili kërkon anulimin e dekretit që e bëri Ols Dadon prokuror. Shkak i shtyrjes së seancës më 3 korrik ishte mungesa e avokatit Plarent Ndreca. Veliaj i cili ishte i pranishëm në seancë kërkoi leximin e një deklaratë, por gjyqtari nuk ia lejoi.

Read More

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka deklaruar se kompanitë e inteligjencës artificiale duhet të mbulojnë koston e ndërtimit të infrastrukturës energjetike të nevojshme për qendrat e reja të të dhënave. Ai u bëri thirrje komuniteteve lokale t’i mbështesin këto projekte, duke i cilësuar si thelbësore për ruajtjen e lidershipit teknologjik të SHBA. Duke folur në selinë e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) në Washington, Trump tha se më shumë se 220 kompani të shërbimeve publike, kompani teknologjike dhe qeveri shtetërore kanë nënshkruar një zotim për mbrojtjen e konsumatorëve që nga prezantimi i tij në fillim të këtij viti, ndërsa…

Read More

Kryeministri Edi Rama këtë të premte pritet të mbledhë në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar. Ashtu edhe siç e njftoi mbrëmjen e djeshme me anë të një postimi në rrjetet socialee, mbledhja mësohet se do të nisë në orën 09:30. Mësohet se fjalën do ta marrë fillimisht kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili do të paraqesë një bilanc mbi drejtimin e Kuvendit dhe futjen e teknologjisë në funksionimin e institucionit. Më pas, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, do të bëjë një bilanc të punës së grupit gjatë këtij sesioni parlamentar,…

Read More

Mëngjesin e kësaj të premteje, në fshatin Vidhisht të Roskovecit, një 35-vjeçar ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, 58 vjeç. Sipas policisë, i riu ka plagosur edhe ish-vjehrrën, rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Policia thotë se autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, duke marrë me vete edhe armën e gjahut. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. Roskovec/Informacion paraprak Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka…

Read More

Dashi – Kjo e premte ju nxit të jeni më të vendosur në zgjedhjet që lidhen me punën dhe financat. Mund të merrni një lajm pozitiv ose të gjeni zgjidhje për një çështje që ju ka shqetësuar prej disa ditësh. Në dashuri, komunikimi i sinqertë do të shmangë keqkuptimet. Kujdes me shpenzimet impulsive. Demi – Do të ndiheni më të qetë dhe më të sigurt në vendimet tuaja. Një takim apo bisedë e rëndësishme mund të hapë perspektiva të reja profesionale. Në jetën sentimentale, partneri do të kërkojë më shumë vëmendje, ndërsa beqarët mund të njihen me një person interesant. Binjakët – Dita favorizon kontaktet, udhëtimet…

Read More

Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, duke sjellë rrebeshe shiu, ku më të dendura shirat do të jenë në zonat Jugore dhe Qendrore. Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të sjellë largim gradual të vranësirave dhe shirave nga Ultësira Perëndimore, duke i zhvendosur ato drejt zonave të Juglindjes. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes parashikohet largim i vranësirave dhe shirave nga i gjithë territori i vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar, duke luhatur vlerat ditore nga 10°C, temperatura më e ulët e shënuar në Bajram Curri,…

Read More

Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e Karim Adeyemit, i cili largohet nga Borussia Dortmund për t’iu bashkuar skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick. Sulmuesi 24-vjeçar ka firmosur një kontratë deri në vitin 2031, ndërsa klubi katalanas do t’i paguajë Borussia Dortmundit 22 milionë euro si shumë fikse. Marrëveshja përfshin edhe deri në 7 milionë euro bonuse të lidhura me paraqitjet dhe objektivat sportive, ndërsa klubi gjerman ka ruajtur edhe një përqindje nga një transferim i mundshëm në të ardhmen. Adeyemi rikthehet kështu nën drejtimin e Hansi Flick, trajnerit që i dha debutimin me kombëtaren gjermane në vitin 2021. Tekniku e vlerëson…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar procedurën e ndjekur për raportin e Komisionit të Reformës Territoriale, duke deklaruar se dokumenti i paraqitur nga mazhoranca nuk është shqyrtuar më parë në komision dhe, sipas tij, është depozituar në kundërshtim me ligjin. Në një deklaratë për mediat para Kuvendit, Berisha tha se puna e komisionit po ndiqte një axhendë të dakordësuar për konsultime me qytetarët, e cila, sipas tij, u ndërpre në mënyrë të njëanshme. Kreu i demokratëve bëri të ditur se Partia Demokratike ka përgatitur një raport me mbi 400 faqe për reformën territoriale, i cili ishte planifikuar të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, në një kohë kur seanca plenare po zhvillohet mes tensioneve dhe ndërprerjeve të njëpasnjëshme. Automjeti i kreut të qeverisë, i shoqëruar nga dy mjete të tjera, është futur në oborrin e Kuvendit, ndërsa në sallën e seancave vijojnë përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës. Punimet parlamentare janë bllokuar pasi deputetët e Partisë Demokratike kanë zënë foltoren, duke pamundësuar vijimin normal të seancës. Situata mbetet e tensionuar si brenda Kuvendit, ashtu edhe jashtë tij, ku vijon protesta e organizuar para godinës.

Read More

Komisioni Evropian ka vendosur një gjobë prej 890 milionë eurosh ndaj Google, pasi konstatoi se kompania ka shkelur rregullat e konkurrencës të përcaktuara në Aktin e Tregjeve Dixhitale (DMA), si përmes motorit të kërkimit ashtu edhe përmes dyqanit të aplikacioneve. Sipas vendimit të Komisionit, Google favorizoi shërbimet e veta, si ato për blerje, hotele dhe udhëtime, duke u dhënë përparësi ndaj platformave konkurruese në rezultatet e kërkimit. Për këtë shkelje, kompania u gjobit me 460 milionë euro. Një tjetër gjobë prej 430 milionë eurosh u vendos për kufizimin e zhvilluesve të aplikacioneve, të cilët nuk lejoheshin t’i drejtonin përdoruesit drejt…

Read More

Gjykata e Tiranës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares Dorina Sejdini, e cila ishte dërguar në burg së bashku me foshnjën e saj. Vendimi u mor nga gjykata pas shqyrtimit të çështjes, duke i dhënë fund qëndrimit të saj në paraburgim. Dorina Sejdini ishte bërë objekt i reagimeve publike pasi u transferua në institucionin e vuajtjes së dënimit së bashku me foshnjën.

Read More

Sapo kryeparlamentari Niko Peleshi deklaroi fundin e fjalës për procedurë dhe nisjen e prezantimit të raporteve përkatëse të PS e PD për reformën territoriale, opozita bllokoi foltoren. Peleshi u la kohë bashkëkryetarëve Arbjan Mazniku e Luçiano Boçi të vijojnë prezantimin, por deputetët kundërshtuan duke mos lejuar palën e PS të vijojë raportimin. Boçi, shkoi drejt foltores dhe nuk lëvizi më duke mos lejuar raportimin e Maznikut. Me pengimin e vijimit të seancës, kryetari i Kuvendit njoftoi 5 minuta pushim deri në lirimin e foltores, për herë të tretë sot. Kjo shënoi herën e dytë që seanca ndërpritet për të mos vijuar me raportet…

Read More