Sapo kryeparlamentari Niko Peleshi deklaroi fundin e fjalës për procedurë dhe nisjen e prezantimit të raporteve përkatëse të PS e PD për reformën territoriale, opozita bllokoi foltoren.
Peleshi u la kohë bashkëkryetarëve Arbjan Mazniku e Luçiano Boçi të vijojnë prezantimin, por deputetët kundërshtuan duke mos lejuar palën e PS të vijojë raportimin. Boçi, shkoi drejt foltores dhe nuk lëvizi më duke mos lejuar raportimin e Maznikut.
Me pengimin e vijimit të seancës, kryetari i Kuvendit njoftoi 5 minuta pushim deri në lirimin e foltores, për herë të tretë sot. Kjo shënoi herën e dytë që seanca ndërpritet për të mos vijuar me raportet për ‘Territorialen.’
