Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Zyrtare, Barcelona prezanton Karim Adeyemin! Sulmuesi gjerman firmos deri në vitin 2031

15:16 / July 23, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3200x2000 ADEYEMI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e Karim Adeyemit, i cili largohet nga Borussia Dortmund për t’iu bashkuar skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick.

Sulmuesi 24-vjeçar ka firmosur një kontratë deri në vitin 2031, ndërsa klubi katalanas do t’i paguajë Borussia Dortmundit 22 milionë euro si shumë fikse. Marrëveshja përfshin edhe deri në 7 milionë euro bonuse të lidhura me paraqitjet dhe objektivat sportive, ndërsa klubi gjerman ka ruajtur edhe një përqindje nga një transferim i mundshëm në të ardhmen.

Adeyemi rikthehet kështu nën drejtimin e Hansi Flick, trajnerit që i dha debutimin me kombëtaren gjermane në vitin 2021. Tekniku e vlerëson 24-vjeçarin për shpejtësinë, aftësinë në duelet një kundër një dhe fleksibilitetin në repartin ofensiv.

I formuar në akademinë e Red Bull Salzburgut, Adeyemi iu bashkua Borussia Dortmundit në vitin 2022, ku zhvilloi 146 ndeshje dhe realizoi 36 gola. Megjithatë, periudha e tij në Gjermani u ndikua edhe nga dëmtimet, ndërsa tashmë synon të rikthehet në formën më të mirë me fanellën blaugrana.

Me këtë afrim, Barcelona shton një tjetër alternativë në sulm, duke forcuar krahët e ofensivës me një futbollist të njohur për shpejtësinë dhe depërtimet në hapësira.

barcelona karim adeyemi sulmuesi gjerman
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.