Seanca plenare e Kuvendit ka nisur me një minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Akademiku Emin Riza ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një kontribut të çmuar në fushën e arkitekturës, restaurimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore shqiptare. Deputetët nderuan kujtimin e tij në fillim të punimeve të seancës.
Author: tirana
Media spanjolle “Skyscanner” e ka renditur Shqipërinë mes 20 destinacioneve më të lira në botë për pushime, duke e cilësuar si një prej zgjedhjeve më të mira për turistët që kërkojnë të kombinojnë çmimet e përballueshme, peizazhet mbresëlënëse dhe përvojat autentike. Në artikullin kushtuar destinacioneve më ekonomike në botë, “Skyscanner” fton turistët, të zbulojnë vende që ia vlen të vizitohen sa më parë, duke theksuar se udhëtimi me një buxhet të kufizuar nuk nënkupton përvoja më pak cilësore. Sipas medias spanjolle, disa prej destinacioneve më tërheqëse të planetit vazhdojnë të jenë edhe ndër më të përballueshmet, pavarësisht rritjes së vazhdueshme…
Deputeti Agron Shehaj i përjashtuar ka tentuar të fute në Kuvend por nuk është lejuar nga Garda. Shehaj pretendon se e ka ezauruar përjashtimin prej 30 ditësh kalendarike, por Garda pretendon se nuk është shlyer detyrimi i ndëshkimit. Garada kërkoi ndihmë nga administrata e Kuvendit për të sqaruar nëse qëndron në fuqi masa e përjashtimit
Sali Berisha dhe deputetët e PD janë futur në Kuvend nga pjesa e pasme e institucionit, ndërsa në hyrje vijon protesta e tensionuar dhe përplasjet e tubuesve me policinë. Berisha tha para gazetarëve se sot duhet të shkrihet parlamenti. Ndërkohë i pyetur nga gazetarja e Top Channel Elda Menga nëse vetë Berisha është i gatshëm të djegë mandatin e tij të deputetit, Berisha nuk dha përgjigje.
Situatë kaotike te bulevardi “Zhan d’Ark” ku protestuesit përpiqen të ndalojnë makinat. Ata kanë nxjerrë në rrugë edhe koshat e mbeturinave duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Në një nga koshat është shkruar edhe “Rama burg, Berisha burg.”
Protesta para Kuvendit është shoqëruar me incidente, ku një efektiv policie ka mbetur i plagosur pasi është goditur me gur, gjatë përplasjeve me demonstruesit. Sipas informacioneve paraprake, në përpjekje për të shtyrë kordonin e policisë, një pjesë e protestuesve kanë hedhur vezë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve. Si pasojë, një polic ka pësuar dëmtime në kokë dhe është gjakosur. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se brenda turmës ndodhet një grup protestuesish të pajisur me çanta, ku dyshohet se mbajnë sende të forta që përdoren gjatë përplasjeve me forcat e rendit. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa policia…
Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara ka miratuar një projektligj të madh për mbrojtjen me vlerë prej 1.15 trilionë dollarësh, pavarësisht kundërshtimit të fuqishëm nga demokratët. Debati rreth këtij ligji u ndikua ndjeshëm nga tensionet dhe konflikti ushtarak mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, i cili ka qenë një nga çështjet kryesore të politikës së jashtme amerikane. Ata kanë argumentuar se veprime të tilla ushtarake kërkojnë mbikëqyrje dhe miratim nga përfaqësuesit e zgjedhur. Përveç kësaj, shumë demokratë kanë kundërshtuar disa pjesë të projektligjit që parashikojnë forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të mbrojtjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Projektligji përfshin…
Mijëra turistë u evakuan si masë paraprake pranë Bordosë, në bregdetin atlantik të Francës për shkak të një zjarri, thanë autoritetet lokale të mërkurën në mbrëmje. ”Zjarri, i cili shpërtheu në fshatin Saumos në mëngjes, ishte përhapur në 800 hektarë”, tha prefektura e Bordosë. Rreth 500 zjarrfikës, katër avionë zjarrfikës dhe 150 automjete emergjence u vendosën në mes të kushteve jashtëzakonisht të pafavorshme të motit. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar. Prefekti i departamentit të Gironde urdhëroi evakuime të gjera dje pasdite. Rreth 700 banorëve iu tha të largoheshin nga dy lagje të Le Porge, ndërsa kampingu…
Protesta para Kuvendit është përshkallëzuar, pasi një grup protestuesish kanë bllokuar qarkullimin në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit. Disa prej tyre janë ulur në mes të rrugës, duke penguar lëvizjen e automjeteve, ndërsa efektivët e Policisë kanë ndërhyrë për t’i larguar dhe për të rikthyer qarkullimin. Situata mbetet e tensionuar në zonë, ndërsa forcat e rendit vijojnë të monitorojnë zhvillimet.
Situata është tensionuar gjatë protestës para Kuvendit, ku protestuesit kanë qëlluar me vezë dhe domate në drejtim të efektivëve të Policisë së Shtetit. Sipas informacioneve paraprake, dy efektivë policie dyshohet se kanë mbetur të lënduar gjatë incidentit dhe janë shoqëruar me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore. Në vendngjarje vijojnë të jenë të pranishme forca të shumta policie, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me gjendjen e efektivëve apo rrethanat e plota të incidentit.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, para godinës së Kuvendit po zhvillohet protesta e radhës, ndërsa deputetët pritet të mblidhen në orën 10:00 për seancën plenare. Në zonë janë marrë masa të shtuara sigurie nga Policia e Shtetit, e cila ka blinduar perimetrin përreth Parlamentit. Për këtë qëllim, është vendosur gardh metalik që nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit, ndërsa janë kufizuar lëvizjet në afërsi të godinës së Kuvendit.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, protestuesit janë mbledhur pranë godinës së Kuvendit, ku pritet të zhvillojnë tubimin e radhës. Në zonë janë marrë masa të shtuara sigurie nga Policia e Shtetit, e cila ka blinduar perimetrin përreth Parlamentit, ndërsa protestuesit dëgjohen duke brohoritur: “Nuk na përfaqësoni!”. Për të garantuar sigurinë, policia ka vendosur gardh metalik që nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit, duke mos lejuar kalimin e automjeteve dhe qytetarëve në këtë segment. Krahasuar me protestat e mëparshme, këtë herë është zgjeruar edhe perimetri i sigurisë përreth godinës së Kuvendit.