Author: tirana

Nafta në bursa nuk ndal rritjen. Të mërkurën çmimet e naftës u shtrenjtuan me 4% duke arritur në mbi 94 dollarë për fuçi, të nxitura jo vetëm nga përshkallëzimi i sulmeve por dhe komentet e sekretarit të Shteteve të Bashkuara Marco Rubio. Ky i fundit akuzoi Iranin se nuk po respekton marrëveshjen për Ngushticën e Hormuzit, ndërsa përsëriti se Uashingtoni mbetet i përkushtuar ndaj diplomacisë. “Nëse krijojmë një precedent në Lindjen e Mesme, ku një shtet mund të vendosë se do të kontrollojë një rrugë ujore ndërkombëtare, të vendosë një taksë dhe nëse nuk i paguani, t’i hedhë në erë…

Read More

Universal Pictures ka njoftuar se filmi biografik kushtuar reperit legjendar Snoop Dogg do të dalë në kinematë botërore më 6 gusht 2027. Sipas studios, filmi do të rrëfejë historinë e artistit, sipërmarrësit dhe një prej figurave më ikonike të gangsta rap, duke ndjekur rrugëtimin e tij drejt suksesit. Aktori Jonathan Daviss do të interpretojë Snoop Dogg në faza të ndryshme të jetës dhe karrierës së tij, ndërsa një pjesë e rëndësishme e ngjarjeve do të fokusohet te ngritja e tij në skenën muzikore gjatë viteve 1990. Regjinë e filmit e mban Craig Brewer, i cili ka punuar edhe mbi skenarin,…

Read More

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dërguar një mesazh urimi presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan, pas suksesit të Spanjës, që u shpall kampione e Kupës së Botës 2026. Në mesazhin e tij, Presidenti Duka vlerësoi paraqitjen e jashtëzakonshme të përfaqësueses spanjolle gjatë gjithë turneut, duke theksuar se ky triumf ishte plotësisht i merituar dhe një dëshmi e cilësisë, punës dhe vizionit të futbollit spanjoll. “Urime për fitimin e Kupës së Botës FIFA 2026! Ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm dhe një triumf plotësisht i merituar. Spanja tregoi futbollin më të mirë gjatë gjithë turneut…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar protestën që vijon prej disa javësh në Tiranë, duke u bërë thirrje demokratëve në të gjithë vendin që t’i bashkohen tubimit dhe ta mbështesin atë. Berisha u shpreh se nuk ndikohet aspak nga thirrjet e protestuesve, si “Berisha në burg” apo “opozitë e shitur”, duke i cilësuar ato si përpjekje për të dëmtuar protestën. “I ftoj demokratet dhe demokratët në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, të mbështesin me të gjitha mundësitë e tyre këtë protestë. Të mbështesin me gjithë fuqinë e tyre, zero ndikim nga slogani i ekstremistëve të majtë apo opozitarëve…

Read More

Pas stuhisë së fortë që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës, moti pritet të përmirësohet përkohësisht gjatë ditës së sotme dhe nesër, por reshjet me shtrëngata do të rikthehen sërish të premten. Paralajmërimi u dha nga specialistja e Institutit të Gjeoshkencave (IGJEUM), Anira Gjoni, e cila bëri të ditur se episodet me stuhi do të vijojnë deri në fund të javës. Sipas saj, fundjava pritet të jetë më e qetë, ndërsa gjatë së enjtes dhe të premtes temperaturat do të pësojnë rënie graduale. “Do jetë prezente deri në fund të javës. Episode si ai i mbrëmjes së djeshme pritet të…

Read More

Janë zbardhur vendimet e Qeverisë që u morën sot, përfshirë ndihmat për familjet e policëve të rënë në krye të detyrës dhe dërgimin e forcave ushtarake në Gaza. Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, deklaroi se familjet e policëve të rënë në detyrë do të përfitojnë paga e pension familjar, dhe jo vetëm. “Janë miratuar dy vendime të rëndësishme. Vendimi i cili përcakton masën dhe procedurat për punonjësit e policisë. Shpërblimi dhe mbështetja që duhet të marrin punonjësit që janë plagosur gjatë ushtrimit të detyrës. Lajm i mirë për vetë faktin se trajton të gjithë elementët e nevojshëm si nga…

Read More

Mungesa e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita, në Komisionin e Reformës Zgjedhore, u pasua me debate mes demokrates Albana Vokshi dhe socialistit Damian Gjiknuri. Vokshi kundërshtoi vijimin e bisedimeve, pas mungesës së Hitës, duke kërkuar shtyrjen e mbledhjes në një moment kur drejtori i i Policisë do të jetë prezent. Por kjo gjë u arsyetua edhe nga Gjiknuri, teksa më pas të dyja palët nisën të debatonin. Vokshi: Unë propozoj që kjo mbledhje të mos zhvillohet me zëvëndësdrejtuesit. Mund ta dinim më përpara, sepse ka një komunikim më përpara. Nuk ka më të rëndësishme se Komisioni i Reformës…

Read More

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka lëshuar një njoftim urgjent për tërheqjen nga tregu të një pije, pasi është identifikuar një rrezik potencial serioz për shëndetin e konsumatorëve. Bëhet fjalë për aperitivin pa alkool “Pizzolato Spritz aperitivo 0.0”, me origjinë nga Italia, për të cilin autoritetet gjermane kanë sinjalizuar praninë e mundshme të copëzave të xhamit në produkt. Shqipëria është përfshirë në procedurën e ndjekjes përmes sistemit evropian të alarmit të shpejtë për ushqimin dhe ushqimin për kafshë (RASFF). Sipas AKU-së, produkti i prekur është: Produkti është eksportuar nga kompania PETER RIEGEL WEINIMPORT GMBH, ndërsa në Shqipëri është importuar nga…

Read More

Një 61-vjeçar është gjetur i pajetë paraditen e kësaj të mërkure në afërsi të Ishujve të Ksamilit. Viktima është identifikuar si Mihal Zoi, peshkatar. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në ujë. Policia ka gjetur edhe mjetin e tij lundrues, i cili ishte fundosur. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në kohën kur zona u përfshi nga stuhia dhe moti i keq. Hetimet po zhvillohen në dy pista: atë të një mbytjeje aksidentale të shkaktuar nga kushtet e rënduara atmosferike, por edhe mundësinë e një vetëvrasjeje. Burime bëjnë me dije…

Read More

OpenAI ka bërë publik një incident të pazakontë të ndodhur gjatë testimeve të brendshme të sigurisë, ku dy modele të avancuara të inteligjencës artificiale arritën të kapërcenin kufizimet e mjedisit të testimit dhe kryen në mënyrë autonome një sulm kibernetik ndaj platformës Hugging Face. Sipas kompanisë, modelet po vlerësoheshin për aftësitë e tyre në sigurinë kibernetike, kur arritën të anashkalonin mekanizmat e izolimit, të fitonin akses në internet dhe më pas të synonin infrastrukturën e Hugging Face, një nga platformat më të mëdha në botë për zhvillimin dhe shpërndarjen e modeleve të inteligjencës artificiale. OpenAI bëri të ditur se modelet…

Read More

Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfikës, ushtarë dhe dhjetëra mjete ajrore vijojnë luftën me flakët, ndërsa vala e re e të nxehtit po e bën situatën edhe më kritike. Për të gjashtën ditë radhazi, autoritetet spanjolle vijojnë betejën me një zjarr masiv në provincën e Guadalajarës, rreth 100 kilometra në veri të Madridit, i konsideruar si zjarri më i madh që ka goditur vendin gjatë këtij viti. Më shumë se 600 zjarrfikës, ushtarë dhe 29 avionë e helikopterë janë angazhuar në operacionin e shuarjes, ndërsa…

Read More

Ndërprerja e qarkullimit në Ngushticën e Hormuzit dhe tensionet në Lindjen e Mesme kanë sjellë rritje të çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent ka arritur në 94.7 dollarë për fuçi, niveli më i lartë në gati gjashtë javë. Rritja e fundit ishte rreth 4%, ndërsa çmimi është rreth 22 dollarë më i lartë se para nisjes së konfliktit. Tregjet po reagojnë ndaj pasigurisë për furnizimet, pasi Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë, po përballet me kufizime për shkak të përshkallëzimit të tensioneve dhe sulmeve në…

Read More