Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2026 07 22 at 2 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar protestën që vijon prej disa javësh në Tiranë, duke u bërë thirrje demokratëve në të gjithë vendin që t’i bashkohen tubimit dhe ta mbështesin atë.

Berisha u shpreh se nuk ndikohet aspak nga thirrjet e protestuesve, si “Berisha në burg” apo “opozitë e shitur”, duke i cilësuar ato si përpjekje për të dëmtuar protestën.

“I ftoj demokratet dhe demokratët në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, të mbështesin me të gjitha mundësitë e tyre këtë protestë. Të mbështesin me gjithë fuqinë e tyre, zero ndikim nga slogani i ekstremistëve të majtë apo opozitarëve të opozitës, ‘Berisha në burg’, ‘opozitë e shitur’. Asnjë ndikim, zero.

Asnjë pengesë sepse ata që i thonë këto, ata kërkojnë me çdo kusht të bëjnë punën e Edi Ramës për protestën. Ndaj dhe i përshëndes se i shoh çdo natë demokratët të palodhur, të pamposhtur.

Dhe përshëndes të gjithë protestuesit, por i ftoj edhe më shumë sepse po firmosin fundin e një sundimtari më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës.

Manovrat e tij janë të destinuara të dështojnë. Me asgjë nuk mund të përçajë opozitarizmin shqiptar.

Ndaj miq, do bëni çdo gjë për të mobilizuar të gjithë mbështetësit dhe anëtarësinë tonë për ta mbështetur këtë protestë në mënyrën më të fuqishme. E ka vendosur regjimin në agoni. Nuk duhet në asnjë mënyrë, as në të mijtën e sekondës të harrojmë se çfarë kauze të drejtë mbron kjo protestë. Dhe ne jemi forca politike e kauzave të drejta”, deklaroi Berisha.

Berisha berisha burg demokratet proteste thirrje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Alarmi u dha nga Gjermania, AKU thirrje konsumatorëve të mos konsumojnë këtë pije

13:48 / July 22, 2026

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.