Author: tirana

Qeveria e re britanike, e drejtuar nga kryeministri Andy Burnham, ka prezantuar një paketë të re masash për të lehtësuar barrën e kostos së jetesës për qytetarët. Ndër vendimet kryesore është vendosja e një tavani maksimal prej 2 paundësh për biletat e autobusëve, masë që do të hyjë në fuqi në muajin janar. Sipas qeverisë britanike, iniciativa do të financohet nga një fond shtesë prej 454 milionë funtesh, i siguruar përmes riorganizimit të shpenzimeve të Departamentit për Sigurinë e Energjisë dhe Emetimet Zero. “Që nga dita e parë kam thënë se do të ndërtoj një vend për të gjithë, kudo.…

Read More

Laert Haxhiut i është gjetur sërish një telefon celular në burgun e Drenovës, gjatë një kontrolli të zhvilluar mëngjesin e kësaj të mërkure. Operacioni, u krye rreth orës 06:00 në ambientet e burgut të Drenovës. Gjatë kontrollit në qelinë ku mbahet Laert Haxhiu, i marrë i pandehur nga SPAK, u sekuestrua një telefon celular që dyshohet se i përket atij. Telefoni është dërguar menjëherë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku do t’i nënshtrohet ekspertizës për të verifikuar përmbajtjen dhe përdorimin e tij.

Read More

Njoftimi i Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës: Mbrëmjen e djeshme, disa zona të vendit u përfshinë nga moti i keq, me reshje intensive shiu, të shoqëruara me erë të fuqishme, të cilat shkaktuan disa problematika. Grupet e punës, nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kanë qenë në terren që në momentet e para, duke ndërhyrë për normalizimin e situatës.AKSET RRUGOREEkipet e Autoritetit Rrugor Shqiptar kanë monitoruar vazhdimisht situatën në terren, duke bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo materialeve.Akset kombëtare kanë qenë të kalueshme pa problematika dhe qarkullimi ka vijuar normalisht.ARRSH është në gatishmëri dhe monitoron në mënyrë…

Read More

Nga Ylli Manjani Një sondazh i Data Centrum, i publikuar në Euronews Albania në emisionin “Now”, u jep përgjigjen më të mirë sharësve revolucionarë. Ata që janë pyetur nga sondazhi nuk janë politikanë, analistë apo militantë. Janë pyetur drejtpërdrejt ata që kanë më shumë të drejtë të flasin: turistët, pasi kanë përfunduar pushimet e tyre në Shqipëri. Përgjigjet janë shumë domethënëse. Turistët vlerësojnë më së shumti mikpritjen, çmimet, detin dhe shërbimin që marrin. Pra, vlerësojnë pikërisht natyrën dhe atë që prodhon iniciativa private, si edhe punën e mijëra familjeve shqiptare që jetojnë me turizmin. Ndërsa problemet më të mëdha që…

Read More

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka miratuar marrëveshjen për bashkëpunim bërthamor civil me Arabinë Saudite, një zhvillim që pritet të ngjallë debate dhe shqetësime për sigurinë në Lindjen e Mesme. Sipas raportimeve të The New York Times dhe The Wall Street Journal, marrëveshja është nënshkruar nga Trump dhe pritet të shpallet zyrtarisht gjatë së mërkurës. CNN raporton se Shtëpia e Bardhë ka rënë dakord t’i lejojë Arabisë Saudite pasurimin e uraniumit, pa kërkuar zbatimin e disa masave mbrojtëse ndërkombëtare që synojnë të pengojnë zhvillimin e armëve bërthamore. Burime të njohura me negociatat bëjnë me dije se marrëveshja përfshin kushte…

Read More

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Çermës, ku një furgon mallrash është përplasur me një mjet bujqësor. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit bujqësor, Ajet Kullolli, 50 vjeç, banues në Çermë. Sipas informacioneve të siguruara në vendngjarje, furgoni i mallrave ka goditur nga pas mjetin bujqësor. I plagosuri u transportua fillimisht në Spitalin e Lushnjës, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, 50-vjeçari u dërgua më pas në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.…

Read More

HIMARË- Një elektricist 55-vjeçar, punonjës i OSHEE-së, ka humbur jetën gjatë orëve të para të mëngjesit në Himarë, teksa po punonte për rikthimin e furnizimit me energji elektrike pas ndërprerjeve të shkaktuara nga stuhia. Sipas informacioneve paraprake, elektricisti është nga Elbasani dhe ndodhej në Himarë si pjesë e ekipet të OSHEE-së për sezonin turistik. Elektricisti Bashkim Boci po punonte në shtyllë për të riparuar defektin, ndërsa dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë është rrëzuar nga shtylla duke humbur dhe jetën. Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga hetimet e autoriteteve përkatëse.

Read More

Stuhia e fuqishme që goditi kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkupin, ndikoi negativisht në jetën e përditshme në të gjithë qytetin. Si pasojë e stuhisë së fortë që u shfaq në orët e mbrëmjes në Shkup, shumë pemë dhe semaforë u rrëzuan, ndërsa çatitë e disa ndërtesave u shkëputën, duke shkaktuar dëme materiale. Për shkak të stuhisë, pemët e rrëzuara penguan qarkullimin rrugor, ndërsa në shumë pjesë të qytetit u regjistruan edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, në një deklaratë të bërë në rrjetet sociale pas stuhisë, njoftoi se Qendra e Krizave e Qytetit…

Read More

Stuhia nuk la pa prekur edhe qytetin bregdetar. 5 minuta stuhi dhe u krijuan probleme nga rënia e pemëve që bënë bllokimin e disa rrugëve. Edhe tek bizneset përgjatë shëtitores u krijuan probleme. Në rrugën përballë stadiumit një pishë u rrëzua dhe dëmtoi 3 mjete. Sipas informacioneve nga urgjenca e qytetit mësohet se tre shtetas kanë shkuar në spital të plagosur nga thyerja e xhamave si rrjedhojë e stuhisë. Pas ndihmës të marrë në spital janë larguar në banesat e tyre. Sipas videove të marra në terren vihet re se janë krijuar shumë dëme. Punonjës të shërbimeve të bashkisë janë…

Read More

Dashi Ndikimi i yjeve nuk do jete shume i mire gjate kësaj dite dhe ekuilibri ka rrezik te prishet. Nuk do arrini dot as te ruani qetësinë para disa problemeve qe do iu dalin. Beqaret duhet t’i dëgjojnë me kujdes këshillat e disa miqve sepse ata duan me te mirën për ta. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me vigjilente. Vetëm kështu situata do filloje te përmirësohet. Demi Dite shume pozitive kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Secili do mundohet t’ia plotësojë dëshirat personit qe ka ne krah. Beqaret ka rrezik te tregohen…

Read More

Vendi ynë do të ndikohet këtë të mërkurë nga masa ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit. Sipas parashikimit, reshjet e shiut me intensitet të ulët do të jenë të pranishme në zonat veriore dhe qendrore të vendit. Në disa zona priten edhe shtrëngata të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër. Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të vijnë gradualisht në pakësim, ndërsa reshjet do të kufizohen vetëm përgjatë zonave malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje, me shpejtësi deri në në 15 m/s, duke krijuar në brigjet…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar komandantin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Oleksandr Syrskyi, duke emëruar në këtë detyrë komandantin aktual të Forcave të Bashkuara, Mykhailo Drapatyi. Zelensky bëri të ditur se vendimi është pjesë e një ristrukturimi të udhëheqjes ushtarake të Ukrainës. Sipas presidentit ukrainas, së bashku me Mykhailo Drapatyi, Yevhen Hmara dhe Pavlo Palisa është përcaktuar mënyra se si do të riorganizohet struktura e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Zelensky vlerësoi kontributin e Oleksandr Syrskyi, duke theksuar rolin e tij në mbrojtjen e Kievit, kundërofensivën në rajonin e Kharkivit dhe operacionin ushtarak në rajonin…

Read More