Laert Haxhiut i është gjetur sërish një telefon celular në burgun e Drenovës, gjatë një kontrolli të zhvilluar mëngjesin e kësaj të mërkure.
Operacioni, u krye rreth orës 06:00 në ambientet e burgut të Drenovës.
Gjatë kontrollit në qelinë ku mbahet Laert Haxhiu, i marrë i pandehur nga SPAK, u sekuestrua një telefon celular që dyshohet se i përket atij.
Telefoni është dërguar menjëherë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku do t’i nënshtrohet ekspertizës për të verifikuar përmbajtjen dhe përdorimin e tij.
