Author: tirana

Në përfundim të mandatit të tij trevjeçar si Ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato është nderuar nga kryeministri Edi Rama me Yllin e Madh të Mirënjohjes. Pas ceremonisë, Gonzato ndau në rrjetet sociale një mesazh falënderimi për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke theksuar se vendi ynë po i afrohet gjithnjë e më shumë anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Mesazhin e tij e mbylli me fjalët: “Shihemi në BE.” “Bashkimi Evropian ka qenë gjithmonë për mua shumë më tepër sesa një treg apo një ekonomi e përbashkët. Ai ka të bëjë me njerëzit dhe vlerat që ndajmë: lirinë, barazinë, respektimin e…

Read More

Shqipëria po përgatitet për një etapë të re të angazhimit të saj në NATO, me fokus te rritja e investimeve në mbrojtje, modernizimi i Forcave të Armatosura dhe forcimi i rolit të vendit në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Gjatë një konference për mediat, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, u shpreh se zhvillimet e ardhshme në kuadër të NATO-s dhe organizimi i samitit të ardhshëm të Aleancës në Tiranë përbëjnë një mundësi të rëndësishme për të vlerësuar rolin strategjik të Shqipërisë në rajon dhe më gjerë. Sipas ministrit, vendi po punon për përshtatjen me kërkesat e reja të sigurisë kolektive,…

Read More

Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja gjatë raportimit në Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, është përfshirë në një debat me kryetaren Ina Zhupa për financimi prej 4.3 milionë euro nga qeveria për koncertin e Kanye West. Zhupa e pyet ministrin cila është arsyeja e alokimit të këtyre parave duke u cilësuar si emergjencë për një koncert të parashikuar. Gonxhja u përgjigj se gjithçka është zbatuar sipas aktit normative dhe nëse s’do të ishte realizuar koncerti, atëherë do të duhej të përgjigjej sesi do të ktheheshin paratë e këtij financimi. Gonxhja mbrojti vendimin e qeverisë për dhënien e shumës për sigurimin…

Read More

Nga Mero Baze Fatos Lubonja ka kërkuar që SPAK t’i bindet revolucionit. Në një farë mënyre, të zbatojë një axhendë që e “vendos” revolucioni në bulevard. Deri tani SPAK ka boll probleme me politikën dhe jo gjithçka është në anën e SPAK-ut. Ka probleme me protagonizmin personal të ndonjë prokurori, që kthehet pastaj në problem politik; ka probleme me dilemat që ka ndaj veprave penale reale të Sali Berishës dhe kozmetikës së hetimit të tij, ashtu siç ka probleme edhe me paaftësinë e plotë të disa prokurorëve. Debati rreth tyre është në këto nivele. Kjo kërkesë e revolucionit që SPAK…

Read More

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit po përballet me fluksin më të lartë të udhëtarëve për shkak të sezonit turistik, ndërsa Policia e Shtetit dhe Doganat kanë shtuar masat për të garantuar lëvizje më të shpejtë dhe siguri më të lartë për qytetarët dhe turistët. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dhe drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilluan një inspektim në aeroport për të parë nga afër zbatimin e masave të marra nga Policia Kufitare dhe administrata doganore. Gjatë inspektimit u vlerësua puna e strukturave përgjegjëse, të cilat po përballojnë një fluks prej rreth 50 mijë deri…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti këtë të hënë letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Meksikës, rezident në Romë, Genaro Fausto Lozano Valencia. Gjatë takimit, kreu i shtetit vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Meksikës, duke shprehur bindjen se mandati i ambasadorit të ri do t’i japë një shtysë të re forcimit të dialogut politik mes dy vendeve. Begaj theksoi gjithashtu rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në ekonomi, tregti, kulturë dhe turizëm, me synimin për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe.

Read More

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se vendi ndodhet në një “luftë në shkallë të plotë”, duke theksuar se përballja nuk kufizohet vetëm në aspektin ushtarak, por përfshin edhe ekonominë dhe stabilitetin social. Gjatë një mbledhjeje të Këshillit Suprem Gjyqësor, Pezeshkian u shpreh se Republika Islamike po përballet me një konflikt shumëdimensional. “Realiteti është se sot Republika Islamike e Iranit është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë”, deklaroi ai, sipas agjencisë shtetërore IRNA. Sipas presidentit iranian, kundërshtarët kanë kuptuar se nuk mund ta detyrojnë popullin iranian të dorëzohet vetëm përmes sulmeve ushtarake, ndaj po ushtrojnë presion…

Read More

Një turiste rreth 30 vjeçe nga Finlanda u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore gjatë një zhytjeje të zhvilluar paraditen e sotme. Sipas informacioneve paraprake, viktima ka hasur probleme me furnizimin me oksigjen gjatë kohës që ndodhej nën ujë, çka ka bërë që të nxirrej menjëherë në sipërfaqe. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe autoambulanca, ndërsa turistja është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk ka mundur të mbijetojë dhe është konstatuar pa shenja jete. Identiteti i viktimës nuk është bërë ende…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish protestën, e cila ka hyrë në ditën e 52-të, duke mbrojtur “Paketën e Maleve” dhe duke e cilësuar atë një projekt kyç për zhvillimin ekonomik të zonave malore. Në një bashkëbisedim në rrjetet sociale, Rama tha se paketa u jep mundësi qytetarëve të shfrytëzojnë pronat e tyre dhe t’i kthejnë në burim mirëqenieje. “Ajo që unë di të them është që “Paketa e maleve” është gjëja që i ka munguar njerëzve që kanë të drejtë të gëzojnë pronën e tyre dhe ta kthejnë atë në një burim mirëqenie. Kjo është “Paketa e maleve” dhe…

Read More

Një 66-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti që u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen nr. 10 të Korçës. Sipas informacioneve paraprake të Policisë, viktima ndodhej në sediljen e parë të pasagjerit, ndërsa dyshohet se mund të jetë vetëdjegur brenda mjetit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes. “Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se brenda automjetit, në sediljen…

Read More

Kryeqyteti i Shqipërisë renditet ndër destinacionet urbane më ekonomike në Europë. Por çfarë u ofron Tirana vizitorëve? Këtë pyetje shtron media britanike “Daily Mail” në një artikull kushtuar kryeqytetit shqiptar dhe qytetit bregdetar të Durrësit. Kur një arkeolog në portin shqiptar të Durrësit vuri re se një pemë fiku ishte rrëzuar në një gropë pranë mureve të qytetit, fillimisht nuk e kuptoi rëndësinë e zbulimit që kishte bërë. Gjatë gërmimeve të mëtejshme u zbuluan disa gurë të lashtë, të cilët rezultuan të ishin pjesë e një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë romake në Shqipëri: një amfiteatër madhështor me…

Read More

Një 57-vjeçar është arrestuar në Tepelenë pasi kishte kultivuar bimë narkotike mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës. Policia arrestoi në flagrancë 57-vjeçarin me iniciale I.M dhe asgjësoi 175 bimëve të dyshuara Cannabis Sativa, të mbjella në vazo mes kanioneve të zonës. Tepelenë/Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Rrjedha”. Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në mes të kanioneve në fshatin Progonat, arrestohet në vendngjarje, 57-vjeçari. Asgjësohen 175 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të një hetimi me metoda proaktive, të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në koordinim me Prokurorinë, për të dokumentuar me prova…

Read More