Author: tirana

Gjatë një vizite në Qendrën Sociale “Jonathan”, Kryeministri Edi Rama prezantoi masat e reja të qeverisë në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara dhe familjarëve të tyre. Kjo paketë përfshin dyfishimin e ndihmës ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me nevoja të veçanta, nga e cila do të përfitojnë drejtpërdrejt 11 mijë fëmijë dhe të rinj. “Është një punë e përditshme, një përkushtim i përditshëm me të gjitha vështirësitë pa diskutim, por edhe me shumë dashuri dhe shpresë. Zgjodhëm këtë vend për të folur këtë vend për të folur pak më gjerë sa i takon këtyre qendrave dhe ndërmarrjeve…

Read More

Lionel Messi ka reaguar për herë të parë pas humbjes së Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës. Kapiteni argjentinas, pavarësisht një turneu ku vazhdoi të tregojë klasin dhe ndikimin e tij në futbollin botëror edhe në moshën 39-vjeçare, nuk arriti të ndryshonte fatin e finales, ku Spanja u shfaq më e fortë dhe fitoi trofeun. Ylli argjentinas zgjodhi rrjetet sociale për të ndarë emocionet e tij me tifozët. Messi pranoi se humbja e një finaleje botërore është një dhimbje e madhe, por theksoi se rrugëtimi i skuadrës dhe përpjekjet e gjithë grupit mbeten një arritje e…

Read More

Analisti i njohur Frrok Çupi, analizoi qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, i cili përmes një video-mesazhi tha se ishte i gatshëm të dëgjonte me kujdes shqetësimet reale të atyre protestuesve, të cilët kanë dalë në shesh për mbrojtjen e mjedisit. Ai theksoi se kryeministri përçoi mesazhin se qytetarët nuk i shikon si “të huaj”, por është i hapur të dëgjojë shqetësimet mbi çështjet reale. I ftuar në “News Line”, Çupi pohoi se Rama po u tregon qytetarëve se në çfarë pozicioni ndodhet Shqipëria, sidomos kur vjen puna te objektivi për integrimin në Bashkimin Europian. “Dorëzohet para atyre që protestojnë në kuptimin e…

Read More

Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë këtë të hënë ka arritur kulmin e saj. Termometri mesditën e sotme në Tiranë ka arritur 45 gradë në diell, duke shënuar ditën më të nxehtë të vitit. Vlerat më të larta janë regjistruar në Berat, me 47 gradë në diell dhe 42 gradë në hije. Sipas meteorologë, dita e martë do të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave, por për shkak të lagështirës ato nuk do të ndihen. Nga e premtja ditët më të freskëta do të jenë më të theksuara, duke u shoqëruar edhe me rrebeshe shiu. Megjithatë,…

Read More

Një zjarr është regjistruar mesditën e kësaj të diele në zonën e Ujit të Ftohtë, mbi tunelin e Vlorës. Flakët përfshinë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët, ndërsa, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, u përhapën me shpejtësi duke patur rrezik edhe per banesat. Në vendngjarje mbërritën forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat ndërhynë menjëherë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe mbrojtjen e banesave. Operacioni për shuarjen e plotë të flakëve vijon, ndërsa autoritetet po punojnë për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm.

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti këtë të hënë në Presidencë përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës (Religions for Peace Europe), të cilët ndodhen në Tiranë në kuadër të Forumit Evropian “Shared Sacred Flourishing”. Gjatë takimit, kreu i shtetit e cilësoi forumin një platformë të rëndësishme për forcimin e dialogut ndërfetar dhe promovimin e paqes, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit mes komuniteteve fetare në Evropë. “Shqipëria përbën një model të harmonisë, bashkëjetesës ndërfetare si dhe mikpritjes. Këto vlera janë pjesë e identitetit tonë dhe uroj që, gjatë qëndrimit tuaj, t’i prekni nga afër”, u shpreh Begaj. Presidenti u ndal edhe te periudha…

Read More

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të premten Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar. Mbledhja do të mbahet në Pallatin e Brigadave në orën 09:30. “Të nderuar kolegë, Ju informoj se të premten, më datë 24.07.2026, në orën 09:30, do të zhvillohet Mbledhja e Zgjeruar e Grupit në Pallatin e Brigadave. Agjenda e mbledhjes do t’ju dërgohet së shpejti”, shkruhet në mesazhin dërguar deputetëve

Read More

Reforma administrativo-territoriale u bë objekt përplasjeje në seancën plenare të Kuvendit, ku kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi mazhorancën se synon të shkurtojë edhe 20 bashki të tjera. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha deklaroi se projekti i diskutuar nga mazhoranca parashikon reduktimin e njësive vendore në të gjithë vendin. Pretendimeve të tij iu përgjigj kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili e akuzoi Berishën për dezinformim dhe tha se procesi për reformën nuk ka përfunduar. “Kemi vlerësuar punën, nuk pati kërkesë të dakordësuar për zgjatje afatesh dhe personi që sapo gënjeu duhet ta dijë që…

Read More

Keir Starmer ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, duke i hapur rrugën marrjes së detyrës nga pasardhësi i tij, Andy Burnham. Pak para largimit nga Downing Street, Starmer mbajti fjalimin e tij të fundit si kryeministër, të cilin e mbylli me fjalët: “Puna ime ka mbaruar.” Sipas një njoftimi të Pallatit Buckingham, Starmer zhvilloi një takim me Mbretin, ku paraqiti dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe si Lord i Parë i Thesarit. Dorëheqja e tij u pranua zyrtarisht nga monarku. “Deputeti Sir Keir Starmer pati një audiencë me Mbretin këtë mëngjes dhe paraqiti dorëheqjen…

Read More

Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të hënë progresin e Shqipërisë në performancën mjedisore, ndërsa komentoi edhe protestat që prej më shumë se 40 ditësh po zhvillohen në rrugët e Tiranës. Duke iu referuar të dhënave të publikuara nga Environmental Performance Index 2026, Rama tha se Shqipëria renditet e para në Ballkanin Perëndimor dhe e 46-ta mes 177 vendeve të botës, duke shënuar progresin më të madh në rajon gjatë dhjetë viteve të fundit. Kryeministri e cilësoi këtë rezultat si një tregues të përmirësimit të vendit, ndërsa u ndal edhe te protestat në kryeqytet, të cilat, sipas tij, përbëjnë një fitore…

Read More

Pak para nisjes së seancës plenare të parashikuar për në orën 12:00, dhjetëra protestues janë mbledhur para Kuvendit, duke vijuar protestën e paralajmëruar disa ditë më parë. Protestuesit janë pozicionuar në pjesën e pasme të godinës së Kuvendit, ndërsa kanë brohoritur “Parlament i krimit”, në momentin kur deputetët dhe ministrat socialistë kanë nisur të mbërrijnë në institucion. Në duart e disa protestuesve janë parë vezë, mbi të cilat kanë shkruar emrat e deputetëve, si edhe kollare, që synojnë t’ua dorëzojnë përfaqësuesve të mazhorancës. Sipas organizatorëve, këtë herë protesta do të zhvillohet me një qasje ndryshe. Ata janë shprehur se nuk…

Read More

Çmimet e naftës janë rritur me rreth 3%, ndërsa tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të përshkallëzohen pas më shumë se një jave shkëmbimesh sulmesh. Nafta e papërpunuar Brent, standardi ndërkombëtar i referencës, u rrit me 3% duke arritur në rreth 90.78 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar amerikane u ngjit me afro 3%, në 84.85 dollarë për fuçi. Një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në rritjen e çmimeve është ulja e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit, rrugë strategjike përmes së cilës kalon rreth 20% e furnizimit global me naftë. Të mërkurën, Shtetet e Bashkuara…

Read More