Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reforma administrativo-territoriale u bë objekt përplasjeje në seancën plenare të Kuvendit, ku kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi mazhorancën se synon të shkurtojë edhe 20 bashki të tjera.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha deklaroi se projekti i diskutuar nga mazhoranca parashikon reduktimin e njësive vendore në të gjithë vendin.

Pretendimeve të tij iu përgjigj kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili e akuzoi Berishën për dezinformim dhe tha se procesi për reformën nuk ka përfunduar.

“Kemi vlerësuar punën, nuk pati kërkesë të dakordësuar për zgjatje afatesh dhe personi që sapo gënjeu duhet ta dijë që në komisionin tjetër të zgjedhores Bylykbashi dhe Gjiknuri sollën kërkesën, ndërsa ky komision nuk solli kërkesë. Procesi fillon me raportin, më pas përfshihet Komisioni i Çështjeve Ligjore dhe pasi të kenë kaluar 60 ditë, në shtator do të kemi kohë ta diskutojmë. Qetësohuni dhe vazhdoni pushimet, flasim prapë në shtator”, u shpreh Balla.

Nga ana e tij, Berisha këmbënguli se opozita kishte kërkuar zgjatjen e afatit të komisionit dhe marrjen e ekspertizës së Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

“E vërteta është krejt tjetër. Boçi ka bërë përpjekjet më maksimale, direkt me Maznikun apo pengun, por edhe me përfaqësues të tjerë që janë angazhuar të mbështesin këtë proces. Pati një ujdi mes tyre për të zgjatur afatin e komisionit, ndërsa kushti për të marrë ekspertizën e Kongresit të Autoriteteve të Këshillit të Europës është i panegociueshëm për ne. Ishte Rama ai që urdhëroi pengun e tij të veprojë në mënyrë të njëanshme. Projekti i diskutuar nga ju shkurton edhe 20 bashki të tjera të shpërndara në të gjithë vendin”, deklaroi Berisha.

balla Berisha kuvend perplasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Klosi, shkurt e qartë studentëve: Rama dorëheqje? Nuk është kërkesë që negociohet!

22:05 / October 22, 2026

“Dhuna s’duhet të jetë kurrë alternativë”/ Protestat në Shqipëri e rajon, Merz nga Samiti i Procesit të Berlinit: Duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE

14:56 / October 22, 2026

Ndryshon ligji për investimet/ Projektligji synon diversifikimin e projekteve dhe më shumë monitorim

14:47 / October 22, 2026

Mesazhe kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve për protestën, Policia: Nuk i kemi dërguar ne

13:12 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.