Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh, policia ‘gardh’ para institucionit, deputetët ‘përplasje’ në seancë

13:26 / July 20, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4478754 sd 1 1200x675 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak para nisjes së seancës plenare të parashikuar për në orën 12:00, dhjetëra protestues janë mbledhur para Kuvendit, duke vijuar protestën e paralajmëruar disa ditë më parë.

Protestuesit janë pozicionuar në pjesën e pasme të godinës së Kuvendit, ndërsa kanë brohoritur “Parlament i krimit”, në momentin kur deputetët dhe ministrat socialistë kanë nisur të mbërrijnë në institucion.

Në duart e disa protestuesve janë parë vezë, mbi të cilat kanë shkruar emrat e deputetëve, si edhe kollare, që synojnë t’ua dorëzojnë përfaqësuesve të mazhorancës.

Sipas organizatorëve, këtë herë protesta do të zhvillohet me një qasje ndryshe. Ata janë shprehur se nuk do t’i godasin deputetët me vezë, por do t’ua dorëzojnë në dorë, duke u lënë atyre zgjedhjen nëse do t’i thyejnë ose jo.

Në kor ata dëgjohen duke brohoritur “Rama jepe dorëheqjen”, ndërsa më pas ka ndërhyrë policia duke i zhvendosur nga oborri i jashtëm i Kuvendit. Po ashtu policia ka marrë masa duke bllokuar zonën përreth për të shmangur incidente.

deputet kuvend protste veze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Regina Palm’/ Gjykata e liroi nga qelia, Luan Muça: Konflikti për pronën në Palasë!

17:31 / September 6, 2026

Zgjerohet programi i kontrollit mjekësor bazë, ulet kufiri i moshës! Nga shtatori check-up falas për të gjithë të rriturit mbi 35 vjeç

17:23 / September 6, 2026

Hunter Biden hap derën për Shtëpinë e Bardhë në 2028: Mund të më duhet të kandidoj për President

16:40 / September 6, 2026

Përfundojnë rregullat e fleksibilitetit për kontrollet e hyrje-daljeve në BE, priten radhë të reja në kufi, linjat ajrore bëjnë paralajmërimin

15:04 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.